e martë, 17 shkurt 2009
Floccari ëndërron dhe insiston të vishet bardhezi
Drejtuesit e “Zonjës së vjetër” janë të interesuar të angazhojnë golashënuesin e Atalantës, Sergio Floccari, për të përforcuar repartin e sulmit për sezonin që vjen. Edhe vetë sulmuesi i italian, Floccari, i cili ka shënuar gjatë këtij sezoni 10 gola me fanellën zikaltër, nuk e fsheh dëshirën për të luajtur sezonin që vjen në një klub të madh si ai i bardhezinjve: “Të luash tek Juventusi është fantastike, – është shprehur sulmuesi zikaltër. - Unë i detyrohem shumë klubit të Atalantës për formimin tim si lojtar, por fakti që Juve interesohet për mua më bën të ndihem krenar. Personalisht do isha i kënaqur nëse sezonin që vjen do vishja fanellën e klubit torinez, pasi ‘Zonjës së vjetër’ nuk mund t’i thuash kurrë jo”.
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment