e premte, 13 shkurt 2009

Juvja interesohet për Felipe Melon

Mediat italiane lajmërojnë se lojtari i radhëve të mesfushës së Fiorentinës, Felipe Melo është cak i synimit të merkatos së Zonjës së Vjetër. Tuttosport thekson se drejtuesit e Bianconerëve kanë dëshirë të re për përforcimin e skuadrës pas përfundimit të sezonit. Ai është Felipe Melo nga klubi Vjollcë. Lojtari 25 vjeçar i radhëve të mesfushës në fillim të afatit kalimtar veror nënshkroi kontratë me Fiorentinën, ndërsa Vjollcët për të paguan 8 milionë euro. Braziliani ka impresionuar me paraqitjet e tij në radhët e Fiorentinës dhe paraqitjet e tij të mira nuk ngelën të pavërejtura. Përzgjedhësi i kombëtares së Brazilit, Carlos Dunga ftoi Felipe Melon për ndeshjen miqësore me Italinë, dhe lojtari mesfushor debutoi të martën duke treguar edhe njëherë kualitetet e tij në fitoren 2-0. Tuttosport thotë se për realizimin e synimit të tyre, drejtuesit e Zonjës së Vjetër do të duhet të paguajnë rreth 20 milionë euro sepse aq kushton për momentin Melo. Cesare Prandelli sigurisht që nuk do të privohet lehtë nga shërbimet e Melos por është e mundur që braziliani të kalojë në Torino nëse Juventus për këmbim përkundër shumës, ofrojnë edhe ndonjë nga talentët e tij.

Nuk ka komente: