e enjte, 12 shkurt 2009

Dunga: Juventusi shkatërroi ëndrrën e Amaurit

Përzgjedhësi brazilian, Carlos Dunga gjatë konferencës me gazetarë në prag të sfidës me Italinë në Londër, ka folur për pamundësinë e paraqitjes së sulmuesit të Juventusit, Amauri. Ndonëse Dunga kishte ftuar Amaurin që të luajë në këtë ndeshje, por ftesën e tij e refuzoi Juventusi dhe kësisoj sulmuesi brazilian nuk do të jetë në gjendje të debutojë për kombëtaren e vendit të tij. "Ne e dimë se kërkesa të cilën e kemi dërguar për paraqitjen e Amaurit ka qenë jashtë afatit ligjor, por drejtuesit e Juventusit për fat të keq na refuzuan lehtë, duke u thirrur në rregullat strikte. Kësisoj, Amauri i është nënshtruar vendimit të klubit të tij", ka theksuar Dunga, duke shtuar: "E di se si mund të ndjehet Amauri. Edhe unë kur isha i ri krijoja ëndrrat e mia duke admiruar futbollistët e mëdhenj të cilët luanin për skuadrën e Brazilit. Po të isha në pozitën e tij, kurrë nuk do të lejoja askënd t'i shkatërroj ëndrrat e mia". Brazili mposhti Italinë me rezultatin 2-0 me golat e shënuar nga dyshja e Manchester Cityt, Elano-Robinho.

Nuk ka komente: