e martë, 17 shkurt 2009

Dy suedezë për të përforcuar mbrojtjen

Drejtuesit e “Zonjës së Vjetër”, ndonëse po rrëmojnë merkaton në kërkim të një mesfushori me peshë për të zëvendësuar Pavel Nedved, po insistojnë të përforcojnë sa më mirë edhe mbrojtjen për sezonin që vjen. Në krye të listës së drejtorit të përgjithshëm juventin, Alessio Secco, qëndron emri i mbrojtësit 20-vjeçar të Palermos, Simon Kjaer. Mbrojtësi “palermitan” i ka habitur të gjithë gjatë këtij sezonin me sigurinë që po shfaq në fushë (madje edhe Milani përpara se të blinte Tiago Silvën ishte shumë pranë mbrojtësit zirozë). Por në rast se transferimi i Kjaer për një faktor apo tjetër nuk do realizohej, atëherë Juventusi do hidhej në sulm për mbrojtësin 22-vjeçar të Goteborgut, Majas Bjarsmyr, i cili pëlqehet nga shumë klube angleze e për momentin vlerësohet rreth 6 milionë euro. Përveç Anglisë Bjarsmyr, ndiqet me interes të veçantë edhe nga Fiorentina dhe Udinese. Pra, me pak fjalë, Kjaer apo Bjarsmyr mund të jenë mbrojtësit e ardhshëm të skuadrës bardhezi.

Nuk ka komente: