e premte, 13 shkurt 2009

Iaquinta shfryn: U mërzita në stol!


Vincenzo Iaquinta është mërzitur së prituri. Sulmuesi i Juventusit, që do të përfundojë në tribunë ndaj Sampit pas daljes me karton të kuq në Catania, i kërkon më shumë hapësirë Claudio Ranierit: “Nuk ndihem inferior ndaj asnjërit prej shokëve të mi, - tha Iaquinta. - Por një skuadër e madhe duhet të ketë katër sulmues me nivel dhe dikush duhet të luajë më pak. Ai “dikush” për momentin jam unë dhe kjo gjë duket që nuk më pëlqen.” Më pas, Iaquinta komenton edhe ofertën e Zenitit të Shën Pjetërburgut: “Zyrtarisht nuk mu tha asgjë, dua të qëndroj te Juventusi deri në fund të 2012-ës dhe të luaj pak më shumë. Më vjen keq për kartonin e kuq që mora në Catania, unë jam një njeri instiktiv dhe kisha shumë dëshirë brenda”.

Nuk ka komente: