e diel, 15 shkurt 2009

Juventusi mohon dëshirën për Antonio Cassanon


Klubi i Juventusit hedh poshtë zërat për kalimin e mundshëm të sulmuesit Antonio Cassano tek kjo skuadër në muajt e verës. Treshja Cassano-Ribery-Diego është më e përfolura nga mediat për objektivat e juventinëve në merkaton e ardhshme. Në një intervistë për Mediaset, drejtori sportive i Juventusit, Alessio Secco, shprehet: “Skuadra është shumë kompakte, dhe kemi arritur të krijojmë një grup të nivelit të lartë. Për këtë kërkojmë lojtarë top class”. Në pyetjen konkrete për Cassanon, Secco është shprehur: “Cassano me sigurinë më të madhe është njëri prej këtyre talenteve. Ai është një nga të paktët në qarkullim, por, ne nuk kemi nevojë aktualisht për një sulmues të këtij roli”.

Nuk ka komente: