e martë, 17 shkurt 2009

Ranieri thërret Cassanon në Torino

Prej kohësh emri i tij afrohet me Juventusin, por ende asgjë konkrete nuk ka filluar të lëvizë për transferimin e mundshëm të sulmuesit barez në Torino. Gjithsesi, Claudio Ranieri, trajneri i skuadrës së Juventusit, pas ndeshjes së djeshme nuk e fsheh faktin se në skuadrën e tij për sezonin e ardhshëm do të preferonte më shumë Antonio Cassanon sesa brazilianin e Werder Bremenit, Diego. “Antonio po zhvillon një lojë të jashtëzakonshme me Sampdorian dhe askush nuk mund t’i vërë në dyshim cilësitë e tij. Cassanon apo Diegon? Me brazilianin do më duhej të ndryshoja modulin e lojës së skuadrës, ndërsa me Cassanon në rolin e sulmuesit të prapavijës, do të kisha më shumë mundësi për të shënuar. Gjithsesi, për momentin kam në dispozicion katër sulmues shumë të fortë, por nëse drejtuesit e klubit do të më dhuronin dhe një tjetër...”, shprehet drejtuesi i stolit juventin.

Nuk ka komente: