e martë, 17 shkurt 2009
Diego: “Unë te Juve? Jo, thjesht zëra”
Pavarësisht deklaratave të drejtorit sportiv të Juventusit, Alessio Secco, i cili e ka cilësuar brazilianin Diego si të papërshtatshëm për skemat taktike të teknikut Ranieri, vetë futbollisti i lëshon sinjale dashurie klubit italian. “Juventusi? Nuk janë vetëm zëra. Nëse largohem nga Werderi, do e bëj për një klub që më ofron mundësinë për të fituar kampionatin dhe Ligën e Kampioneve, dhe Juventusi është në gjendje të më japë çfarë kërkoj. Kush më dëshiron, duhet të flasë me babanë tim, menaxherin dhe klubin e Werderit”, – deklaroi Diego.
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment