e martë, 17 shkurt 2009

Babai i Diegos, sot takim me drejtuesit juventinë

E gjithë familja e brazilianit të Werderit, Diego, do të zbarkojë sot në Gjermani, për të festuar 24-vjetorin e të birit. Natyrisht, i pranishmen në këtë eveniment do të jetë edhe babai, që është njëkohësisht edhe menaxheri i mesfushorit. E duke përfituar nga ky rast, ai ka planifikuar një takim me drejtuesit e Werderit, për të biseduar mbi të ardhmen e fantazistit brazilian. Nga burime të sigurta mësohet se menaxheri i Diegos, pasi të ketë dëgjuar drejtuesit gjermanë, do të zhvillojë një takim me drejtuesit e Juventusit, për të dëgjuar edhe ofertën e klubit bardhezi. Aktualisht drejtori i përgjithshëm i bardhezinjve, Alessio Secco, ofron 4 milionë euro në sezon për brazilianin, por problemi kryesor nuk është paga vjetore e lojtarit, por 20 milionët që kërkojnë gjermanët për shitjen e kartonit të tij.

Nuk ka komente: