e diel, 15 shkurt 2009

Juventusi: Kundër Sampit pa Trezeguet

Trajneri bardhezi Ranieri, ka deklaruar se nuk do ta ndjekë derbin, por mendon vetëm për Juven

“Nuk kam ndërmend ta ndjek derbin e Milanos. Duhet të mendoj vetëm për Juven dhe të marr tri pikët kundër një ekipi që vitin e kaluar na ka vënë në vështirësi të madhe”. Kështu e ka prezantuar Claudio Ranieri ndeshjen e brendshme të bardhezinjve kundër Sampdorias. Gjithashtu, trajneri ka deklaruar se nuk do të ketë në dispozicion Trezeguet. “Davidi nuk do të jetë i pranishëm për shkak të një shqetësimi të vogël muskulor, Chiellini është rekuperuar, ndërsa Legrottaglie nuk ndihet shumë mirë, do të vendosim në momentet e fundit për aktivizimin e tij”. Më pas Ranieri ka vazhduar duke thënë: “Kemi 120 ditë për të kuptuar se çfarë do të bëjmë, kështu që duhet të mendojmë pozitivisht, të jemi entuziastë dhe të kemi dëshirën për të bërë mirë. Nuk ndryshon asgjë, duke parë të tjerët se çfarë bëjnë dhe gjithashtu në këtë mënyrë nuk mundet një ekip i vështirë si Sampdoria”. Një Smapdorie që do të paraqitet në “Olimpico” me Cassanon, i cili përflitet shumë për një kalim të tijin në të ardhmen tek Juventusi. Ranieri e di mirë, ashtu siç di që klubi (sipas fjalëve të drejtorit sportiv Secco), nuk ka ndërmend ta blejë lojtarin dhe për këtë arsye pyetjes “Çfarë nuk ju pëlqen tek Cassano?”, preferon t’i përgjigjet në mënyrë direkte: “E kuptoj ku doni të dilni, por mendoj se ju e keni kuptuar ku dua të dal unë. Cassano di të japë topa të mrekullueshëm për Pazzinin, një lojtar i fortë në lojën ajrore dhe një sulmues shumë i mirë. Dyshja Cassano-Pazzini është e shkëlqyer, kështu që duhet të tregohemi shumë të kujdesshëm”. Në veçanti dy mbrojtësit e qendrës, me Legrottaglien që rrezikon të mos jetë i pranishëm: “Zakonisht pas një ndeshjeje atij i duhen të paktën dy ditë për të rekuperuar problemet në shpinë. Ndërsa, këtë javë, ka zhvilluar 90 minuta të tjera me Italinë, pas takimit me Catanian dhe nuk ka arritur të rekuperojë siç duhet. Do të flas me të dhe do të vendosim se çfarë do të bëjmë”. Do t’i takojë Amaurit dhe Del Pieros të çajnë mbrojtjen sampdoriane: “Do të kemi përballë Sampin e përhershëm, një ekip që di të mbrohet mirë, kundërsulmon, ka lojtarë shumë të mirë përpara, bllokon krahët, bën presing dhe nuk të lë të bësh lojën tënde. Vitin e kaluar këtu në Torino e kemi pasur shumë të vështirë dhe pres që kjo gjë të ndodhë edhe këtë herë”, ka thënë Ranieri.

Formacioni Anti-Samp
1 Buffon
3 Chiellini
4 Mellberg
8 Amauri
10 Del Piero
11 Nedved
13 Manninger
16 Camoranesi
18 Poulsen
19 Marchisio
20 Giovinco
21 Grygera
27 Ekdal
28 Molinaro
30 Tiago
32 Marchionni
33 Legrottaglie
41 Ariaudo

Nuk ka komente: