e martë, 17 shkurt 2009

Walter Mazzarri, i lumtur me “X”-in

Trajneri i skuadrës së Sampdorias është shumë i kënaqur dhe i lumtur pas barazimit 1-1 të arritur në transfertë kundër Juventusit. “Zhvilluam një ndeshje të madhe, duke vuajtur shumë por në të njëjtën kohë kemi arritur t’u bëjmë ballë sulmeve të shumta të juventinëve. Besoj se një ndeshje e tillë na duhej shumë dhe skuadra sigurisht që ka shfaqur shumë përmirësime në takimet e fundit. Në disa raste, mbi të gjitha në pjesën e dytë, kemi qenë shumë me fat, mbi të gjitha në të tria shtyllat e traversat e goditura nga Juventusi, por nëse ne do të kishim qenë më të kujdesshëm dhe njëkohësisht më të saktë pas avantazhit fillestar, mund të kishim dyfishuar rezultatin në favorin tonë dhe mund të sillnim në shtëpi tri pikë të arta, por edhe barazimi më kënaq”.

Nuk ka komente: