e martë, 17 shkurt 2009

Amauri: “Ishim shumë të pafat”


“Ndaj Sampdorias ishim shumë të pafat, por edhe në disa momente të ndeshjes na mungoi agresiviteti për të kërkuar më shumë fitoren”. Kjo është autokritika e Amaurit, sulmuesit bardhezi, i cili realizoi golin e barazimit në ndeshjen e pasdites së djeshme. Juventusi, humbi një mundësi për të shpresuar në një afrim me Interin kryesues. “Goditëm shumë shtylla dhe traversa, por edhe portieri i Sampdorias kreu disa pritje të mrekullueshme. Mbase humbëm një rast të mirë për të shpresuar në një rikuperim ndaj kryesuesve, por gjithsesi, asgjë nuk është vendosur dhe do të kemi shumë raste për të kërkuar afrimin ndaj Interit. Gjithsesi, skuadra ka rigjetur një formë të shkëlqyer, e cila do të na shërbejë shumë gjatë dy javëve të ardhshme”.

Nuk ka komente: