e martë, 17 shkurt 2009

Cassano, më pranë Juventusit

Pas deklaratave “flirtuese” ndërmjet trajnerit të Juventusit, Claudio Ranieri dhe Antonio Cassanos, ka ardhur momenti për të mbledhur reagimet e para që vijnë nga Genoa përsa i përket transferimit të mundshëm të sulmuesit barez drejt Torinos. Natyrisht, që deklarata më e rëndësishme vjen nga presidenti i Sampdorias, Ricardo Garrone, i cili ka konfirmuar se janë të shumta klubet që interesohen për sulmuesin e tyre: “Antonion e duan të gjithë, përfshi këtu dhe Juventusin. Padyshim që nuk jam unë i vetmi që insistoj në qëndrimin e tij këtu. Ne do bëjmë të pamundurën për të mbajtur Cassanon larg kthetrave të klubeve të tjera”. Me të njëjtën ashpërsi ka folur edhe administratori i deleguar i Sampdorias, Giuseppe Marotta, i cili gjithsesi tregon se për të ardhmen e tij do të vendosë vetë Cassano: “Ndërmjet nesh dhe lojtarit ekziston një mirëkuptim fantastik, por ama në përfundim të sezonit do merrnim në konsideratë çdo ofertë të bërë nga klubet e interesuara për Antonion, gjithmonë nëse ai do të largohet nga ne. Megjithatë, për të ardhmen i takon atij të vendosë, por e përsëris që ne do ishim të lumtur ta mbanim në gjirin tonë”. Pra, me pak fjalë, Antonio Cassano e ka vetë në dorë të ardhmen e tij, edhe pse është logjike të mendosh që Sampdoria dëshiron të përfitojë maksimumin nga transferimi i barezit. Mbi profilin ekonomik, Marotta shpjegon: “Ne do marrim në konsideratë të gjitha ofertat që do vijnë për Cassanon. E natyrisht që do privilegjojmë klubet me ofertën më të mirë ekonomike”.

Nuk ka komente: