e enjte, 12 shkurt 2009

Trezeguet: E dua medaljen e Ligës së Kampionëve

Sulmuesi i Juventusit, David Trezeguet, i cili porsa është kthyer nga lëndimi, thotë se këtë sezon dëshiron ta fitojë Ligën e Kampionëve me Zonjën e Vjetër. Juventusi aktualisht bënë gara në tri fronte, në Serie A, në Kupën e Italisë dhe në Ligën e Kampionëve ku ka përballë Chelsean, ndërsa Trezegol është shprehur se primare për të është Liga e Kampionëve. “Edhe kompeticionet tjera janë të rëndësishme, mirëpo vetëm Ligën e Kampionëve nuk e kam fituar kurrë, prandaj më mungon kjo medalje në sirtarin tim”, ka thënë sulmuesi francez.





Nuk ka komente: