e diel, 21 shtator 2008

Del Piero premton kapriola të tjera


Kapiteni juventin feston fitoren në Champions ndaj Zenitit: Tani dua të luaj gjithnjë dhe të pushoj më pak!
“Dashuria ka rëndësi!” Fjalët e kësaj kënge qëndrojnë të gjitha si një goditje standarde. Vjen pas 76 minutash, kur kronometri regjistron një mbrëmje me vuajtje njerëzore dhe e çliron nga diçka që kishte brenda prej dy vitesh. Mbrëmje luftarake ishte ajo e Alessandro Del Pieros. Goli, që vlen një fitore, është i tij. Është një goditje standarde, që fluturon në mënyrë të paparashikueshme, si erë vjeshte. Aleksi godet nga 37 metra, shënon, driblon shokët dhe bën kapriolën. Po, bën edhe një kapriolë dhe pastaj nxjerr gjuhën, si zakonisht, atë të festës. Ndërsa përqafimi i shokëve sa vjen e shtohet, Ale vazhdon të godasë me dorë në zemër. Pastaj ndalon, shikon dhe lëshon një puthje drejt tribunës së tifozëve. Ky është shpirti i Juventusit. Kështu, në moshën 33-vjeçare dhe pas 40 golash (në kupën që vlen Europën e madhe), djaloshi nga San Vendemiano arrin akoma të emocionohet. Ndodh kur tregon atë që bëri ndaj Zenitit: “Shkëlqyeshëm, shkëlqyeshëm, shkëlqyeshëm! Është një gol që e çmon paraqitjen tonë. Është një fitore e madhe, ishte e rëndësishme ta nisnim kështu dhe e bëmë kundër një skuadre të madhe!”. Kështu, mbrëmjen e rikthimit, kur kujtesa shkon tek ajo finale e 12 viteve më parë, kur Juvja e Del Pieros ngriti Championsin në qiell. Edhe atëherë finalja luhej në Romë. Më mirë të mos teprohet. Del Piero rikthehet ai që është: euforik, me dyshimin e arsyetimit: “Të mos vrapojmë shumë, të ecim hap pas hapi!”.
LUFTETARI - Aleksi i zgjidh, nuk i vështirëson gjërat, as nuk ndez polemika për tri minutat e luajtura kundër Udinezes. Mjaft me replika! “Mjaft, akoma me këtë histori?! Unë jam profesionist, dua vetëm të bëj detyrën time! Është e drejtë që Ranieri të bëjë zgjedhjet e tij; në organikë jemi katër sulmues të mëdhenj. Megjithatë, për mua s’ka problem të qëndroj në stol një herë në çdo 7-8 ndeshje (ndoshta që këtë të diel, për shkak të një problemi në gju). Me një sezon të gjatë nuk ka problem të luaj gjithnjë dhe të pushoj më pak. Kapriola, si Hugo Sanchesi? Ai (meksikani, ish-lojtari i Realit) është tërhequr nga futbolli, kështu që kapriolën do ta bëj unë.”
BUFFONI - “Një fitore sa një mijë të tilla dhe një fitore domethënëse.” Kështu e shpjegon edhe Gigi Buffon, i cili ndaj rusëve bëri dy pritje vendimtare. Ai nuk mendon shumë për pritjet, por flet vetëm me zemër: “Ia vlejti që qëndrova te Juventusi. Në këto dy vite kemi dhënë dashuri dhe kemi qenë të qetë. Një muaj pas fitores në Botëror me Italinë, e kisha të vështirë t’i besoja projektit të Juves, sepse karriera jonë nuk zgjat përjetë. Por tani jam i kënaqur. Tani, nëse e kalojmë turin, do të ishte një arritje e madhe, duke parë forcën e Zenitit dhe të kundërshtarëve të tjerë”. Edhe Gigi është një nga ata që kërcyen nga ferri në parajsë. Ashtu si të tjerët, ata që fituan Kupën e Botës dhe pastaj shkuan të luajnë në Serinë B. Mirë ata, që dinë të vuajnë. Mirë ata, që kanë parë një Del Piero të tillë. Ka duartrokitur edhe trajneri i kombëtares, Lippi, i ulur në tribunën e “Olimpicos”. I lumtur është edhe Lapo Elkann: “Një gol i bukur, një ndeshje e bukur, por shumë e vështirë”.

e shtunë, 20 shtator 2008

Nedved: Askush s’na ndalon të ëndërrojmë

Juventusi është rikthyer bindshëm në Ligën e Kampioneve, pas fitores kundër Zenitit. Pavel Nedved, por jo vetëm ai, vazhdojnë të jenë të ekzaltuar për suksesin e arritur. Megjithatë, çeku kërkon të qëndrojë me këmbë në tokë dhe pret edhe më shumë nga skuadra e tij, ndonëse nuk e fsheh ëndrrën për të luajtur finalen e Champions-it. Pavel, na tregoni disa prej impulseve të mbrëmjes së Ligës së Kampioneve kundër Zenitit? Nuk kam asnjë sekret. Çdo gjë ishte perfekte, përjashtuar këtu lodhjen e madhe pas ndeshjes, ndonëse nuk e mohoj se ia vlente. Kishim kohë që nuk përjetonin një tension aq të mrekullueshëm... Pra, edhe një lojtar me eksperiencën tuaj ka qenë i emocionuar nga rikthimi i Juventusit në Ligën e Kampioneve? Sigurisht. Edhe pse në këtë moshë, realisht nuk e kisha menduar që një kompeticion i tillë të më mungonte kaq shumë. Rikthimi në Ligën e Kampioneve ishte padyshim shumë i nevojshëm për skuadrën tonë. Tashmë, kam shansin e fundit për të synuar këtë trofe. Juventusi vuajti, por në fund mori një fitore të rëndësishme. E saktë, por gjithsesi kemi ende gjëra për të përmirësuar në lojën tonë, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të shkojmë larg në këtë kompeticion, ndonëse nuk e di cila do jetë ndalesa e fundit. Pavarësisht kësaj, besoj se ëndërrimi i finales së Romës nuk është i ndalur dhe ne do bëjmë të pamundurën për të mos munguar. Dukeni shumë optimist, ndonëse duhet pranuar se Zeniti është një skuadër mjaft e fortë... Sigurisht që rusët mund të thyejnë çdo rival të tyrin, përfshi këtu edhe Realin e Madridit. Pikërisht për këtë arsye i quaj jetësore tri pikët e para të fituara në Ligën e Kampioneve, falë golit të mrekullueshëm të Del Pieros. Meqë jemi te Del Piero, një fenomen i padiskutueshëm, apo jo... Një kampion i rrallë i këtij sporti, pa më të voglin dyshim. Ne duhet të tregohemi shumë të kujdesshëm në fazën defensive, sepse për golat do të mendojë Alexi. Ndaj Zenitit ishte fantastik, duke lëshuar drejt portës një silurë të vërtetë, një gjuajtje që shumë pak lojtarë mund ta kryejnë. Dy suksese brenda tri ditëve, ndaj Udineses e Zenitit, çfarë pasojash mund të sjellë për të ardhmen? Një lodhje shumë të madhe, edhe pse gëzimi i dy sukseseve të fundit do të na ndihmojë të rikuperojmë disi më shpejt forcat tona. Pikërisht për këtë fakt, duhet të tregohemi shumë të kujdesshëm në ndeshjen e së dielës në Serinë A ndaj Cagliarit.

Del Piero dhe... arti i goditjeve

Goli ndaj Zentiti është “perla” e disatë për fantazistin e Juventusit “Pinturicchio” rrëfen: “Në momentin e gjuajtjes mbylla sytë, por gjithçka shkoi mirë, sepse topi morri një trajektore të çuditshme” Alex Del Piero ka qenë gjithmonë një specialist. Edhe sot i kushton një kohë të mirë të stërvitje fazës së goditjeve të dënimit. Që në rini ai kishte studiuar lojtarët më të mirë në këtë “fushë”, si Platini, Maradona, Zico e shumë të tjerë. “Pinturicchio” ishte i mahnitur nga Claudio Branco, lojtari i Brescias, i cili “godiste topin në një mënyrë perfekte nëpër këndet e portës”. Branco lëshonte disa predha, njëra prej të cilave, në Botërorin e vitit 1990 dërgoi në spital skocezin MekLeod, i cili ishte munduar të ndalonte topin me kokë. “Goditjet e dënimit? Më kanë tërhequr gjithmonë, sepse është një sfidë me portierin. Ai përpiqet të pozicionohet dhe t’i përpiqesh që ta mashtrosh. Në futbollin modern janë bërë një armë shumë e rrezikshme”. Në fakt një goditje e tillë ndihmoi Juven të fitonte kundër Zenitit. Ai vendosi aty për aty për mënyrën se si do të godiste. “Vendosa në momentin e gjuajtjes. Vlersoj vendosjen e murit dhe të portierit, mundohem të kujtoj mënyrën e reagimit të portierit në videot që kam parë për ta. Por mbi të gjitha varet edhe mënyra se si jam, nëse kam forca për të goditur fort, nëse këmba është e aftë për të gjetur trajektore të vështira”. Më pas ai mundohet që t’i heq përgjesinë portierit kundërshtar duke u shprehur se nuk është për faj të tij që pësoi gol. “Portieri nuk ka faj në këto lloj goditjesh. Ai lëviz në drejtim të djathtë sepse topi po shkon andej, por papritur topi ndryshon drejtim dhe shkon në të majtë. Kjo ndodh edhe për shkak të topit i cili merr drejtime të çuditshme, por nëse arrin ta godasësh në një lloj mënyre”. Për këtë lloj gjuatje trupi është i vendosur në një mënyrë të çrregullt dhe gjuajta mund të marri një drejtim shumë të keq. Për këtë gjë Alex pranoi se mund të kishte bërë një paraqitje të keqe. “Për fat shkoi mirë, sepse janë gola që lënë shenjë dhe që mbahen mend. Kisha një dëshirë shumë të madhe për të bërë shumë mirë në ndeshjen e parë të Champions League. Nuk ishte vetëm një ndeshje futbolli por puna që kishim bërë për dy vjet”. Në pesë golat më të bukur të jetës së tij janë edhe tre gola me goditje dënimi. “Një është ajo kundër Realit të Madridit, që e dërgoi Juven në gjysmëfinale të Champions League, të cilën e fitoi në 1996. Nuk ishte një goditje perfekte, por u desh pak fat sepse topi u fut mes barrierës, por Alex e mban mend sepse i dha një barazim shumë të rëndësishëm. Një goditje tjetër është kundër Hungarisë, me Italinë e Trapatonit në 2002. E fundit është ajo kundër Interit në kohën e Capellos, në San Siro. “Përveç se duhet të ishin të bukura, goditjet e dënimit janë edhe shumë të rëndësishme. Ajo kundër Intert, ishte shumë e rëndësishme sepse ata na kishin arritur me pikë dhe goli na dha fitoren”.

Amauri: Kam praktikuar himnin italian

Sulmuesi i Juventusit, Amauri, zbuloi se, ndërkohë që po pret marrjen e nënshtetësisë, ai është praktikuar me himnin italian. Lojtari me origjinë braziliane shpreson që Marcello Lippi ta grumbullojë me Kombëtaren "azzurre", ndërkohë që deri më tani nuk ka luajtur asnjë ndeshje për "seleçaon". "Jam praktikuar duke kënduar himnin italian", tha Amauri për "Sky Sport". "Mendoj se sulmi i përbërë nga unë, Del Piero dhe Di Natale, do të ishte mjaft i fortë. Lippi ka thënë se është në dijeni të nënshtetësisë dhe se më pas do të marrë një vendim. E njoh mirë filozofinë italiane të futbollit, pasi kam luajtur gjithmonë këtu".

Sissoko: “Tek Juventusi, më i lumtur se në Liverpool”

I mbërritur në muajin janar, Mohamed Sissokos i kanë mjaftuar pak muaj me fanellën bardhezi për të fituar simpatinë e tifozerisë, por mbi të gjitha besimin e trajnerit të Juventusit për të besuar tek ai, pavarësisht 21 viteve të tij. Edhe lojtari i përfaqësueses afrikane të Malit është shumë i lumtur pas suksesit në Ligën e Kampioneve dhe premton një paraqitje shumë herë më të mirë nga skuadra e tij për sfidat e radhës: “Jam shumë i lumtur për startin e shkëlqyer që kemi pasur në këtë sezon dhe besoj se nëse vazhdojmë me këtë ritëm, do të fitojmë një trofe të rëndësishëm në këtë sezon. Këtu në Torino ndihem mjaft i lumtur, shumë herë më mirë se në aventurën time në Liverpool. Jemi një skuadër kompakte dhe besojmë tek njëri-tjetri. Ndaj Zenitit treguam forcën tonë, por ndërkohë dua të paralajmëroj madrilenët se ndaj rusëve nuk do ta kenë aspak te lehtë".

Juvja ne Sant'Elia pa Del Pieron dhe Camoranesin


Juventusi ne gjiron e trete te kampionatit italian do te ndeshet me skuadren e Cagliarit ne stadiumin Sant'Elia ne Sardinia. Claudio Ranieri po perjeton nje periudhe te veshtire per sa i perket lendimeve te lojtareve ne skuader dhe me veshtiresi te teperta do te udhetoje per ne Sardinia. Do te mungojne nje seri lojtaresh si Andrade, Zebina, Zanetti, Trezeguet, Del Piero dhe Camoranesi. Me nje skuader jo edhe aq te kenaqshme Juvja do t'i perballet Cagliarit te dielen. Ranieri shpreson se kjo skuader do te dale me tre pike nga Sant'Elia. Ranieri per kete ndeshje ka ftuar dhe te riun Fausto Rossi, i cili nga skuadra Primavera (skuadra e re e Juventusit) ka gjasa te debutoje ne Serie A.

Lista e lojtareve te ftuar nga Ranieri:
Buffon, Chimenti, Manninger, Molinaro, Grygera, De Ceglie, Legrottaglie, Chiellini, Mellberg, Knezevic, Salihamidzic, Marchionni, Tiago, Iaquinta, Amauri, F. Rossi, Marchisio, Poulsen, Sissoko, Nedved e Giovinco.

Operohet Trezeguet

David Trezeguet ne mbremjen e dites se premte eshte paraqitur ne klinike, ne te cilen eshte operuar. Operimi nuk ka zgjatur edhe aq shume, mirepo detajet (analizat) priten te dihen gjate kesaj jave. Trezeguet ndiente dhimbje ne gjurin e kembes dhe patjeter eshte dashur t'i nenshtrohet nje operimi kirurgjik. Sipas mediave italiane, francezi duhet te jete jashte fushave te gjelbera diku per 4 muaj, mirepo ekziston mundesia qe rikuperimi i sulmuesit juventin te zgjate me pak. David Trezeguet pas daljes nga operimi komentoi gjendjen e tij. "Shpresoj qe operacioni te kete dalur i suksesshem". "Nuk dua te perfundoje sikur braziliani Ronaldo". "Shpresoj se do te rikthehem ne fillim te vitit 2009". "Deshiroj kur te rikthehem te gjeje Juven aty ku duhet qene, ne majat e kampionatit italian dhe ne 1/8 e Liges se Kampioneve" - ka mbaruar sulmuesi i lenduar juventin, David Trezeguet.

Giovinco: Jam i gatshёm pёr Juventusin

I riu i Juventusit, Sebastian Giovinco, ka shprehur dёshirёn pёr tё mbetur nё klub edhe pse ende nuk ka nënshkruar kontratën e re, e cila do ta mbajё atё nё Torino deri nё vitin 2013. “Dua tё dёshmohem nё Juventus dhe punoj nё kёtё drejtim. Jam i qetё rreth nënshkrimit tё marrëveshjes, pasi qё e di se nuk do tё ketë probleme andaj jam i përqendruar nё lojё”, ka thёnё futbollisti i ri. “Ështё keq pёr ekipin pas lëndimeve qё pёsuam, por unё jam i gatshёm pёr lojё. Isha ca i lodhur pёr shkak tё Olimpiadёs, por tash jam nё njё formё tё shkëlqyeshme”, ka përfunduar Giovinco. Juventus tё dielën do tё jetё mysafir i Cagliarit nё kuadër tё javës sё tretё tё Serie A.

e premte, 19 shtator 2008

Goli i Del Pieros më i bukur se i Gerrardit


Lexuesit e faqes më të lexuar të futbollit, "Goal", e kanë votuar golin e Alessandro Del Pieros si më të bukurin gjatë xhiros së parë kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Goli i Del Pieros kundër Zenitit ka qenë më i pëlqyeri duke kryesuar para golit të parë të kapitenit të Liverpoolit, Steven Gerrard, kundër Marseille. Goli i Djaloshit të Artë nga gjuajtja e lirë prej një distance afër 33 metra, ia siguroi fitoren Zonjës së Vjetër kundër rusëve të Zenitit, ndërsa simboli i Redsave, barazoi me një gol të bukur, pas avantazhit të cilin ia dha skuadrës vendase, kapiteni Lorik Cana. Dallimi në vota ishte shumë i vogël, mirëpo më shumë pëlqyes siguroi Del Piero.





Amauri: Jam i lumtur qe zgjodha Juventusin

Amauri eshte i lumtur qe zgjodhi Juventusin ne vend te Milanit te cilet gjithashtu ishin te interesuar per sherbimet e tij. Amauri nga Palermo kaloi ne radhet e Juventusit, lojtari eshte i lumtur ne kete skuader dhe thote se Zonja e Vjeter eshte zgjedhje e duhur. "Kjo ishte vendim i drejte. Te luaje ne Ligen e Kampioneve ka qene enderra ime. E di se kam bere zgjedhjen e duhur, te kaloje ne Juventus". "Une jam teper i lumtur, impresionet e mia te para jane se kjo skuader eshte e gatshme per te fituar shume trofe" - theksoi Amauri.

Juventus ne telashe, lendohet Trezeguet

Trezeguet do t'i nenshtrohet nje operacioni ne gju..
Juventus humbet nje lojtar kyc ne fillim te sezonit. Francezi David Trezeguet po vuan nga nje demtim ne gju dhe do operohet per te kuruar problemin ne tendine. Vendimi eshte marre nga mjeket e skuadres bardhezi pas perfundimit te ndeshjes Juventus-Zenit. Nepermjet nje komunikate zyrtare, klubi bardhezi nuk jep detaje per diten e operimit dhe kohen e rekuperimit te shtatlartit transalpin. Pas demtimit te Trezeguet, sulmuesit e disponueshem per bardhezinjte jane tre, Del Piero, Amauri dhe Iaquinta. Supozohet se David Trezeguet do te ndalet tre ose kater muaj. Juventini, sipas të gjitha gjasave do t’i nënshtrohet operacionit te henen, do te behet fjale per nje nderhyrje kirurgjikale ne tendinen e djathte. Mirepo ekziston mundesia qe francezi te ndalet vetem 2 muaj, qe nuk eshte lehte per Claudio Ranierin dhe Juventusin e tij.

Nedved paralajmëron rrezikun nga Cagliari

Mesfushori i Juventusit, Pavel Nedved, ka paralajmëruar për rrezikun nga Cagliari para ndeshje së të dielës.“Jemi të rrezikuar kundër Cagliarit, sepse dy ndeshjet e fundit na kanë lodhur. Personalisht jam shumë i lodhur, mirëpo jam shumë i lumtur, dhe lumturia të ndihmon ta rikthesh energjinë. Megjithatë duhet të jemi të kujdesshëm”. Çeku mendon edhe për Ligën e Kampionëve, mirëpo nuk e lajkaton shumë veten për të arritur deri te finalja në Romë. “Po i marr gjërat me kohë. Është ndjenjë shumë e mirë që jemi pjesë e elitës evropiane përsëri, ndërsa kjo mund të jetë mundësia ime fundit për ta fituar trofeun”. “Kemi shumë nevojë për t’u përmirësuar dhe duhet të shfaqim lojëra më të mira. Ëndrra për finalen e Romës duhet ndaluar, dhe duhet t’i marrim gjërat më realisht. Jemi një grup i mirë lojtarësh dhe mendoj se mund të arrijmë diçka”, ka përfunduar mesfushori veteran.

Cobolli Gigli, lavde Alexit

Nuk ka sesi të mos jetë i kënaqur edhe presidenti i Juventusit,Giovanni Cobolli Gigli, pas suksesit të arritur ndaj Zenitit. “Një fitore e atillë është një gëzim i pamasë. Na priste një provë themelore kundër një ekipi tepër të vështirë dhe si përfundim e përballuam në mënyrën më të mirë. Mund të them se iu afruam shumë edhe golit të dytë, duke merituar plotësisht fitoren. Del Piero? Ai është kapiteni dhe emblema jonë. E donte dhe e gjeti me ngulm atë gol. Unë nuk e kisha parë kurrë të gëzonte aq shumë”

Buffon: “Objektivi ynë është kalimi i grupit”

Portieri i bardhezinjve, Gigi Buffon, kërkon të mbajë të karikuar dhe me ‘këmbë në tokë’ skuadrën e tij. Sigurisht që suksesi i parë në Ligën e Kampioneve ka sjellë shumë entuziazëm në kampin juventin, por gjithsesi kjo ishte vetëm sfida e parë e vështirë e grupit më të fortë të këtij kompeticioni: “Sigurisht që me kampionët tanë që drejtojnë repartin e sulmit, një gol në çdo ndeshje është mëse i sigurt, por gjithsesi kjo ishte vetëm sfida e parë e vështirë e grupit më të fortë të këtij kompeticioni: “Sigurisht që me kampionët tanë që drejtojnë repartin e sulmit, një gol në çdo ndeshje është shumë i sigurt, por të mos harrojmë se na presin ende sfida të vështira për të kaluar grupin. Zeniti është padyshim një ndër skuadrat më të forta evropiane për momentin, ndaj suksesi ndaj tyre konfirmoi forcën e skuadrës sonë. Tashmë nuk na mbetet gjë tjetër veçse të vazhdojmë me këtë ritëm”, deklaron portieri i Juventusit.

Del Piero i "shënon" edhe Ranierit

Pas deklaratave të trajnerit mbi mosaktivizimin e tij në kampionat, kapiteni është kundërpërgjijur me stil “Luan ai që është në formë, përndryshe do të luante vetëm Bonipertti”, pati thënë tekniku. Batuta e Alexit: “Sa mirë që Bonipertti nuk është në Champions” Gol, kërcim me kokë poshtë dhe shumë ironi. Një “elizir” rinimi që ka pushtuar Del Pieron në fushë dhe jashtë saj. Duke filluar nga ai festim i pazakontë: “Nuk e kisha bërë kurrë, tani që Hugo Sanches e ka lënë futbollin mund ta imitoj”. Një thumb i tërthortë për Ranierin, që pasohet nga një më i drejtpërdrejtë: “Jam i qetë, sepse Bonipertti nuk është i regjistruar në listën e Champions League”. Kështu i është përgjigjur kapiteni bardhezi deklaratës së Ranierit në fund të ndeshjes me Udinesen, e cila për Alexin zgjati tre minuta. “Luan ai që është në formë, përndryshe do të luante gjithmonë Bonipertti”. Por Del Piero nuk di të ndalet, pas golit të fitores ndaj Zenitit e ndien veten se mund të bëjë më shumë humor se sa duhet: “Po të vija bast 100 euro, do t’i vija për uljen time në stol në ndeshjen me Cagliarin... sepse pësova një dëmtim të vogël në gju”. Dhe më pas bëhet pak serioz: “Nuk më shqetëson të qëndroj në stol herë pas herë, le të themi shtatë e a tetë ndeshje”. Duket në formë 33 vjeçari dhe nuk ka ndërmend që askush t’i thotë të kundërtën. Ndoshta edhe për këtë festoi në atë mënyrë. Për të treguar se mund t’i lejojë vetes kërcime të tilla. Ranieri është i paralajmëruar, Del Piero kërkon të jetë në fushë!!!

Ranieri: Bravo, tani varet nga ne!

Juve u rikthye në mënyrë madhështore në “skenën” e harruar të Champions. Dhe Claudio Ranieri shijon: “Zeniti ishte më mirë se ne në planin fizik, por në fund goli i avantazhit na dhuroi entuziazëm dhe fitorja jonë ishte e merituar. Mbetem kurioz të shikoj se ku mund të mbërrijmë në një kompeticion si Champions League. Mbi të gjitha duhet të mendojmë vetëm për veten tonë. Nuk e di nëse janë më të fortë rusët, apo Reali. Më mirë, ne duhet të shohim vetëm Juventusin”.

Euro Del Piero, “shpirt” Juve!

Juventusi fiton dhe... falenderon Del Pieron, “njeriun gol” në momentet kur kërkohet forca e karakterit, eksperienca, grinta dhe vendosmëria. Kapiteni bardhezi firmos një sukses shumë të vuajtur ndaj Zenitit, në debutimin sezonal të “Zonjës” në fazën e grupeve në Champions. Një ndeshje kjo e konsideruar si “udhëkryqi” i grupit, duke parë se në këtë bën pjesë edhe Real Madridi. Natyrisht, djemtë e Ranierit nuk kanë shkëlqyer, por ka ditur që të tregojë potencialin e madhështisë pikërisht në një situatë të ndërlikuar, përballë një kundërshtari fizik dhe që ka vënë në vështirësi italianët. Eshtë dashur një magji e kampionit të botës për ta ndriçuar mbrëmjen e errët europiane, sepse një barazim brenda fushës do të kishte qenë një “pastë” e hidhur për t’u përtypur. Por, mbi të gjitha, është dashur edhe një SuperBuffon, i cili më pritjet e tij ka ndaluar dy herë ekipin e St Petersburgut, në fillim me Sirl, që u prezantua i vetëm përballë gjigantit bardhezi, dhe më pas me Arshavinin, gjuajtja e të cilit është neutralizuar me këmbë nga Buffon. Por, mbi të gjitha edhe fati ka qenë me Juven, sepse gjuajtja e Dannyt, pas një aksioni spektakolar të rusëve, ka përfunduar ngjitur me shtyllën. Sigurisht, edhe për “Zonjën” nuk kanë munguar rastet, sidomos me shtyllën e goditur me kokë nga Camoranesi, i detyruar t’i lërë vendin Salihamidzicit. Tymoshcuck dhe Zyryanov janë “motorrët” rus që përballen me grintën e Poulsenit dhe Sisokos, dy “bisha” te Juventusi. Por, është dëshira dhe shpirti i kapitenit Alex ajo që dominon dhe zhbllokon rezultatin: një goditje dënimi e ekzekutuar në mënyrë të jashtëzakonshme nga “Pinturicchio”... dhe topi në rrjetën e portës së mbrojtur nga Malafev. Denisov rrezikon barazimin, por gjuajtja e tij del jashtë ngjitur me shtyllën. “Populli” bardhezi mund të marrë frymë lirisht..

e enjte, 18 shtator 2008

Zyrtare: Camoranesi bardhezi deri ne vitin 2011

Muro German Camoranesi mesfushori i natyralizuar i Juventusit, ne pasditen e sotshme ka rinovuar kontraten e tij me klubin bardhezi deri ne qershorin e vitit 2011. Lojtari ka vazhduar bashkejetesen me Juventusin per edhe nje vit me teper, pasi qe kontraten te cilen e posedonte mesfushori, skadonte ne fund te qershorit te vitit 2010. Qe kur ka ardhur tek Juvja nga viti 2002 e deri me tani, kane kaluar plote 6 vite, mirepo me rinovimin e kontrates ai do te qendroje bardhezi pothuajse deri ne fundin e karrieres se tij. Edhe vete lojtari eshte i kenaqur nga rinovimi me klubin duke theksuar se do t'i ndihmoje skuadres per te fituar cdo trofe te mundshem. "Ketu kam gjetur veten time dhe ketu dua te vazhdoje te luaj" - eshte shprehur Camoranesi per mediat italiane. "Jam i kenaqur me rezultatet qe po arrine Juventusi, sidomos me fitoren e mbremshme kunder Zenitit ne Ligen e Kampioneve". "Juvja eshte shtepia ime e dyte, eshte familja ime shoqerore". "Sigurisht qe do te permbyll karrieren ne Torino" - ka perfunduar emocionalisht italo-argjentinasi Mauro German Camoranesi.

Juventusi, në Cagliari pa tifozë

Juventusi do të shkojë të luajë në Cagliari pa mbështetjen e tifozëve të vet. Kështu ka vendosur Komiteti i Analizës për Sigurinë e Manifestimeve Sportive, pasi ka analizuar rrezikun e lartë të sfidave të ndeshjeve të javës së tretë. Ky komitet ka marrë një masë të njëjtë edhe për tri ndeshje të tjera të Serisë A: nuk do të ketë sektor mik në stadium, si dhe ka mundësi të hapen dyert vetëm për familjet dhe fëmijët për ndeshjet Genoa-Roma, më 24 shtator, Bologna-Napoli dhe Roma-Atalanta, më 28 shtator, dhe Modena-Treviso e Serisë B, më 27 shtator. Për këto katër ndeshje është parashikuar shitja e biletave.

Buffon: Një fitore e veçantë

Portieri më i mirë në botë, Gianluigi Buffon, ka pranuar se ai është më se i kënaqur pas fitores së mbrëmshme të Juventusit kundër Zenit St Petersburgut. “Në fillim ishim paksa ‘të turpshëm’, ndiheshim sikur të ishte një debutim i ri për neve”. “Në ndeshjet si kjo, është me rëndësi të mos pranohet gol, sepse duke ditur çfarë lojtarësh kemi në sulm, ne mund të shënojmë në çdo moment”. “Kjo fitore ka një rëndësi të veçantë. E para, e kemi pritur qe një kohë të gjatë, dhe e dyta, të njëjtën gjë e kanë pritur tifozët tanë”, ka përfunduar numri një i Juventusit. Juventus planifikon t’i shënojë dy fitore radhazi në Grupin H, pasi që më 30 shtator ata udhëtojnë në Bjellorusi për t’u ndeshur me skuadrën pa shpresa në këtë grup, BATE Borisov.

Nedved: Kthimi në Ligën e Kampionëve përplot emocione

Ndeshja kundër Zenit Petersburgut në Torino, për skuadrën e Juventusit ishte shumë më tepër se sa një ndeshje. Në fakt, për bardhezinjtë ky duel ishte shumë emocionues, duke pasur parasysh se kishin dy vjet që nuk kishin marrë pjesë në këtë garë për shkak të skandalit "Calciopoli". "Pjesën e parë e luajtëm mjaft mirë, kurse në fund edhe rezultati për ne ishte i shkëlqyeshëm. Emocionet? Jam mësuar të luaj ndeshje të tilla, por është fakt se kjo ndeshje ishte tejet emocionuese për ne", ka pohuar Nedved, duke aluduar në atmosferën në tribunat e stërmbushura.

Del Piero i kënaqur nga fitorja ndaj Zenit

Legjenda dhe heroi i Juventusit, Alessandro Del Piero, ka pranuar se fitorja e mbrëmshme prej 1-0 ndaj Zenit St Petersbourgh, është mjaft e rëndësishme për ekipin. Juventus nuk ishte në formën më të mirë, por Del Piero ishte. Kapiteni shënoi golin e vetëm të ndeshjes, me anë të një gjuajte të lirë spektakolare. “Jam i kënaqur nga kjo fitore e madhe kundër një ekipi të shkëlqyeshëm në fushë. Ishte mjaft e rëndësishme të fitojmë sonte kundër një ekipi në ngritje”, ka thënë sulmuesi italian, i cili ka shtuar se megjithatë ende është herët të flitet për finale.

e mërkurë, 17 shtator 2008

Liga e Kampioneve: Juventusi mposht Zenitin

Ne ndeshjen e gjiros se pare te grupit D te Liges se Kampioneve, Juventusi mposhti me veshtiresi ruset e Zenit St Petersburg me rezultatin minimal 1-0. Golin e vetem ne kete ndeshje e shenoi legjenda e klubit, sulmuesi italian Alessandro Del Piero me nje goditje nga gjuajtja e lire, nga distanca mbi 30 metra. Ishte nje loje tejet e ashper, sidomos ne mesfushe ku dyja skuadrat mundoheshin qe mos te gabojne. Rastin e pare te ndeshjes per te zhbllokuar rezultatin e kishin mysafiret, kur Pogrebnyak u lirua nga Legrottaglie, mirepo Grygera nuk lejoi qe topi te shkoje deri tek portugezi Danny. Rastin me konkret per Juventusin e kishte italo-argjentinasi Mauro German Camoranesi i cili nga nje krosim nga Del Piero, me koke godet shtyllen e majte te portierit kundershtar dhe evitohet rreziku per mysafiret. Pas disa minutave, Camoranesi peson nje lendim dhe ne vend te tij u inkuadrua ne loje boshnjaku Salihamidzic. Pjesa e pare perfundon me rezultatin 0-0. Pjesa e dyte ishte nje vazhdimesi e pjeses se pare, me nje tempo te njejte. Rastin e pare serish e kishin Zenit kur Zuryanov nga ana e majte, ik nga mbrojtesit e Juves dhe del sy me sy me portierin Buffon, mirepo ky i dyti del fitimtar. Nga mesi i pjeses se dyte, nga nje krosim i Nedvedit, Poulsen me koke mundohet te mposht portierin Malafeev, mirepo ai duket tejet i sigurte dhe shpien topin ne ridhenien kendore. Vjen minuta e 76 e ndeshjes ku Juventusi fiton nje gjuajtje te lire nga nje distance mbi 30 metra. Afer topit gjithnje qendron kapiteni Alessandro Del Piero, i cili me nje goditje fantastike mposht portierin e Zenitit, Malafeev dhe con ne epersi skuadren bardhezi. Pas ketij goli Arshavin mundohet te shfac rrezik ne gjashtembedhjeteshen e Juves, mirepo Giorgio Chiellini me stabilitetin e tij ia dorezon topin shokut te tij te skuadres, portierit Gianluigi Buffon. Ne mintuen e 89, Amauri bukur lirohet nga mbrojtesi kundershtar dhe gjen Del Pieron, i cili reagoi teper vone nga asisti i brazilianit dhe topi mbetet tek ruset e Zenitit. Ndeshja perfundon pikerisht me rezultatin e favorshem 1-0 per bardhezinjte, me golin e vetem te shenuar nga kapiteni Del Piero. Alexi padyshim se ishte lojtari i ndeshjes se bashku me malianin Mohamed Lamine Sissoko, i cili ishte i pakalueshem dhe i pandalshem per kundershtaret. Ne ndeshjen tjeter e cila u luajt ne grupen H, Reali i Madridit mposhti ekipin Bate Borisow, me rezultatin 2-0.

Te dhena per ndeshjen:JUVENTUS-ZENIT 1-0 (0-0)
Golashenues: 76’ Del Piero.

JUVENTUS: Buffon; Grygera, Legrottaglie, Chiellini, Molinaro (58’ De Ceglie); Camoranesi (31’ Salihamidzic), Sissoko, Poulsen, Nedved; Del Piero, Trezeguet (87’ Amauri). Ne dispozicion: Manninger, Mellberg, Marchisio, Iaquinta. Trajner. Ranieri.

ZENIT ST PETERBURG: Malafeev; Anyukov, Puygrenier, Krizanac, Sirl; Zyryanov (80’ Dominguez), Tymoshcuck, Denisov; Danny, Arshavin; Pogrebnyak. Ne dispozicion: Contofalsky, Radimov, Dong Jin, Hubocan, Fayzulin, Ricksen. Trajner. Advocaat.
Arbiter: De Blecekere ( nga Belgjika).

Te ndeshkuar me karton te verdhe: 8’ Pogrebnyak, 68’ Sirl, 84’ Salihamidzic.


Platini paralajmëron Juventusin para ndeshjes me Zenitin

Presidenti i UEFA-së, Michel Platini, e ka paralajmëruar Juventusin të ketë kujdes gjatë ndeshjes së sotme përballë ekipit rus Zenit St Petersbourgh. “Jam krenar që kam pasur mundësinë ta mbaj fanellën e Juventusit dhe jam i gëzuar që është rikthyer në Ligën e Kampionëve” , ka thënë Platini për La Stampa. “Megjithatë mbetem neutral. Mendoj se Juve është favorit, por duhet të ketë kujdes. Ka shumë ekipe që mund ta mposhtin. Rusët janë të mirë dhe luajnë si holandezët”, ka shtuar ish-lojtari i Juventusit.

Camoranesi: Jemi gati për çdo veprimtari!

Italo-argjentinasi mezi pret të kthehet të luajë në Champions kundër rusëve të Zenitit.

Njeriu kyç, për të hapur mbrojtjet kundërshtare, jo vetëm me Juventusin, por edhe me “axurrët” e Lipit, është Mauro German Camoranesi, lojtari plus i këtij Juventusi, që po nxiton ta sfidojë Europën, një objektiv i deklaruar. Dy vjet shterpësi ua kanë shtuar urinë e Championsit dhe mbrëmjet magjike. Dritat për Camoranesin me shokë u shuan në çerekfinalen ndaj Arsenalit dhe, pak muaj më parë, me pezullimin dhe zbritjen në Serinë B. “Nedvedi dhe unë vuajtëm më shumë nga të gjithë, nuk ishte e lehtë t’i shihnim të tjerët nga televizori, - tregon italo-argjentinasi. - Kaluam nga Championsi, duke luajtur në disa fusha “të baltosura” të Serisë B. Kundër Zenitit do të jetë një mbrëmje spektakolare për ata që e ëndërrojnë vitrinën europiane me fanellën e kombëtares së tyre.” Për sa i takon rotacionit në skuadër, mesfushori 32-vjeçar as që mendon. Kombëtarja, Udinese, Zeniti dhe pastaj kush e di! “Derisa vrapoj, nuk e shoh të arsyeshme se pse duhet të vrapoj, - qesh ai. - Pastaj, kundër rusëve duhet vrap dhe përqendrim, do të jetë e vështirë. Është në grup i vështirë, por duam të shkojmë para sa më shumë të jetë e mundur, në të gjitha veprimtaritë.” Presidenti Coboli Gigli beson te titulli, “por edhe një jetë të gjatë në Ligën e Kampioneve”. Camoranesi, i mësuar të thotë gjithnjë atë që mendon, nuk flet para kohe: “Në krahasim me sezonin e shkuar, kemi ndonjë lojtar cilësor më shumë, i kemi letrat në rregull dhe forcën për të provuar të arrijmë çdo objektiv. Por, të arrish deri në fund, varet nga shumë gjëra. Nuk është rastësi që në të shkuarën, me një skuadër më të fortë se kjo, nuk kemi arritur të kualifikohemi as në gjysmëfinale”.

Del Piero i vendosur për fitore

Legjenda e Juves, Alessandro Del Piero, ka folur për ndeshjen e mbrëmjes së sontme kundër Zenitit, duke pohuar se mezi pret ta shkelë sërish ‘skenën’ e madhe evropiane. Bardhezinjtë sonte mbrëma janë nikoqirë të fituesve të Kupës Uefa dhe Superkupës së Evropës, Zenit St Petersburg, në Stadio Olimpico të Torinos. “E njoh Zenitin, i kam parë në UEFA dhe në ndeshjen për Superkupë. Ata kanë lojtarë shumë të mirë me aftësi të shkëlqyeshme teknike”. “Kam emocione të mëdha për këtë ndeshje, ndërsa pjesëmarrja jonë në Ligën e Kampionëve ka rëndësi të madhe për ne, dhe kjo është një garë e jashtëzakonshme ku është nder të jesh pjesë e saj”. “Ky nuk është fillimi për ne. Ne kemi shumë përvojë në këtë garë dhe do të garojmë kundër çdo kundërshtari”. “Duhet të jemi gati. Zeniti nuk është një skuadër e vogël dhe ne duhet të jemi të kujdesshëm. Ata janë shumë konkurrues dhe kompakt, prandaj ne do të kemi nevojë për fat dhe përkushtim”, ka përfunduar ikona bardhezi.

e martë, 16 shtator 2008

Ranieri zgjedh djemt e tij ne ndeshjen me Zenitin

Claudio Ranieri, trajneri i Juventusit sot ka bere zyrtare edhe ekipin me te cilin do t'i perballet ruseve te Zenit St Petersburg ne ndeshjen e gjiros se pare te Liges se Kampioneve. Ranieri ka pergatitur nje liste prej 22 lojtare me te cilet do t'i beje balle Zenitit. Andrade vazhdon te jete i lenduar edhe me tej dhe nuk do te mundet t'i bashkangjitet shokeve te tij per kete ndeshje. Zebina dhe Zanetti jane drejte rruges se rikuperimit, mirepo tekniku bardhezi nuk deshironte te rrezikoje dhe qe te dyve vazhdon t'i jep pushim per tu sheruar nga lendimi maksimalisht. Keta tre lojtare do te jene ata te cilet nuk do te munden t'i bashkohen skuadres bardhezi, ndersa portieri Chimenti ndeshjen do ta ndjek nga tribuna nga shkaku se tashme portiere i dyte tek Juvja eshte austriani Alex Manninger.

Lista e Ranierit per ndeshjen me Zenitin:

Portiere: 1 Buffon, 13 Manninger.
Mbrojtes: 3 Chiellini, 4 Mellberg, 15 Knezevic, 21 Grygera, 28 Molinaro, 29 De Ceglie, 33 Legrottaglie.
Mesfushore: 7 Salihamidzic, 11 Nedved, 16 Camoranesi, 18 Poulsen, 19 Marchisio, 20 Giovinco, 22 Sissoko, 30 Tiago.
Sulmues: 8 Amauri, 9 Iaquinta, 10 Del Piero, 17 Trezeguet.

Amauri: Nuk ia kemi frikën askujt

Sulmuesi i porsaardhur i Juventusit, Amauri, thotë se skuadra e tij nuk ia ka frikën askujt në Ligën e Kampionëve, por se skuadrat tjera duhet t’ia kenë frikën Zonjës së Vjetër. “Ne jemi Juventusi dhe nuk ia kemi frikën askujt, edhe në Serie A edhe në Ligën e Kampionëve. I kemi të gjitha mundësitë për ta kaluar fazën e grupeve pa asnjë problem”, ka thënë ish-sulmuesi i Palermos. Zonja e Vjetër të mërkurën takohet në Stadio Olimpico të Torinos me kampionët e Kupës UEFA, Zenit St Petersburg, ndërsa Claudio Ranieri shpreson se lojtarët e tij do t’i mbajnë premtimet dhe do të arrijnë sukses në Ligën e Kampionëve

Bindja e Cobollit: Jemi për titull

Ai kishte besim që përpara fillimit të kampionatit, por nisja pozitive e Juves ia ka përforcuar bindjet. Sipas presidentit të bardhezinjve, Giovanni Cobolli Gigli, ekipi i tij mund ta fitojë titullin: “Unë besoj se sivjet Juventusi mund ta synojë titullin dhe këtë e dëshmoi ndeshja autoritare ndaj Udineses. Nëse ky kampionat do të jetë më i ekuilibruar, Juventusi mund të përfitojë, - vijoi kreu i “Zonjë së Vjetër”. - Objektivi ynë është të ecim sa më para të jetë e mundur, më pas deri kur të vijë ndeshja ndaj Romës ka ende shumë kohë.”

Mourinho: “Nuk dal asnjëherë duarbosh”

Sipas Claudio Ranierit, trajnerit të Juventusit, Jose Mourinho po ndërton një Inter me një sulmues, një skemë kjo e ngjashme me ish Chelsean e tij, por portugezi nuk është dakord me këtë. “Nëse është një provokim, atëherë nuk përgjigjem, por nëse është një kompliment, atëherë e falenderoj”, u shpreh “i veçanti”, i cili më pas ndalet te sfida e sotme me Panathinaikosin, debutimi zikaltër në Champions League. “Presidenti Moratti nuk më ka thënë kurrë se më thërriti në pankinë për të fituar Champions. Ai e di më mirë se unë se sa e vështirë është dhe e di se janë detajet ato që bëjnë diferencën. Ajo që ka rëndësi është që të luajmë në nivele të larta në kampionat dhe Europë. Humba një gjysmëfinale me Çelsin, me penallti, dhe nuk mendoj se kam luajtur më keq se sa kur e fitova me Porton. Por, kujdes, ekipet e mia fitojnë gjithmonë diçka dhe nuk flas për Superkupë”. Shoqëritë më të mëdha të basteve në botë “thonë” Manchester United, Chelsea dhe Inter, por sipas Mourinhos, ekipet që mund të fitojnë kompeticionin janë edhe Roma, Interi dhe Juventusi (“Fiorentina është e fortë, por s’ka eksperiencë”), spanjollet dhe anglezet. “Në Champions të gjithë janë më shumë të motivuar”.

Marino: Juvja e meritoi fitoren

Tre sulmues por asnjë gol, ndryshe nga ç’ndodhi dy javë më parë ndaj Palermos. Udineseja hasi vështirësi, por në fund mund të kishte shënuar me Floro Floresin, i cili u vërshua drejt portës dhe u gjend përballë Buffonit, por Chiellini arriti ta ndalë disi dhe për këtë ndërhyrje lojtarët e Udineses kërkuan penalltinë. Pasquale Marino ka qenë dakord me futbollistët e tij: “Penalltia ishte e pastër, nëse do të kishte ndodhur në portën tjetër do ta kishin dhënë, por do të kishte qenë një “grabitje”, sepse Juvja e meritoi fitoren. Luajtëm me frikë dhe na mungoi nisma, shkaktuam shumë gabime gjatë pasimeve dhe kjo e ndihmoi Juven. Fizikisht Juvja është më e përgatitur se ne, e kishim të nevojshme një shuplakë për t’u shkundur, arritëm të zhbllokoheshim vetëm pas pësimit të golit.” Pavarësisht nga tre sulmuesit, Udineseja nuk arriti të ndërtojë shumë aksione të rrezikshme. Di Natale ishte më i lëvizuri nga tre sulmuesit: të vetmet rreziqe mbrojtjes së Juves i mbërritën nga harkimet e tij. Di Natale nuk përsëriti formën e shfaqur me Italinë dhe u duk disi i lodhur, aq sa trajneri i tij në minutën e 60-të e zëvendësoi.

Ranieri: Del Piero s’e ka për herë të parë stolin

Trajneri përgëzoi Amaurin dhe foli për lojën e re të Interit: Po luan si Chelsea i Mourinhos.
Është një kënaqësi për çdo trajner: “Të kesh katër sulmues tepër të fortë, të cilët mund t’i alternosh me njëri-tjetrin. Problemi do të jetë kur një prej sulmuesve tanë të mungojë. Të tjerat nuk kanë rëndësi.” Në pritje të rusëve, Claudio Ranieri përdor rrotacionin për të karikuar djemtë e tij. Të dielën luajtën Amauri dhe Iaquinta, ndërsa të tjerët qëndruan në stol. Trajnerit nuk kishin si të mos i bëheshin disa pyetje për vendimet që mori për sulmin, sepse sa herë qëndron Del Piero në stol është e njëjta histori, por tekniku nuk u bë pre e provokimit dhe me një buzëqeshje tha: “Ishte mësuar të qëndronte në stol që përpara se të vija unë, apo jo? Unë e kam gjithnjë në konsideratë dhe ai e di. Nuk kam ndryshuar asnjëherë mendim për të, pasi e di se është një kampion i madh. Unë aktivizoj gjithnjë ata që janë më mirë, kjo është logjike dhe e natyrshme. Përndryshe do të luanim ende me Boniperttin.”
Më pas u diskutua për fitoren ndaj Udineses dhe Ranieri tha: “Ishte një fitore e vuajtur, skuadra më pëlqeu shumë, krijuam raste dhe ndërtuam lojë.” Amauri luajti titullar si në Firence, por kësaj here shënoi, dhe përkrah kishte Iaquintan. “Dyshja funksionoi, ne e morëm Amaurin, pikërisht sepse e dinim se mund të luajë me të tre sulmuesit tanë.” Më pas trajneri e mbylli fjalën për penalltinë që kërkoi Udinezja: “Po, mbase ajo penallti mund të jepej, por nuk ishte e lehtë, sepse arbitrit ia pengonte pamjen Mellbergu.” Me mirësjelljen e tij karakteristike Ranieri tha diçka edhe për Interin: “Mendoj se e kanë ndryshuar sistemin e lojës në krahasim me vjet. Tani luajnë vetëm me një pykë, si Chelsea. Kur ta kenë kolauduar mirë këtë skemë, të gjithë do ta kenë të vështirë ndaj tyre.”

e hënë, 15 shtator 2008

Camoranesi: Mund të luftojmë në të dy frontet

Ylli i Juventusit, Mauro Camoranesi, ka qenë i ngazëllyer nga fitorja e të dielës kundër Udineses, duke thënë se skuadra bardhezi e ka kualitetin për të lënë shenjë në Ligën e Kampionëve këtë sezon. “Patëm shumë mundësi dhe është dashur të shënojmë më shumë gola. Sekreti i fitores sonë është në sulmet e vazhdueshme të cilat i kemi bërë gjatë gjithë ndeshjes”. “E kaluam këtë pengesë, ndërsa të mërkurën kemi një tjetër, dhe do ta bëjmë të njëjtën gjë me bindje të plotë. Këtë vit jemi të furnizuar edhe për Ligën e Kampionëve”, ka thënë mesfushori ofanziv.

Gigli: Një vit nga jeta për Ligën e Kampionëve


Presidenti i Juventusit, Giovanni Cobolli Gigli, është shumë i vendosur për të pasur sukses në Ligën e Kampionëve, saqë do të kishte dhënë një vit nga jeta e tij vetëm për ta parë skuadrën e tij duke ngritur trofeun e garës më prestigjioze evropiane. Bianconerët kthehen në elitën e futbollit evropian pas mungesës dyvjeçare për shkak të skandalit Calciopoli, ndërsa në ndeshjen e parë në fazën e grupeve Zonja e Vjetër e pret skuadrën shumë të rrezikshme, Zenit St Petersburg. “Do ta kisha dhënë një vit të jetës sime vetëm për ta ngritur trofeun e Ligës së Kampionëve. Është një garë e madhe dhe ne dëshirojmë të shkojmë deri në fund”. “Unë nuk jam sikurse Jean Claude Blanc, i cili ka thënë se do ta kishte dhuruar motoçikletën e tij, unë ende dua ta mbaj motoçikletën time, por do ta kisha dhënë një vit nga jeta për ta fituar garën”, ka thënë shefi bardhezi.

Advocaat shpreson që Zenit t’i befasojë Realin dhe Juven

Trajneri i Zenit St Petersbourg, Dick Advocaat, e din se klubi i tij llogaritet si “outsider” në grupin C të Ligës së Kampionëve, ku gjenden edhe Real Madrid dhe Juventus, por beson se klubi i tij mund të befasojë shumë njerëz. “Mendoj se sezonin e kaluar, me suksesin në Kupën UEFA, treguam aftësitë tona. E di se kishim një arritje të shkëlqyeshme në sezonin e kaluar, por edhe krahas asaj, të gjithë do të na shohin si ‘outsider’,”, ka thënë trajneri holandez. “Në grupin tonë, Juventus dhe Real Madrid do të jenë favoritët kryesorë, derisa ne dhe Bate shihemi si ekipe që do të luftojnë për vendin e tretë. Por kjo është Liga e Kampionëve, dhe nëse dëshiron të arrish duhet të presësh fitore edhe kundër ekipeve siç është Juventus”, shton Advocaat.

e diel, 14 shtator 2008

Juvja mposht bardhezinjte e Udineses


Zonja e Vjetër ka shënuar fitore shumë të merituar kundër Udineses në Torino duke u ngjitur kështu në kuotën e katër pikëve.Bardhezinjtë nga Torino ishin shumë më të mirë në ndeshje duke mos iu lënë asnjë hapësirë mysafirëve në mesfushë, ndërsa nuk mungonin edhe sulmet e vazhdueshme. Mirëpo ata është dashur të presin deri në minutën 67 për të krijuar epërsinë. Transferi i ri i Juventusit, Amauri, ka siguruar fitoren për vendasit me një gol të shënuar kah mesi i pjesës së dytë, pas një depërtimi të Sissokos me ç’rast topi u devijua dhe kaloi në këmbët e braziliano-italianit, i cili plasoi goditje në skajin e portës. Megjithatë fati nuk ishte në anën e juventinëve të cilët arritën të shënojnë vetëm një gol, ndërsa dy herë e goditën shtyllën, një herë Amauri në pjesën e parë dhe pastaj transferi tjetër për sezonin e ri, Poulsen, fatkeqësisht nuk arriti ta shënojë golin më të bukur të javës, pasi që transversalja i mohoi këtë. Në këtë ndeshje, Ranieri preferoi t’i pushojë sulmuesit kryesor, Trezeguet dhe Del Piero, për ndeshjen shumë të rëndësishme në mesjavë kundër Zenitit në Ligën e Kampionëve, duke i inkuadruar ata vetëm në minutat fundit. Kjo ishte fitorja e parë e Zonjës së Vjetër në sezonin e ri, pas atij barazimi të pafat në javën e parë kundër Fiorentinës, kur Alberto Gilardino i barazoi shifrat në sekondat e fundit të ndeshjes.

JUVENTUS-UDINESE 1-0 (0-0)
Juventus (4-4-2): Buffon; Grygera, Chiellini, Mellberg, De Ceglie; Camoranesi (87' Del Piero), Sissoko, Poulsen, Nedved; Amauri (87' Trezeguet), Iaquinta (80' Marchionni). Trajner. Ranieri (Ne dispozicion: Manninger, Marchisio, Salihamidzic, Knezevic).

Udinese (4-3-3): Handanovic; Ferronetti, Coda, Lukovic, Pasquale; Inler, D'Agostino, Motta (71' Isla); Pepe (75' Floro Flores), Quagliarella, Di Natale (89' Sanchez). Trajner. Marino (Ne dispozicion: Belardi, Domizzi, Sala, Tissone).

Arbiter: De Marco.
Golashenues: 67' Amauri.
Te ndeshkuar me karton te verdhe: Ferronetti.


Serie A: Juventus - Udinese


Sonte ne stadiumin Olimpico ne Torino do te luhet ndeshja e fundit te gjiros se dyte te kampionatit italian, ndermjet vendasve Juventus dhe nikoqireve friulian Udinese. Ndeshja do te filloje ne oren 20:30, ndersa gjyqtar kryesor i ndeshjes do te jete Andrea De Marco.

Alessandro Del Piero, “Il Fenomeno Vero”

“Pasaporta”

Emri i plotë: Alessandro Del Piero

Datëlindja: 9 Nëntor 1974

Vendlindja: Conegliano, Itali

Gjatësia: 173 cm

Pesha: 73 kg

Pseudonimet: Pinturicchio, Mr.Juventus, Il Fenomeno Vero, Alex, Ale, Godot

Pozicioni: Sulmues mbështetës

Klubi aktual: Juventus



Çmimet dhe shpërblimet: 7 Kampionate italiane: 1994‑95, 1996‑97, 1997‑98, 2001‑02, 2002‑03, (2004‑05, 2005‑06): Dy të fundit të revokuara pas skandalit të futbollit “Calciopoli”

4 Superkupat italine: 1995, 1997, 2002, 2003

1 Kupë të Italisë: 1994‑95

1 Ligë Kampionesh: 1995‑96

3 Medalje finalisti në Ligën e Kampioneve:1996‑97, 1997‑98, 2002‑03

1 Superkupë Europiane: 1996

1 Kupë Ndërkontinentale: 1996

1 Kupë Intertoto: 1999

1 Kupë Bote: 2006



Shpërblimet

Futbollisti Europian i Vitit U‑21

“MVP”, Çmimi i Finales së interkontinentales në vitin 1996

Çmimi për lojtarin më të mirë italian 1998

Çmimi për Lojtarin më të Plotë 1998

Golashënuesi më i Mirë i Ligës së Kampioneve 1997

Golashënuesi më i Mirë i Ligës së Kampioneve 1998

Çmimi për Lojtarin më Popullor italian

Çmimi për Futbollistin më Karizmatik në Itali, 2001

Sulmuesi më i mirë i 10 vjeçarit në Ligën e Kampioneve

Golashënuesi më i mirë i të gjitha kohrave për ekipin Juventus





Alessandro Del Piero lindi në 9 nëntor 1974, në Koneljiano të Italisë. E filloi futbollin mbrapa oborrit të shtëpisë së tij dhe përfundoi si futbollist profesionist, si dhe kapiten i Juventusit dhe i ekipit kombëtar italian. Ishte pikërisht “Il Fenomeno Vero”, ai që e çoi Italinë në fitimin e Kupës së Botës “FIFA 2006″. Megjithatë, ndonëse “i janë prerë paksa pendët” nën udhëheqjen e Capellos, në sezonin futbollistik 2006-2007, kur Juventusi e fitoi titullin në Itali, por iu hoq si pasojë e “Calciopolit”, “Fenomeni” tregoi se është i aftë të shënojë gola edhe nga stoli i rezervave…,në rolin e zëvendësuesit të minutave të fundit.

E ëma e tij, Bruna, ishte një shtëpiake “e stazhionuar”, ndërsa Gino Del Piero, i ati i tij, ishte elektriçist. E ëma, duke e parë Del Pieron në fëmijërinë e tij, që kthehej i gjakosur dhe i dërrmuar në shtëpi, dëshironte më shumë që të bëhej portier, pasi djali nuk mund të vazhdonte më tej “vetë‑sakatimin”. Ndërsa po darkonin në shtëpinë e tyre, në fshatin Koneljiano, ajo iu lut atij që të luante në portë. Por, i vëllai i Del Pieros, Stefano, i ktheu përgjigjen aty për aty së ëmës: “Nuk e sheh që Alex është i mirë në sulm?” Alex mezi po priste të nesërmen të fillonte sërish futbollin në oborrin e shtëpisë, së bashku me dy miqtë e tij, Nelsonin dhe Pierpaolon. Të tre dëshironin të bëheshin futbollistë, por vetëm Alessandro arriti t’ia dilte mbanë kësaj, pasi edhe i vëllai i tij, Stefano, për shkak të një dëmtimi në moshën 9‑vjeçare, u shkëput nga ekipi i Sandorias, ku sapo kishte nisur të aktivizohej. Ndërsa në vitet e mëpasshme, Del Piero ka rikujtuar se, si i ri që ishte, asnjëherë nuk kishte pasur para të mjaftueshme të udhëtonte jashtë shtetit, prandaj, për këtë arsye, një fije peri e ndante që të merrte profesionin e shoferit të mauneve, pasi vetëm në këtë mënyrë do të vizitonte dhe do të njihej me vende, krahina dhe kultura të ndryshme. Më vonë, si një futbollist profesionist, ai do të ishte i aftë të shëtiste jo vetëm përreth botës, por do të bënte që “edhe ajo të rrutullohej përreth tij”.



Karriera futbollistike

Shpesh Del Piero luan si sulmues mbështetës dhe rrallë si mesfushor apo sulmues i vijës së parë, ndërsa në Itali vendosja e këtij futbollisti njihet në termin “Trequartista”. Ai nuk është nga më të lartët apo më të përparuarit në fushë, por një gjë është e sigurt, se Del Piero është sulmuesi më krijues në botë. Jo më kot specialistët e futbollit e kanë konsideruar Del Pieron “gjuetar pa leje i golave”. Ai, madje, është një ekspert i lindur në driblimet ndaj mbrojtësve kundërshtarë, edhe në ato situata që njihen si “topi i vdekjes”, por më tepër është i shquar në gjithë botën për goditjet e lira dhe penalltitë. Veçanërisht zona përreth portës kundërshtare “bëhet kaçurrel”. Prej tij vijnë goditjet e forta nga mbi 10 jardë (9.1 m) jashtë kuadratit të penalltisë, një zonë e cila njihet ndryshe si “La Zona Del Piero” (Zona e Del Pieros).

Po ku e mësoi kaq mirë futbollin Del Piero? Mos ishte gjë ai një talent i lindur, mbrapa oborrit të shtëpisë? Për herë të parë Del Piero u aktivizua me ekipin e qytetit të San Vendemianos, kur ai u largua nga shtëpia e tij në moshën 16-vjeçare, ndërsa karrierën e tij profesionale e filloi më 1991, me ekipin e Padovës në Serinë B të Italisë. Në vitin 1993, Aleks u transferua në ekipin e Juventusit. Del Piero kreu debutimin e tij të parë kundra ekipit të Foggias ,në Serinë A, në shtator 1993. Në ndeshjen pasardhëse ai shënoi golin e tij të parë, kundra Reggianës, kur doli në fushë si zëvendësues, ndërsa në ndeshjen ndaj Parmës kreu një “hat‑trick” (roveshiatë). Me blerjen e tij, Juventusi kishte krijuar “Scudetton” e parë pas tetë viteve, ndërsa ai sezon për Del Pieron do të ishte ngjitja e shkallëve të karrierës. Me klubin e Torinos ai fitoi kampionatin e Serisë A plot shtatë herë (1995, 1997, 1998, 2002, 2003, 2005, 2006), titulli i fundit i mohuar nga “Calciopoli”, Ligën e Kampioneve më 1996, dhe Kupën Ndërkontinentale, në po të njëtin vit. Sezoni më i mirë i tij u shënua midis 1997‑1998, kur Del Piero shënoi 21 gola në Serinë A. Emri i tij u ngjit gjithashtu edhe në krye të golashënuesve të Ligës së Kampioneve me 10 gola, ndërsa u përfshi edhe një gol tjetër nga një goditje e lirë kundra ekipit të Monakos në gjysmëfinale. Del Piero do ta kalonte keqazi sezonin 1998‑1999, kur do të akuzohet për doping nga ekipi i Juventusit, ndërsa më pas gjendet i pafajshëm. Në muajin tetor ai pëson një dëmtim në gju, përgjatë ndeshjes që doli në barazim 2‑2, me ekipin e Udinezes. Ky aksident do ta mbante atë jashtë fushës së blertë dhe madje me vonesa për rikuperim të plotë për këtë sezon. Juventus vuajti për shkak të tij dhe çalë‑çalë shkoi drejt vendit të 6‑të në Serinë A. Qarkulluan madje edhe zëra se asnjëherë Del Piero nuk do ta merrte veten pas këtij aksidenti, njëherësh do të mbyllej në këtë mënyrë potenciali i tij i saponisur, në një moshë tepër të re. Ai merr pseudonimin “Pinturicchio”, bazuar mbi një shaka të Giani Agnellit, i cili e krahasoi daljen në fushë të Del Pieros me atë të Roberto Baggios në një paralele, midis studentit “Pinturicchio” nga Perugia dhe mësuesit “Caravaggio”. Ndërsa nga fansat e tij ai do të quhej “Il Fenomeno Vero”. Në historinë e futbollit, ai do ta tregonte veten se në të vërtetë ishte “Fenomen”. Një prej pikave të forta të Del Pieros është zhdërvjelltësia e tij, e cila e lejon atë që të luajë në pozicione të ndryshme të sulmit. Kur filloi karrierën e tij në klube si “sulmues‑fluturues”, ai u fiksua më tepër në rolin e pozicionimit të mbështetësit të sulmuesve. Për shkak të pregatitjes së tij teknike të admirueshme, duke dhënë pasa të saktë dhe duke krijuar një vizion plot mbresa, ai mori në këtë mënyrë edhe rolin e organizatorit; mbrapa sulmuesve. Në zonën rrethuese të penalltisë, fuqia e tij dhe idea e shpikësit të golit triumfonin sa herë vihej përballë portierit. Nën udhëheqjen e Marcello Lippit si trajner, krijmtaria e Del Pieros u shfaq edhe më shumë. Ai tregoi klas me goditjet vdekjeprurëse të treshes së quajtur “trident‑attack”, e formuar nga veteranët Gianluca Vialli dhe Fabrizio Ravanelli. Pas kësaj, Del Piero fiton “me të drejta të plota” rolin e udhëheqësit dhe organizuesit të kombinimeve, mbrapa Zinedine Zidane dhe Filippo Inzaghit. Në këtë pozicion ai do të qëndronte deri në fillim të vitit 2001, por sërish Del Piero do të ngelej roli vital me partnerin e tij më të ri, Pavel Nedved, si mesfushor, dhe David Trezeguet, i përparuar, duke kontribuar jashtëzakonisht shumë në suksesin e Juventusit dhe atë të ekipit kombëtar italian. Del Piero, në janar 2007, regjistroi vendin e parë në top‑listën e futbollistëve të F.C. Juventus me daljen e tij të 500‑të pranë këtij ekipi.



Fitues i Kupës së Botës

Suksesi i tij në nivelin e klubeve ishte i padiskutueshëm. Por, Del Piero, në të shkuarën e tij, kishte regjistruar disa përhumbje në lojën për ekipin kombëtar italian, ndonëse aktualisht në formacionin kombëtar ndodhet në vendin e 4‑t të golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave. Në Kupën e Botës, “FIFA 1998″, ai mori famën dhe konkuroi me të favorshmin Roberto Baggio, të cilin e la tepër mbrapa. Por lajmet e këqija s’vonuan të vinin edhe për të. Pësoi probleme si pasojë e një dëmtimi, duke lënë fushën e lojës përgjatë finales së Ligës së Kampioneve, ndërsa luante për ekipin e Juventusit. Dy vite më vonë, Del Piero u bë një prej fajtorëve kryesorë që ekipi italian humbi dy shanse në minutat e fundit, në finalen e “Euro 2000″, të cilat automatikisht do të kishin skualifikuar Francën. Megjithatë, ai u rikthye në skenën ndërkombëtare në Kupën e Botës “FIFA 2002″, nga një sezon tepër madhështor në Serinë A, ku Juventusi kishte fituar titullin. Del Piero shënoi një gol vendimtar kundra Hungarisë, duke kualifikuar ekipin “Azzurri” për Kupën e Botës. Në këtë garë ndërkombëtare ai shënoi gjithashtu edhe një gol kundra Meksikës, me prekjen e parë të topit, pas një ndërrimi, duke e dërguar Italinë në raundin e dytë, megjithëse kjo nuk i ndihmoi shumë ata. Pas “Euro 2004″, Del Piero do të kalonte me ekipin e Juventusit një moment tepër të rëndësishëm, pas zëvendësimit të trajnerit Marcello Lippi me Fabio Capellon. Trajneri i ri, Kapelo, nuk ishte tepër i bindur për mundësitë e Del Pieros, duke i dhënë më shumë favore yllit të Ajaksit, Zlatan Ibrahimovicit. Në këtë mënyrë kapitenit të Juves iu desh të luftonte së tepërmi, për t’ia vërtetuar ndryshe. Dhe shënon 14 gola në Serinë A, duke ndihmuar njëkohësisht Juven në “Scudetto 28″, që më pas iu hoq bardhezinjve dhe iu dha Interit, si pasojë e “Calciopolit”. Goli më i veçantë do të mbahet mend një roveshatë drejt portës së ekipit kuqezi milanez. Përgjatë Kupës së Botës 2006, kapiteni i Juventusit do të kalonte pothuajse të gjitha ndeshjet në stolin e rezervave. Do të zëvendësohej në minutat e fundit, siç ishte në ndeshjen kundra Ganës, apo në minutën e 54‑t në ndeshjen pasardhëse, me ekipin amerikan. Del Piero do të ishte më aktiv për Italinë përgjatë ndeshjeve përcaktuese; duke filluar nga të gjashtëmbëdhjetat me Australinë. Në 4 Korrik 2006, ndërsa u ndeshën me shtetin pritës, Gjermaninë, në ndeshjen e gjysmëfinales, Del Piero u risoll në fushën e lojës si zëvendësues, sërish në fund të ndeshjes, duke shënuar për Italinë golin e dytë. Pas një pushimi të shkurtër, ndërsa Gjermania rifitoi epërsinë, Alessandro Del Piero shënon një tjetër gol për Italinë, nëpërmjet një pasi të dhënë perfektshmërisht në një shteg të ngushtë mbrojtësish nga mbrapa kurrizit nga Alberto Gilardino. Del Piero në mënyrë mjeshtërore kalon topin sipër Jens Lehmann. E në këtë mënyrë ai shuan edhe shpresat e fundit të gjermanëve. Goli u konsiderua si ndër më të mirët e të gjithë kompeticionit. Në finale, Del Piero shënoi penalltinë e katërt për Kupën e Botës 2006, duke e ndihmuar Italinë të fitonte Kampionatin Botëror për të 4‑tën herë në historinë e saj. Italia menaxhoi të shënonte të pesta penalltitë. Del Piero do të deklaronte më pas se fitimi i Kupës së Botës kishte qenë përherë ëndrra e tij fëmijërore. Larg të qënit kapiten i Juventusit, Del Piero rastësisht udhëhoqi Italinë në mungesë të gjetjes së një kapiteni po aq të aftë sa edhe ai përgjatë gjithë kësaj kohe. Deri në vitin 2006, Del Piero ka mbajtur titullin e kapitenit plot 5 herë. Ai gjithashtu ka pasur fatin që të ketë numrin 10 në fanellën sportive në ekipin kombëtar italian. Vonë, ai ia dorëzoi fanellën me këtë numër Francesko Tottit. Del Piero u rikthye tek “Azzurrët” me bluzën numër 7 për disa arsye sentimentale, pasi ky ishte pikërisht numri me të cilin Alessandro filloi karrierën në futbollin profesionist.



Progresi direkt nga stoli

Ekspertët kanë pranuar se Del Piero është rikthyer sërish në lavdinë e sezonit 2005‑2006, duke shënuar 20 gola në të gjitha kompeticionet. Goli që do të mbahet mend në memorje do të ngelet ai i goditjes së lirë, me të cilin fituan ndeshjen ndaj rivalëve të tyre më të mëdhenj, Inter. Megjithatë, roli i tij në Juventus ka ndryshuar paksa përgjatë sezonit 2006, nën udhëheqjen e Capellos, i cili ka preferuar ta përdorë atë si një zëvendësues për “impaktet e menjëhershme”. Në sezonin 2006, Del Piero barazoi José Altafinin, në Serinë A, me një rekord prej 6 golash, si zëvendësues i minutave të fundit. Vetë Del Piero është në ambivalencë përreth aftësive të tij, të bëjë gola nga banka e rezervave, duke thënë se “do doja që njerëzit të më njihnin mua më shumë se zëvendësimin nga stoli dhe ndryshimin komplet të lojës”. Në marsin e vitit 2006 u hodh ideja e përfundimit të karrierës futbollistike në një klub jashtë Italisë, në qoftë se ata do t’i garantonin atij një vend ku të fillojë lojën si sulmues i avancuar. Në 10 janar 2006, Del Piero u bë lideri-golashënues i të gjitha kohrave për ekipin e Juventusit, kur shënoi plot tri herë në Kupën e Italisë, në ndeshjen kundër Fiorentinës, dhe regjistroi në total për klubin e tij 185 gola. Pozicioni i mëparshëm ishte mbajtur nga Giampiero Boniperti, i cili kishte shënuar 182 gola për një klub. Pas skandalit të madh italian, “Calciopoli”, kur Juventus shkoi në Serinë B dhe dy “scudettot” e fundit iu revokuan, Del Piero bëri të ditur se do të qëndrojë kapiten i bardhezinjëve edhe për Serinë B. Dalja e tij e parë pas triumfit të Kupës së Botës do të ishte Kupa e Italisë, në ndeshjen kundra Cesenës, në 23 gusht 2006. Që nga koha kur Juventusi do të luante në Serinë B, në sezonin 2006‑2007, fushata për Kupën e Italisë ishte bërë gjithnjë edhe më e rëndësishme për klubin, me qëllimin e vetëm që të linin “një shenjë” për këtë klub në arkivën e Kupës UEFA. Meqënëse ia kishte marrë dorën edhe më parë stolit, Del Piero filloi pikërisht prej andej. Juventus dhe Cesena po e mbyllnin takimin në rezultatin 1‑1, kur Del Piero hyn në minutën e 74‑t dhe, pikërisht pas 9 sekondash, shënon, duke i dhënë Juventusit golin e fitores. Del Piero do të shënonte sërish në 27 gusht, në turin e dytë të Kupës, në rolin e zëvendësuesit, kur në minutën e 61‑të realizon golin kundra ekipit të Napolit, në stadiumin e “San Paolos”. Juventus, i mbështetur nga prapa nga Del Piero, kishte shënuar dy herë radhazi në portën e napolitanëve, duke e ringjitur Juven në krye, por Napoli barazon dhe ndeshja shkon drejt penalltive. Ekipit të Napolit dukej se po i printe fati. Ata do ta fitonin ndeshjen në 5‑4. Në tetor 2006, Del Piero regjistroi 200 gola për Juventusin në ndeshjet zyrtare (përfshirë ato të Serisë A, Ligës së Kampionave, Kupës së Italisë dhe të tjera kompeticione zyrtare). Ai shënoi golin e 200‑të për bardhezinjtë në ndeshjen kundra Frosinone, në 28 tetor 2006.





Shkurt për “Del Piero Gentleman”

Që nga viti 1999, Alessandro Del Piero ishte takuar për herë të parë me Sonia Amoruso, ndërsa në vitin 2005 ata i japin fund kësaj lidhjeje me një…martesë. Del Piero ka realizuar disa CD të tijat, ndërsa konsiderohet si një nga më të paguarit, për bonuse dhe të ardhurat nga reklamat. Del Piero mbahet edhe si mashkulli me arritjet dhe zbritjet e tij të mëdha. Ai ka fituar kështu titujt, “‘Coppa d’Argento’ Premio Speciale Gentleman”, “San Siro Gentleman Serie A TIM”, ndërsa “Associazione Soomaaliya Special Award for Fairness” e vendos atë në listën e personave që nuk kanë qenë kurrë arrogantë, agresivë apo violentë. Pele e angazhoi Del Pieron në 125 futbollistët që morën pjesë në 100-vjetorin e FIFA‑s (FIFA 100). Ai gjithashtu regjistroi emrin e tij si një nga futbollistët europianë më të mirë në 50 vitet e “UEFA Golden Jubilee Poll”. Futbollisti është klasifikuar me notën 10 në 1996, pasi Juventus fitoi Kampionatin, Ligën e Kampioneve dhe titullin Kampionë të Italisë. Po ashtu, futbollisti Del Piero ka marrëdhënie të mira me Noel Gallagher dhe madje gjithë grupin “Oasis”. Gallagher është përdorur si “maskota fatsjellëse” e Del Pieros në Kupën e Botës 2006, ndërsa e ka ftuar atë personalisht në hotelin e “Azzurëve” pas fitores. Ai shfaqet së bashku me Marco Materazzin në koncertin e Rolling Stones në Milano në vitin 2006, pasi Italia kishte fituar Kupën e Botës. Ikona e NBA‑së, Stiv Nesh dhe legjenda e çiklizmit, Edi Merks kanë deklaruar se edhe ata janë fansa të flaktë të Del Pieros. Në fund të vitit 2006, në muajin nëntor, Del Piero mori çmimin Airc: “Believe in Research” për kontributin e tij në promovimin dhe mbështetjen e kurimit të tumorit.

Ranieri paralajmëron: Kujdes nga Di Natale!

Trajneri i Juves kërkoi përqëndrim nga skuadra e tij në sfidën e sotme ndaj Udinezes. “Di Natale po kalon një moment magjik, është si Mbreti Mida, gjithçka që preket prej tij kthehet në ar.” Në vigjilie të ndeshjes së mbrëmjes së sotme të Juves së tij ndaj Udineses, Claudio Ranieri nuk e fsheh se “armiku publik numër një” në Olimpico të Torinos do të jetë pikërisht napoletani, i cili ka shënuar dy dygolësha radhazi me Udinezen dhe kombëtaren italiane: “Të vjen mirë kur përballesh me kampionë të tillë, - tha tekniku roman përpara se të fliste për ekipin kundërshtar në përgjithësi. - Do të ndeshemi me një skuadrë e cila vjet na mundi, ndaj duhet të luajmë me përqëndrimin maksimal. Udinese po zhvillon kampionate tepër të bukura, po arrin të qëndrojë në majat e larta dhe të nxjerrë futbollistë të vlefshëm; ka një projekt të rëndësishëm dhe familjes Poco i duhen bërë me të vërtetë shumë përgëzime për atë që po arrin.” Për sa i takon skuadrës vazhdojnë të mungojnë Zebina dhe Zanetti, ndërsa Ranieri mund të përdorë rrotacionin në kuadër të ndeshjes të së mërkurës ndaj Zenitit: “Formacionin e kam në mendje.” Trajneri tha se Juventusi duhet të nxjerrë në pah shpirtin e sakrificës për t’ia dalë mbanë: “Në futboll shumëçka varet nga përqëndrimi dhe nga thjeshtësia me të cilën përgatiten ndeshjet, - tha trajneri i “Zonjës së Vjetër”. - Ky është çelësi i suksesit. Ne jemi një skuadër e shkëlqyer kur japim maksimumin, por nëse e ulim nivelin e përqëndrimit nuk jemi në lartësinë e duhur. Nuk është se kaq e kemi kufirin, por kështu e ka futbolli: kur jepet maksimumi, dalin në pah teknika dhe cilësitë, në rast të kundërt skuadrat e tjera arrijnë t’i fshehin ndryshimet. Ndeshja e Italisë në Qipro është një shembull i kësaj dhe unë e prisja.” TREZEGUET - Është gjithnjë e njëjta histori, e cila kthehet herë pas herë në vëmendje, edhe pse kanë kaluar dy vjet. Bëhet fjalë për “Calciopoli”-n, për historinë e përgjimeve, të penalizimeve dhe të titujve të dhënë aforfe, apo të hequr, si në rastin e Juventusit. Bardhezinjve nuk i’u quajt titulli i fituar në vitin 2005 dhe 2006, ndëshkim të cilin Torino e bardhezinjve nuk e ka kapërdirë kurrë, përfshirë edhe lojtarët, sidomos ata të “gardës së vjetër”, të cilët kanë provuar se çfarë është edhe Seria B. Mes tyre spikat David Trezeguet, i cili gjatë një interviste të dhënë për kanalin televiziv “France 2″ e ka risjellë në kujtesë çështjen me shumë klas: “Këtë vit e imagjinoj duke fituar kampionatin dhe Ligën e Kampioneve, çka mendoj se nuk është pak. Për më tepër, mbi fanellë kemi dy yje dhe jemi të ndërgjegjshëm se nëse e fitojmë titullin, ata do të bëhen tre, pra diçka e jashtëzakonshme.” Problemi është se llogaritë nuk dalin mirë kështu, në rast se i hidhet një sy pemës së artë zyrtare të Serisë A. Sepse sikurse dihet, pas dy kampionateve që i janë hequr Juves, numri i titujve për bardhezinjtë ka zbritur nga 29 në 27. Por me sa duket, Trezegeja nuk i sheh kështu gjërat dhe më pas sulmuesi francez deklaroi diçka të veçantë: “Më kontaktoi Barcelona e Guardiolës dhe më kërkoi të shkoja atje.” Por ai s’mund të largohej nga Juvja, pikërisht tani që ylli i tretë është fare pranë…

Blanc: Juvja ka një të ardhme të madhe

“Juventusi është një skuadër tepër e fortë dhe në të ardhmen do të jetë edhe më e fortë se tani.” Jean-Claude Blanc, i cili foli për dy vitet e para të punës së tij te bardhezinjtë, ndihet tepër optimist. Administratori i deleguar i bardhezinjve e parashikon të ardhmen gjithnjë e më pozitive. “Vijmë nga dy sezone shumë të vështira, por tashmë për fat të mirë i kemi lënë pas. Cili është kujtimi më i keq? Fakti që u detyruam të linim të largoheshin disa kampionë të mëdhenj. Por ishte absolutisht e nevojshme.” Por ai nuk kishte si të mos i lavdëronte “të gjithë ata që qëndruan dhe që ende sot përbëjnë boshtin e skuadrës. Janë ata çelesi i kualifikimit në Ligën e Kampioneve dhe duhet t’i falenderojmë edhe për këtë”, - tha Blancu. Programi që përpunuan fillimisht drejtuesit e rinj ishte 5-vjeçar. “Jemi në mesin e rrugës. Po luftojmë në dy fronte, në kampionat dhe në Champions. Kemi një skuadër të kompletuar dhe cilësore. Jam i sigurt se do të jetë një Juve zbavitëse dhe tërheqëse,- ka vijuar ai. - Dhuna në futboll? Në radhë të parë lipset respekti. Në Firence drejtuesit e Juventusit e panë ndeshjen krah për krah me ata të Fiorentinës. Është kjo klima e duhur që duhet të krijohet: drejtuesit janë të parët që duhet t’i japin shembullin tifozëve.”

e shtunë, 13 shtator 2008

Sissoko: Kete vit Scudetton dhe Championsin

Mohamed Lamine Sissoko, mesfushori malian i Juventusit ka folur rreth ambicieve te tij per sezonin qe sapo ka filluar. Vitin e kaluar arrita ne Torino ne janar, ndersa kete vit do te jem ne dispozicion gjate tere sezonit. Jemi te forte dhe jemi maksimalisht te motivuar. Synimet tona jane triumf ne Serie A dhe ne Champions. Te gjithe e dime se sa na kane munguar trofete keto dy vitet e fundit. Jemi te gatshem te bejme befasira te shumta. Me nje ekip sic ka Juvja, do te jete mekat nese nuk do te shperblehemi se paku me njeren nga Scudettoja ose Championsi. Shpresojme qe enderra te realizohet, dhe Juvja te mbetet aty ku edhe ka qene gjate gjithe historise se saj - ka perfunduar Sissoko.