e mërkurë, 11 shkurt 2009

Chelsea-Hiddink, zyrtarizohet marrëveshja

Pak orë pas mesditës, Chelsea ka zyrtarizuar marrëveshjen e përkohshme me trajnerin e Rusisë, Guus Hiddink. “Chelsea Football Club njofton me kënaqësi se Guus Hiddink do të jetë trajneri i ri i skuadrës deri në fund të këtij sezoni. Klubi gjen rastin të falënderojë Federaten Ruse te Futbollit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin”, thuhet në faqen zyrtare të skuadrës londineze. Ndërkohë, vetë Hiddink ka pranuar se do të jetë në stolin e skuadrës gjatë javës së ardhshme. “Chelsea ka lojtarë të shkëlqyer që duhet të jenë në formën më të mirë, prandaj puna ime do jetë edhe më e lehtë. Abramovich i ka dhënë kaq shume futbollit rus, prandaj do perpiqem t’ia shpërblej”, shprëhet holandezi. Hiddink do të drejtojë skuadrën e tij për të mposhtur gjigantin italian, Juventusin në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve që do të luhet më 25 shkurt në stadiumin Stemford Bridge.

Nuk ka komente: