Trajneri i Italisë, Marcello Lippi, ka publikuar listën e lojtarëve të cilët do t’i ketë në dispozicion në ndeshjen miqësore kundër Brazilit të martën në Londër, ndërsa menjëherë u vërejt mungesa e emrave të Alessandro Del Pieros dhe Antonio Cassanos. Gianluigi Buffon dhe Andrea Pirlo kthehen në përfaqësuese pas mungesës si pasojë e lëndimeve. Po ashtu kthehen lojtarët që munguan në miqësoren e fundit, Alberto Aquilani, Antonio Di Natale dhe Gianluca Zambrotta.
Lista e plotë e lojtarëve:
Portierë: Gianluigi Buffon (Juventus), Marco Amelia (Palermo), Morgan De Sanctis (Galatasaray)
Mbrojtës: Daniele Bonera (Milan), Fabio Cannavaro (Real Madrid), Andrea Dossena (Liverpool), Alessandro Gamberini (Fiorentina), Fabio Grosso (Olympique Lyonnais), Nicola Legrottaglie (Juventus), Gianluca Zambrotta (Milan);
Mesfushorë: Alberto Aquilani (Roma), Mauro Camoranesi (Juventus), Daniele De Rossi (Roma), Riccardo Montolivo (Fiorentina), Simone Pepe (Udinese), Simone Perrotta (Roma), Andrea Pirlo (Milan);
Sulmues: Antonio Di Natale (Udinese), Alberto Gilardino (Fiorentina), Vincenzo Iaquinta (Juventus), Fabio Quagliarella (Udinese), Giuseppe Rossi (Villarreal), Luca Toni (Bayern Munich).
e diel, 8 shkurt 2009
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment