e diel, 8 shkurt 2009
Molinaro: Besojmë tek titulli
De Ceglie është dëmtuar dhe do të mungojë për dy muajt e ardhshëm, kështu që, në pjesën më të rëndësishme të sezonit, gjithë pesha e krahut të majtë do të bjerë mbi mbrojtësin juventin Cristian Molinaro, i cili nuk ndihet i shqetësuar. “Unë ndihem mirë, si fizikisht ashtu edhe psikologjikisht. Jemi shqetësuar të gjithë për Paolinon. Por përsa më takon mua nuk ka asnjë problem. Nuk jam i lodhur”. Dy vite më parë, kur ka kaluar tek Juventusi, nuk mendonte të bëhej kaq shpejt titullar i kësaj skuadre. “Edhe unë vetë jam befasuar. Nuk besoja se do të bëhesha lojtari, që do të aktivizohej më shumë sezonin e kaluar”, ka thënë Molinaro, i cili beson akoma tek titulli, pavarësisht diferencës së madhe me Interin. “Besoj se kemi akoma mundësi për të fituar titullin. Por tani duhet të ruhemi edhe nga Milani, që na ka kaluar në renditje. Por kundër Catanias duam të rikthehemi tek fitorja për të treguar se jemi akoma në garë”, ka thënë mbrojtësi.
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment