e mërkurë, 11 shkurt 2009

Garone: Juventus interesohet për Cassanon

Presidenti i Sampdorias, Ricardo Garone thekson se skuadra e Juventusit e dëshiron sulmuesin Antonio Cassano. Përfaqësuesi i kombëtares së Italisë në radhët e Sampdorias ka rikthyer karrierën e tij në rrugë të duhur dhe përsëri filloi të tregojë talentin e tij. Paraqitjet e mira të Cassanos kanë tërhequr vëmendjen e disa skuadrave mes të cilave gjenden emrat e Juventusit dhe Interit, ndërsa trajneri i Bianconerëve, Claudio Ranieri mbrëmë zbuloi se i pëlqen loja e sulmuesit. Presidenti i Sampdorias, Ricardo Garone theksoi interesin e Zonjës së Vjetër por thotë se ata duan që sulmuesi të qëndrojë në Genoa. "Shumë skuadra interesohen për Cassanon mes të cilave edhe Juventusit" - tha Garone". "Është e qartë se të gjithë ne jemi të dashuruar tek ai dhe do të bëjmë të pamundurën që ai të qëndrojë këtu". Sampdoria mund të bëjë veprim të mirë me shitjen e Cassanos. Klauzola e lojtarit arrinë vlerat e 20 milionë eurove dhe pikërisht kjo është shuma të cilën ata e kërkojnë pëe sulmuësin. Me këtë skuadra nga Genoa do të mund të paguajë edhe pjesën prej 4.5 milionë euro e cila i takon skuadrës mbretërore, Realit të Madridit. Gjithashtu në marrëveshjen e plotë mund të kyçen edhe disa lojtarë të Zonjës së Vjetër siç janë Davide Lanzafame, Marco Marchionni ose Cristian Molinaro.

Nuk ka komente: