e mërkurë, 11 shkurt 2009

Sissoko në dyshim për Sampdorian

Në shtëpinë e Juventusit ka rënë sërish alarmi i dëmtimeve. Nuk ka pasur kohë t’i gëzohet rekuperimeve të Tiagos, Poulsenit dhe Camoranesit, pasi një tjetër mesfushor ka shqetësuar trajnerin bardhezi, Claudio Ranieri. Këtë herë i ka takuar Sisokos, i cili kishte marrë një goditje në këmbë kundër Napolit, por është aktivizuar rregullisht kundër Ctanias. Një radiografi ka përjashtuar frakturat, por dhembja nuk është larguar dhe lojtari mund të mungojë kundër Sampdorias.

Nuk ka komente: