e martë, 10 shkurt 2009

Giovinco beson

Pas sfidës në Catania, vjen një mesazh i qartë për Interin: Juventusi nuk dorëzohet. “Tri pikët janë një hap i rëndësishëm. Besojmë akoma te përmbysja në renditje, - tha sulmuesi shtatshkurtër i Juves. Kampionati është akoma i gjatë, të gjitha ndeshjet janë vendimtare. Derbi i Milanos? Sigurisht Interi të dielën ka një ndeshje shumë të vështirë me Milanin, por ne mendojmë për veten tonë”. Fitorja e arritur në minutat shtesë në Catania, tregon që skuadra bardhezi vështirë të dorëzohet: “E dinim që Catania, para së gjithash në shtëpi, është një skuadër e vështirë të përballet. Polemikat për gjyqtarët? Besoj se janë normale. Juvja është para syve të të gjithëve, ndaj është normale që ekziston gjithë kjo vëmendje”. Giovinco flet pastaj për momentin e tij: “Jam te Juvja, ndaj është më mirë të mos zgjidhja ekip tjetër, për një të ri është e rëndësishme që të luajë. Jam i lumtur që qëndrova, do të më vijnë raste të tjera, kjo është e sigurt”.

Nuk ka komente: