e martë, 10 shkurt 2009

Ranieri: Vetëm unë nuk ankohem

Trajneri bardhezi kundër Mourinhos: Unë jam “budallai” i vetëm, mjaft me ankesa ndaj tyre

Fitorja në Catania i afron Claudio Ranierit rastin për të hequr ndonjë “fije baltë nga këpucët”. Duke e filluar që nga Mourinho, “fajtor” sipas trajneti bardhezi, që ndez “zjarrin”, duke u qarë dhe ankuar nga vendimet e gjyqtarëve. Ranieri është i gatshëm të pranojë që prekja e topit me dorë nga Marchionni ishte 11-metërsh, nëse gjyqtari dhe vijërojtësi do të kishin një pamje më të qartë nga Mascara. “Por në fund të ndeshjes, çdo trajner e komenton ndeshjen siç do ai, - thotë trajneri, - duke përpiluar listën e tij të gabimeve të gjyqtarëve. Vetëm në ndeshjen e fundit të kampionatit kundër Cagliarit, ishte një 11-metërsh për ne ndaj Marchionnit, por nuk protestova. A është në karakterin tim? Mundet, por ndonjëherë më duket se jam një idiot: këtu, mes kolegëve të mi, unë jam “budallai” i vetëm, sepse nuk ankohem. Mos doni t’i hedhim benzinë zjarrit? Por pastaj të mos ankohemi. Kështu nuk është mirë për futbollin”.


IAQUINTA - Pasi ka kaluar në lavdërime (për treshen që ka qëndruar gjatë në infermieri dhe u rikthye në Catania nga minuta e parë, Camoranesi, Tiago e Poulsen), Ranieri ka kritikuar Iaquintën për një karton të kuq që mund t’i kushtonte shtrenjt skuadrës. “Vincenzo gaboi që e hoqi fanellën për të festuar golin para tifozëve tanë, - shpjegon tekniku bardhezi, - dhe aq më keq me atë ndërhyrje të rëndë pak sekonda pasi kishte marrë kartonin e parë të verdhë. Është momenti të shmangen këto zhveshje në fushë. Ka nga ata që bëjnë një maratonë, duke harxhuar frymë e energji, ka nga ata që poshtë fanellë shkruajnë “Zoti ekziston”… Mjafton të përqafohen në mes të fushës me shokët…”


Nuk ka komente: