e mërkurë, 11 shkurt 2009

Iaquinta dhe Poulsen, 2 gola me “valixhe”

Nga Iaquinta te Poulseni. Dy autorë golash që ishin gati të iknin në janar, kanë shpërthyer javën e fundit. Shënojnë për të harruar. Dhe shpejt. Mbi të gjithë juventinët Vincenzo Iaquinta dhe Christian Poulsen. Jashtë ekipit prej disa muajsh, një hap larg shitjes në janar, në Catania kanë shënuar golat që e kanë rikthyer skuadrën në vendin e dytë. Dhe tani synojnë të jenë më prezentë në formacionin bardhezi.

Nuk ka komente: