e martë, 10 shkurt 2009

Ranieri pëlqen treshen Diego-Ribery-Cassano

Treshja Diego-Ribery-Cassano është më e pëlqyera për trajnerin e Juventusit, Claudio Ranieri. Tekniku juventin pranon hapur dëshirën e tij për të patur në organikën e skuadrës këta futbollistë.“Po, më pëlqejnë Diego, Ribery dhe Cassano”, - deklaron Ranieri për Tuttosport. Fiorentina ka qenë e interesuara e fundit për futbollistin e Werder Bremenit, Diego. Por, drejtori sportiv i këtij klubi, Corvino, shprehet: “Diego kushton shumë për ne”. Bayerni i Mynihut shprehet i gatshëm për të lënë të lirë francezin Ribery. Është vetë Beckenbauer ai që e pohon personalisht këtë gjë. Ndërsa klubi i Sampdorias deklaron zyrtarisht për Tuttosport se është në dorën e futbollistit rinovimi i kontratës apo jo.

Nuk ka komente: