e mërkurë, 11 shkurt 2009

Juve dhe Brarça në balotazh për francezin Ribery

Deklarata e fundit e Franz Beckenbauer, për gatishmërinë e Bayernit për të lënë të lirë francezin Ribery, ka futur në garë Juventusin dhe Barcelonën. Ribery ka kërkuar largimin nga Bajerni i Mynihut, ndërkohë që kontratra e tij me këtë klub skadon në vitin 2011. Në një deklaratë presidenti i nderit i bavarezëve, Franz Beckenbauer, është shprehur se klubi nuk mund ta mbajë me zor futbollistin nëse ai kërkon largimin. Deklarata e “njëshit” të Bayernit ka çuar në këmbë menjëherë drejtuesit e Juventusit dhe Barcelonës. Italianët kërkojnë prej kohësh shërbimet e pasardhësit të Zidane-it tek Franca, por pengesa kryesore ishte klubi i tij aktual, Bayerni i Mynihut. Edhe Bracelona është e gatshme për të derdhur 25-30 milion eurot e kërkuara në arkat e gjermanëve për të marrë yllin francez. Këto dy klube qëndrojnë më të avancuara për të marrë shërbimet mesfushorit.Të interesuara për Riberynë janë edhe klubet e Realit të Madridit, Milanit, Chelseat, Manchester Citiyt, etj. Vetë futbollisti është shprehur para disa kohësh se preferon më shumë një eksperiencë në Serinë A italiane.

Nuk ka komente: