e diel, 8 shkurt 2009

Juventus kthehet në pozitën e dytë


Skuadra e Juventusit ka arritur të shënojë fitore shumë të vështirë si mysafir i Catanias. Zonja e Vjetër e ka mposhtur Catanian në Stadio Massimino me rezultat 2-1, edhe pse që nga minuta e 12-të e takimit luajti me një lojtar më pak. Me të filluar ndeshja (11’), sulmuesi Vincenzo Iaquinta krijoi epërsinë për skuadrën mysafire pas një krosimi të të kthyerit nga lëndimi, Mauro Camoranesi. Mirëpo, festa e Iaquintas u shoqërua me një karton të verdhë për shkak të heqjes së fanellës, dhe gabimi i dytë i sulmuesit italian ishte një ndërhyrje e menjëhershme, e cila i kushtoi me kartonin e dytë të verdhë duke lënë bashkëlojtarët në vështirësi gjatë gjithë takimit. Bianconerët menaxhuan që pjesën e parë ta përfundojnë me avantazh minimal. Mirëpo në pjesën e dytë vendasit ishin shumë kërkues ndaj golit dhe këtë e arritën në minutën e 51-të me anë të Takayuki Morimoto. Sicilianët krijuan presion të madh para portës së Buffonit gjatë gjithë pjesës së dytë, mirëpo kah fundi i takimit, bardhezinjtë u treguan më të suksesshëm. Pas disa gjysmërasteve të skuadrës mysafire, i inkuadruari në lojë në minutat e fundit të takimit (83’), Christian Poulsen, arriti që në minutat shtesë (90’+1) ta mposhtë portierin Bizzarri, dhe t’ia sigurojë skuadrës së tij tre pikë të arta. Me këtë fitore Juventusi kthehet sërish në pozitën e dytë me një pikë më shumë se Milani që mban vendin e tretë dhe shtatë pikë më pak se Interi që i prin Kampionatit.

Të dhëna rreth ndeshjes: CATANIA-JUVENTUS 1-2 (0-1).

Golashënues: 11’ Iaquinta, 52’ Morimoto, 91’ Poulsen.
CATANIA: Bizzarri, Potenza (79’ Terlizzi), Silvestre, Stovini, Capuano (31’ Martinez), Baiocco, Izco (69’ Carboni), Tedesco, Biagianti, Mascara, Morimoto. Në dispozicion: Kosicky, Paolucci, Silvestri, Spinesi. Trajner Zenga.
JUVENTUS: Buffon, Grygera, Legrottaglie, Mellberg, Molinaro, Camoranesi (50’ Marchionni), Sissoko, Tiago (37’st Poulsen), Nedved, Amauri, Iaquinta. Në dispozicion: Manninger, Ariaudo, Poulsen, Marchionni, Giovinco, Trezeguet, Del Piero. Trajner Ranieri.
Gjyqtar: Morganti.
Të ndëshkuar me karton të verdhë: 9’ Stovini, 11, Iaquinta, 12’ Iaquinta, 16’Amauri, 28’ Legrottaglie, 41’ Silvestre, 59’ Sissoko, 61’ Tedesco.
I ndëshkuar me karton të kuq12’pt Iaquinta.

Video nga ndeshja

Nuk ka komente: