e diel, 8 shkurt 2009

Juventus mendon për David Silvën

Përgënjeshtrimi i agjentit të Diegos ka rihapur edhe një herë rrugën që të çon tek David Silva për Juventusin. Bardhezinjtë vazhdojnë të jenë në kërkim për zëvendësuesin e Nedvedit dhe operacioni, që ka lidhje me mesfushorin e Valencias, gjatë orëve të fundit duket se është ai i duhuri. “Situata që po kalon Valencia është kritike dhe David kërkohet nga klubet më të mëdha të Europës”, ka thënë Julio Gento Lorente, agjenti i lojtarit. Por rruga drejt Silvës është e mbushur me pengesa. Në fakt, mesfushori pëlqehet nga shumë klube europianë, me mundësi ekonomike më të mëdha se ato të Juventusit. Kështu që duket më e mundshme marrja e Boshko Jankovicit, 24 vjeç, mesfushor krahu tek Genoa. Lojtari është dhënë borxh nga Palermo dhe, duke parë marrdhëniet e mira midis Juves dhe Genas, operacioni mund të mbyllet me sukses.

Nuk ka komente: