e diel, 8 shkurt 2009

Juvja interesohet gjithnjë e më shumë për Dentinhon

Të thënat së shpëjti do të realizohen. Mediat italiane lajmërojnë se skuadra e Juventusit është seriozisht e interesuar të angazhojë lojtarin e Corinthians, Dentinho. Kërkimi i Juventusit për pasues të veteranit Pavel Nedved në krye të synimeve të transferimeve, udhëhiqet nga i riu 20 vjeçar i Corinthiansit. Braziliani momentalisht është njëri ndër lojtarwt të fokusuar në kampionatin e Amerikës Jugore (ndër 20 vjeç) e cila mbahet në Venezuelë. Edhe pse pozita e Dentinhos është ajo e sulmit, ai mund të luajë edhe në krahun e majtë të mesfushës sepse disponon me një teknikë të shkëlqyer, shpejtësi dhe gjuajtje precize. Dentinho sezonin e kaluar shënoi 24 gola në fanellën e Corinthiansit me çka ka tërhequr vëmendjen e disa skuadrave evropiane.

Nuk ka komente: