e diel, 8 shkurt 2009
Media italiane zyrtarizon Diegon tek Juventusi
Mesfushori i skuadrës së Werder Bremenit, Diego, është prej dy vitesh një objekt i rëndësishëm për bardhezinjtë, por tashmë, braziliani duket më pranë se kurrë Juventusit. 23-vjeçari do të largohet në fund të këtij sezoni nga Werder Bremeni dhe Italia duket destinacioni i tij i ardhshëm. Një gjë e tillë konfirmohej nga media italiane gjatë pasdites së djeshme. Për më shumë theksohej se tashmë babai-menaxher i Diegos ka pranuar ofertën faraonike të drejtuesve juventinë, 5 milionë euro në sezon për katër vitet e ardhshme. Nga kjo marrëveshje, shumë e gëzuar do të dalë edhe skuadra gjermane e drejtuar nga Thomas Schaf, e cila do të përfitojë 30 milionë euro nga ky transferim. Në total, kjo lëvizje do t’u kushtojë bardhezinjve 50 milionë euro, por duke parë atë çfarë ka paraqitur gjatë këtyre viteve në Evropë, Diego, padyshim që për Juventusin do të jetë një supermarrëveshje.
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment