Disa muaj më parë sulmuesi i Juventusit, Vincenzo Iaquinta, ishte ngopur me qëndrimin e tij në bankën rezervë, prandaj kishte deklaruar se në verë do të largohej. Mirëpo tash gjërat kanë ndryshuar, pasi që ish-sulmuesi i Udineses është treguar lojtar i rëndësishëm për Bianconerët. Në ndeshjet e fundit, trajneri Claudio Ranieri ka preferuar inkuadrimin e Iaquintas para Amaurit dhe David Trezeguet, ndërsa sulmuesi italian ka shfaqur disa paraqitje shumë të mira. Sipas “Gazzetta dello Sport”, Iaquinta ka vendosur të mbetet në Torino ku aktualisht po kalon momente shumë të mira, ndërkohë mësohet se do të thirret edhe nga Marcello Lippi për të luajtur në ndeshjet kualifikuese të Italisë, kundër Malit të Zi dhe Irlandës.
e enjte, 19 mars 2009
Iaquinta vendos të qëndrojë
Disa muaj më parë sulmuesi i Juventusit, Vincenzo Iaquinta, ishte ngopur me qëndrimin e tij në bankën rezervë, prandaj kishte deklaruar se në verë do të largohej. Mirëpo tash gjërat kanë ndryshuar, pasi që ish-sulmuesi i Udineses është treguar lojtar i rëndësishëm për Bianconerët. Në ndeshjet e fundit, trajneri Claudio Ranieri ka preferuar inkuadrimin e Iaquintas para Amaurit dhe David Trezeguet, ndërsa sulmuesi italian ka shfaqur disa paraqitje shumë të mira. Sipas “Gazzetta dello Sport”, Iaquinta ka vendosur të mbetet në Torino ku aktualisht po kalon momente shumë të mira, ndërkohë mësohet se do të thirret edhe nga Marcello Lippi për të luajtur në ndeshjet kualifikuese të Italisë, kundër Malit të Zi dhe Irlandës.
Giovinco: Nuk largohem nga Juventusi
Dhe tani mos guxoni t’ia hiqni këtë Juventus. Sebastian Giovinco më në fund ka riparë dritën, pas shumë muajsh të kaluar në tunel. Shumë pak hapësira, disa mosmarrëveshje me Ranierin. Shpresa të mëdha që janë zhgënjyer rregullisht. Të paktën deri në sfidën e së shtunës kundër Bolognas, e vendosur pikërisht nga paraqitja e tij fantastike. “Më ka pëlqyer të ndihem në qendër të lojës, të shihja se si më kërkonin të tjerët - ka thënë pas ndeshjes. Përshtatem gjithmonë sipas nevojave që ka skuadra, por këtë herë kam qenë pak më shumë i lirë. Kam pasur nevojë për vazhdimësi: me derbin, gjysmëorëshin me Chelsean dhe Bolognan e kam pasur këtë. Vitin e kaluar tek Empoli kam treguar se mund të luaj në serinë A. Tani kam treguar se mund të luaj në serinë A me këtë fanellë”. Dhe këtë fanellë nuk e lëshon nga duart. Pavarësisht zërave të shumtë që vijnë në lidhje me merkaton e Juventusit, projektet e tij janë të qarta: “Do të qëndroj në Torino. Presione? Jo, kam një karakter të fortë. Këtu ndihem mirë dhe konkurrenca është vetëm një stimul më shumë. Lojtarët e mirë janë të mirëpritur. Madje, sa më të mirë të jenë, aq më mirë është. Por unë jam këtu dhe nuk kam ndërmend të lëviz. Duhet të mendoj vetëm për të luajtur dhe fituar. Me Juven”, ka thënë Giovinco.
Gjobë për Trezeguet, sot paqja me Ranierin
Midis dyshes ka pasur shumë polemika gjatë kësaj jave, që pritet të sqarohen mesditën e sotmeMungon firma, gjurma e këmbës së tij tek “Shëtitorja e Kampionëve”. Sa herë, duke shëtitur përgjatë vijës bregdetare të Monakos, Davidi ka ëndërruar të bashkojë këmbën e tij me atë të Zicos, Maradonas, Zidanet, Del Pieros dhe Nedvedit. Edhe dje, nën rrezet e diellit të parë pranveror në Montecarlo me gruan dhe dy fëmijët e tij, Aron dhe Noran, Trezegol nuk ka mundur të mendojë për gjë tjetër, duke shikuar gjurmët e kolegëve të famshëm, përveçse për rikthimin në shtëpi tek Juventusi i tij si dhe për takimin sqarues me Claudio Ranierin. Do të duhet të takohen për të bërë paqe, ose për të firmosur një armëpushim për ta mbyllur sa më mirë këtë sezon. Dhe të hedhin bazat për sezonin e ardhshëm, në rast se do të ndajnë të njëjtën dhomë zhveshjesh edhe vitin e ardhshëm. Debati me trajnerin bardhezi, të cilit nuk i kanë pëlqyer kritikat publike të lojtarit lidhur me zëvendësimin e tij në ndeshjen e Championsit kundër Chelseat, mund të përfundojë sot në mesditë në qendrën stërvitore të Juventusit. Me rifillimin e stërvitjeve, në “Vinovo”, është parashikuar edhe prezenca e administratorit të deleguar Jean-Claude Blanc për t’i kujtuar Trezeguet se Juventusi verën e kaluar ka besuar tek ai, duke i zgjatur kontratën deri në vitin 2011-të, por në të njëjtën kohë edhe se Claudio Ranieri është trajneri, tek i cili klubi do të mbështetet edhe për sezonin e ardhshëm. “Eleminimi nga Championsi ka sjellë pak zemërim dhe zhgënjim, por ka disa rregulla, që duhen respektuar dhe Ranieri ka bërë mirë, duke ia kujtuar këto Davidit”, kanë qenë fjalët e administraorit juventin, të cilit i intereson ta zgjidhë në mënyrën më të mirë këtë situatë, duke parë edhe mungesën e ofertave të majme në merkato për të shitur Trezegolin, një sulmues që ka një rrogë shumë të lartë dhe një sezon të djegur nga ndërhyrja e dyfishtë kirurgjike në gjunjtë e tij. Edhe Claudio Ranieri është i gatshëm të zgjasë dorën. Trajneri roman ka thënë fjalën e tij, i ka tërhequr vëmendjen Trezeguet publikisht, duke e quajtur “fëmijë i llastuar”, por është gati ta aktivizojë atë, duke filluar që nga ndeshja e së shtunës në mbrëmje kundër Romës, gjithmonë nëse e lejon shqetësimi i tij muskulor, qoftë ky diplomatik apo i vërtetë. “Për sa më takon mua çështja është e mbyllur. Nuk jam një trajner që mban mëri. Koret në stadium ishin të ndarë midis atyre që më mbështesnin mua dhe atyre që mbështesnin Trezeguet? Kështu është e drejtë, David është një kampion i rëndësishëm, - ka shpjeguar Ranieri -, ka bërë shumë për Juventusin, ka qëndruar me skuadrën në vitin e serisë B, por bën pjesë në një grup. Dhe disa gjëra duheshin saktësuar. Në të kaluarën kam pasur probleme edhe me Chiellinin dhe Tiagon, jemi ballafaquar dhe sot me ta kam një marrëdhënie të shkëlqyer”. Trezeguet në ndeshjen kundër Bolognas ka munguar edhe në tribunë. Në vendin e tij, i prenotuar për mamanë Beatrice e miqtë argjentinas, të cilëve u ka bërë të ditur mendimin e tij. Një slogan francez pro-Trezeguet me një pyetje: “David një kujtim? Faleminderit”. I ndarë edhe publiku, tifozët bardhezinj, edhe pse shumica mbështet Ranierin. Eshtë e sigurt gjoba për lojtarin: mbetet akoma për t’u caktuar shuma, që do të jetë në përpjestim me pagesën që merr futbollisti sipas rregullores së kodit të etikës, që ka vendosur klubi.
e hënë, 16 mars 2009
Operacioni i Chiellinit i suksesshëm
Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini, i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjike në hundë, ndërsa lajmet më të reja janë se operacioni ka dalë i suksesshëm. Chiellini e lëndoi hundën në një përballje me Francisco Vallianin në ndeshjen kundër Bolognas të shtunën, ndërsa për ta korrigjuar këtë lëndim është dashur t’i nënshtrohej të ndërhyrjes kirurgjike të hënën. “Chiellini është dashur t’i nënshtrohej ndërhyrjes kirurgjike në hundë në mëngjesin e sotëm. Operacioni ka zgjatur më pak se tridhjetë minuta dhe ndërhyrja ka qenë e suksesshme, ndërsa lojtari do të lëshohet brenda disa orësh. Është e mundur që lojtari të jetë në fushën stërvitore që të mërkurën”, shkruan në deklaratën zyrtare të klubit. Ky është një lajm i mirë për Zonjën e Vjetër, pasi që fundjavën që vjen do ta zhvillojë ndeshjen derbi kundër Romës në Olimpico të kryeqytetit italian.
Juventusi njëzëri: Besojmë tek titulli

Ambienti bardhezi është entuziazmuar pas suksesit. Ranieri: Ishte e rëndësishme që e nisëm me fitore
Juventusi nuk ka bindur edhe një herë tjetër për 45 minuta, sikur goditjet e marra nga Drogba të kishin vazhduar të ndikonin nga dita e martë tek ajo e shtunë pa ndërprerje. Pjesa e parë e ndeshjes kundër Bolognas dukej sikur do të shënonte fundin e skuadrës së Ranierit, e bllokuar nga zhgënjimi në Champions, e shkatërruar nga lodhja fizike, e torturuar nga polemikat, që kanë pasuar daljen nga kompeticioni europian. “Por ky grup është i fortë brenda, kampionët e mi janë njerëz të shkëlqyer që nuk do të lodhem kurrë, duke i falenderuar”, thoshte trajneri pasi kishte prekur fundin, ndërkohë që ka qenë si një kërcim në tapetin elastik, duke rënë ka rigjetur shtytjen për t’u ringjitur edhe një herë më lart. “Ishte shumë e rëndësishme të riniseshim me një fitore, dhe e kemi bërë shumë mirë pas asaj pjese të parë ku kemi qenë shumë pasivë”. Pas fitores së arritur kundër Bolognas skuadra është shpërblyer me dy ditë më shumë pushim. Kishte javë që futbollistët juventinë punonin pa pushim, duke luajtur tre ndeshje në javë. “Në fakt sot (dje) në mbrëmje do të dal për darkë me gruan time dhe nuk kam ndërmend të shikoj Inter-Fiorentina”, ka thënë duke qeshur Salihamidzic. Juvja kishte me të vërtet nevojë për pak frymëmarrje, edhe pse, më pas, jo të gjithë mund të jenë kaq indiferentë sa mesfushori boshnjak. “Unë ndeshjen do ta shoh, madje, do të bëj tifo për Fiorentinën. Ne tek kampionati besojmë”, ka thënë sulmuesi Iaquinta. Me siguri nuk do të jetë i vetmi që do ta bëjë këtë. Bardhezinjtë kishin nevojë për fitore, pasi vetëm fitorja sjell paqe. Kështu, edhe falë 4-1 kundër Bolognas, çështja Trezeguet, të paktën zyrtarisht, është mbyllur. “Pas reagimeve respektive, për mua gjithçka mbyllet këtu. Nuk jam një njeri që fiksohem mbas gjërave. Edhe me Chiellinin dhe Tiagon kam reaguar në të njëjtën mënyrë, më pas kam qenë i pari që kam pasur besim tek ata. E respektoj Trezeguet dhe kam nevojë për të. Këtu kemi nevojë për ndihmën e të gjithëve”, ka thënë Ranieri, pikërisht ndërsa Iaquinta ka bërë thirrje për “një shtrëngim duarsh, sepse këto situata nuk janë në stilin e Juves”.
Giovinco beson: Interi mund të ndalet
Fantazisti i Juventusit, të shtunën, ka qenë protagonist në fitoren e arritur kundër BolognasVincenzo Iaquinta kuptohet shumë mirë me të në fushë gjatë ndeshjes, madje e konsideron fatsjellës për ekipin. Fitorja është e tija, ndeshjen e rihap dhe e vendos ai, Sebastian Giovinco, alias “Milingona Atomike”. I kalon pa problem lojtarët e Bolognas një nga një kur miqtë dukej se ishin zotër të fushës dhe Juventusi dukej i hutuar. Ka marrë sipër shpatullave skuadrën si një milingonë në fushë në vend të gjinkallës Nedved, i dëmtuar. Ka filluar të japë një sërë krosimesh të sakta për shokët e ekipit, të cilët duket se e kishin akoma mendjen tek Chelsea, pa u dorëzuar në asnjë moment, luftarak, indiferent kur Del Piero e ka kritikuar se nuk ia kishte pasuar topin. Më pas krosimi për Salihamidzicin, që ka sjellë golin e barazimit, ka shënuar vetë golin e avantazhit dhe ka dhuruar edhe magji të tjera. Deri në përqafimin me Del Pieron kur edhe kapiteni ka vendosur t’i bashkohet festës me një dygolësh, njëri më i bukur se tjetri, 16 në total në këtë sezon.
VAZHDIMËSI - “Kam luajtur me një farë vazhdimësie, tri ndeshje rradhazi, vetëm kështu, duke gjetur ritmin, jap maksimumin tim, më përpara luaja mirë në në një ndeshje nga tre”, ka qenë komenti i Giovincos. “Nuk kisha asnjë dyshim lidhur me qëndrimin tim tek Juventusi, edhe duke luajtur pak, kam besim tek potenciali im. Pozicioni? E dinë se kush është pozicioni im, por përshtatem me atë që më kërkon trajneri. Interi? Ne kemi bërë punën tonë dhe do të vazhdojmë kështu, ku i dihet ndoshta ata do të gabojnë ndonjëherë”.
FATSJELLËS - “Deri në fund forca Juventus” ("Fino alla fine Forza Juventus"). Sllogani i tifozëve bardhezinj është zhdukur pas golit të Mutarellit, ku i dihet ndoshta mund të sjellë ters. I rinxjerrë në fillimin e pjesës së dytë ka të njëjtin efekt, këtë herë në të kundërt, pasi vjen goli i Salihamidzicit. Goli i parë për të, një gëzim në një sezon të mbushur me probleme, i ndalur nga disa dëmtime. Prapa golit të mesfushorit, qëndron gjithë puna e Giovincos. Përpjekje që janë shpërblyer nga Salihamidzici, i pranishëm në të gjitha aksionet e golave të ekipit. Një rikthim në fushë si zëvendësues i zëvendësuesit, në vend të Marchionnit dhe Camoranesit, me tifozët që janë ngritur në këmbë për ta përshëndetur paraqitjen e tij.
DUARTROKITJE - Edhe për Iaquintan. I cili të shtunën në mbrëmje nuk ka shënuar, por është i gëzuar njësoj. “Sepse në të vërtet goli i Giovincos është si të kishte qenë i imi”, ka thënë sulmuesi në fund të ndeshjes. Ai tek kampionati beson gjithmonë. Besonte edhe kur diferenca nga Interi ka qenë shumë më e madhe. “Dhe sot kemi fituar dhe nuk do të dorëzohemi deri në fund. Të shohim se çfarë do të ndodhë deri në fund. Mungojnë edhe 10 ndeshje. Shumë pikë. Edhe pse, ne në të vërtet nuk duhet të mendojmë për ata, por për veten tonë. Dhe të vazhdojmë të fitojmë. Të gjitha ndeshjet deri në fund do të jenë shumë të rëndësishme”. Pyetjes a do të luaje si sulmues i krahut të djathtë, me Giovincon në të majtë dhe një qendërsulmues, Iaquinta i është përgjigjur kështu: “Ranieri tredhëmbëshin e ka provuar pak herë, por mund të jetë një alternativë”.
Salihamidzic, njeriu i pasimeve
Eshtë ai njeriu i pasimeve, Salihamidzic, që ka shënuar edhe golin e parë në këtë sezon, asgjë në krahasim me topat e dhënë për Del Pieron dhe Giovincon. “Ka qenë një ndeshje e vështirë, nuk kishim luajtur mirë në pjesën e parë, mendonim akoma për humbjen e Championsit. Goli im, ka thënë ai, ka pasur meritën e zhbllokimit të skuadrës. Kemi dhënë një sinjal të rëndësishëm. Juvja është gjallë, janë akoma dhe 30 pikë në lojë, do të jenë vendimtare dy ndeshjet e fundit”. Më pas vjen një koment për çështjen Trezeguet? “Kam një familje, tri fëmijë, një qen dhe shumë punë për të bërë… Nuk kam pasur kohë për gazetat. Por nëse do të kisha ndonjë problem do të flisja me trajnerin”. Tingëllon si një këshillë ndaj shokut të skuadrës. Ndërkohë, që kanë ardhur edhe komplimentat e presidentit Giovanni Cobolli Gigli për lojtarët e rinj të Juves. “Kam parë një skuadër me karakter, pas një pjese të parë pak të vështirë në të dytën kemi treguar të gjithë vlerën tonë. Kam parë disa të rinj të jashtëzakonshëm si Giovinco dhe Marchisio, që kanë luajtur një ndeshje të madhe, të ndihmuar edhe nga kampionët e zakonshëm”, ka thënë numri një i Juventusit.
Lyon interesohet për Trezeguet
Presidenti i Lyonit, Jean-Michel Aulas, thotë se ekipi i tij mund të sjellë sërish në Francë sulmuesin e Juventusit, David Trezeguet. Trezeguet nuk është shumë i kënaqur nga hapësira që i jepet në klub pas rikthimit të tij nga rikuperimi, dhe kjo pakënaqësi ishte e dukshme edhe në ndeshjen kundër Chelseat, kur u nxor nga loja. “Ne e kemi dëshiruar atë edhe para dy vitesh. Nuk është e fshehtë që e duam Trezeguet. Nuk kam folur me trajnerin për këtë, as me Juventusin, por ne e duam atë futbollist. Ai është një futbollist i jashtëzakonshëm, por ne e kemi Bezneman...”, ka thënë Aulas.
Frakturë në hundë, Chiellini operohet

Listës së të dëmtuarve në shtëpinë e Juventusit i shtohet edhe emri i Giorgio Chiellinit. Mbrojtësi bardhezi, në fakt, ka pësuar një frakturë në hundë gjatë ndeshjes kundër Bolognas. Chiellini ka dalë i dëmtuar nga një përplasje me Mudingain dhe sot do t’i nënshtrohet operacionit. Fatmirësisht për Ranierin, koha e rekuperimit do të jetë shumë e shkurtër. Kështu që, mbrojtësi duhet të jetë në dispozicion për përballjen me Romën javën e ardhshme.
Quagliarella do ta zëvendësojë Trezeguet?
Juventusi pritet t’i ndajë rrugët me sulmuesin francez David Trezeguet në fund të këtij sezoni, ndërsa të dielën “La Gazzetta dello Sport” ka njoftuar se drejtuesit e Zonjës së Vjetër,e konsiderojnë sulmuesin e Udineses, Fabio Quagliarella, si zëvendësim të përsosur. Trezegol i ka ‘prishur’ punët me trajnerin Claudio Ranieri pas deklaratave të tija kritikuese në adresë të tij, ndërsa tani spekulohet se kjo zënkë do t’i kushtojë me ndërprerjen e qëndrimit në Torino, ku i kaluar nëntë vite. Quagliarella ka qenë njëri nga lojtarët e preferuar për gjigantët italianë sezoneve të fundit, ndërsa këtë verë pritet që Bianconerët të bëjnë një lëvizje serioze për ta transferuar 26-vjeçarin, i cili vlen afër 12 milionë euro.
Mihajlovic: Nuk e kuptoj çfarë ndodhi
Ka qenë shumë i mërzitur, Sinisa Mihajlovic pas ndeshjes së humbur 4-1 kundër Juvetusit: “Një ndeshje shumë e çuditshme. Nuk e kam kuptuar pse jemi paraqitur aq dobët në pjesën e dytë dhe të mendosh se kanë qenë të njëjtët lojtarë, që kanë luajtur edhe në të parën. Me rifillimin e strëvitjes duhet të flasim për të kuptuar atë që ka ndodhur. Kami pasur dy raste të bukura me Di Vaion për të shkuar në 2-1, më pas jemi zhdukur”, ka thënë trajneri i Bolonjës.
e diel, 15 mars 2009
Salihamidzic: Juve nuk e shikon tabelën
Njëri nga lojtarët më të rëndësishëm në fitoren e të shtunës mbrëma të Juventusit kundër Bolognas, Hasan Salihamidzic, ka thënë se bardhezinjtë nuk shqetësohen se cili është lideri aktual në Serie A. “Në pjesën e parë (kundër Bolognas) nuk luajtëm mirë, pasi që është vështirë të kthehesh i disponuar nga eliminimi prej Ligës së Kampionëve. Bologna po luante mirë dhe po i mbyllte të gjitha hapësirat. Mirëpo në pjesën e dytë ne luajtëm mirë dhe kjo dha rezultat”.“Jemi shumë të lumtur me këtë fitore, por tash nuk e shikojmë renditjen tabelore, por duhet ta përcjellim suksesin tonë. Kanë mbetur edhe 30 pikë në garë, prandaj për renditjen do të mendoj kur të afrohet fundi i Kampionatit”, ka thënë boshnjaku për Juventus.com.
e shtunë, 14 mars 2009
Juve shkatërron Bologna dhe shton presionin ndaj Interit

Takimi i zhvilluar të shtunën mbrëma në Stadio Olimpico të Torinos ndërmjet Juventusit dhe Bolognas ka përfunduar me fitoren e Zonjës së Vjetër me rezultat prej 4-1. Mysafirët kaluan të parët në avantazh pas një pasimi të mirë të golashënuesit më të mirë në Serie A këtë sezon, Marco Di vAio, në drejtim të Massimo Mutarellit, i cili e mposhti portierin Gigi Buffon (24’). Me rezultat 0-1 përfundoi pjesa e parë e ndeshjes. Në pjesën e dytë bardhezinjtë e shkatërruan skuadrën mysafire. Lojtari, i cili ishte pjesëmarrës në të gjitha golat e Juventusit në këtë përballje, boshnjaku Hasan Salihamidzic, barazoi rezultatin porsa filloi pjesa e dytë (49’). Në njëzet minutat e ndeshjes Juventus shënoi edhe tri herë. Sebastian Giovinco krijoi epërsinë e parë për Zonjën e Vjetër (71’), derisa asistues ishte Salihamidzic. Dy golat e radhës për vendasit i shënoi super-Alex Del Piero (75’ dhe 89’), i cili përdori magjinë e tij parapara portës kundërshtare, ndërkohë asistues edhe në të dy golat e kapitenit bardhezi ishte i njëjti lojtar, Hasan Salihamidzic. Ikona e Juves nuk pati fatin të shënonte hat-trick në këtë përballjes, pasi që përveç rasteve tjera, në minutën e fundit të kohës së rregullt ai e goditi shtyllën. Me këtë fitore Juventus i afrohet Interit në vetëm katër pikë diferencë, derisa Nerazzurët të dielën e zhvillojnë ndeshjen e vështirë kundër Fiorentinës në Giuseppe Meazza.
Të dhëna rreth ndeshjes: JUVENTUS-BOLOGNA 4-1 (0-1).
Golashënues: 24’ Mutarelli, 49’ Salihamidzic, 71’ Giovinco, 75’ st e 89’ st Del Piero. JUVENTUS: Buffon; Grygera, Mellberg, Chiellini, Molinaro; Salihamidzic, Tiago (4’ Poulsen), Marchisio, Giovinco (89’ Daud); Iaquinta, Del Piero (91’ Immobile). Në dispozicion: Chimenti, Zebina, Ariaudo, Epsosito. Trajner Ranieri. BOLOGNA: Antonioli; Zenoni, Terzi, Britos, Lanna; Borbardini (74’ Osvaldo), Mutarelli (52’ Amoroso), Volpi, Mudingayi, Valiani (62’ Adailton); Di Vaio. Në dispozicion: Colombo, Castellini, Marchini, Mingazzini. Trajner Mihajlovic. Gjyqtar kryesor: Damato nga Barletta. Karton të verdhë: 20’ Tiago, 41’ Mudingayi, 56’ Terzi, 64’ Zenoni.
Video nga ndeshja (golat)
Juve do ta shesë Trezeguet?
David Trezeguet i ka sjellë probleme vetes me komentet e fundit në adresë të trajnerit të Juventusit, Claudio Ranieri, pasi që bardhezinjtë tani janë duke menduar për shitjen e sulmuesit francez. Trezegol e kishte kritikuar Ranierin për shkak të zëvendësimit të tij në ndeshjen kthyese të Ligës së Kampionëve kundër Chelseat, ndërsa trajneri ka deklaruar se është ndjerë i tradhtuar nga lojtari i tij. Gazeta torineze “Tuttosport” njofton se gjërat janë përkeqësuar deri në pikën e fundit, kështu që Bianconerët planifikojnë shitjen e Trezeguet në fund të sezonit, për të lënë vend për ardhjen e lojtarëve të rinj. Njëra nga arsyet që Juventusi mbështet vendimin e Ranierit, është paga e lartë që merr Trezeguet (4 milionë euro në sezon), derisa kohëve të fundit është përfshirë shumë pak në planet e skuadrës bardhezi. Ekipi që është i parë në radhë për transferimin e Trezegol, është Olympique Lyonnais.
Silva mund të bashkohet me Juventusin
Ylli i Valencias David Silva ka pranuar se ai mund të bashkohet me gjigandin italian të futbollit në fund të sezonit. Klubi Spanjoll po lufton me problemet financiare dhe mund të jetë e detyruar të shes yjet e tyre, dhe Bianconeret janë në kërkim për të sjellë dikë për të zëvendësuar Pavel Nedvěd në verë. "A mendoni se Pavel Nedved duhet te dal ne pension? Ai ende duket shumë i ri kur e shihni atë në veprim, "tha Silva per La Gazzetta dello Sport. "Ai ka qenë një nga të mëdhenjtë e futbollit europian dhe unë nuk mendoj se meritoj të jemë në krahasim me atë. "Juve u rrëzua nga Liga e Kampioneve nga Chelsea, por ata shkuan duke i mbajtur kokat e tyre të lartë. "Ata janë një klub i madh dhe me prestigj në fazën ndërkombëtare dhe ata kanë aq shumë kampionë. "Mund ta fitojë Ligën e kampioneve sezonin e ardhshëm me Juve? Pse jo? Unë ëndërroj nje gjë të tillë - deklaroi Silva ".
Dunga, një tjetër “JO” për sulmuesin Amauri
Carlos Dunga vendos t’i thotë jo edhe një herë tjetër sulmuesit Amauri. Bomberi i Juventusit nuk është aktivizuar në asnjë kombëtare, dhe këtë shans e ka përfaqësuesja e Brazilit dhe Italisë. Amauri është me kombësi braziliane, dhe së shpejti pritet të marrë shtetësinë italiane. Tekniku i Italisë, Marcello Lippi, ka shprehur dëshirën për ta patur futbollistin në ekipin e tij. Ndërsa ai i Brazilit, Carlos Dunga, preferon të mos e grumbullojë këtë futbollist, duke ia lënë çdo gjë kohës. Brazili do të luajë se shpejti dy ndeshje, më 29 mars me Ekuadorin, dhe më 1 prill me Perunë, për eliminatoret e kampionatit botëror “Afrikë e Jugut 2010”. Dunga publikon listën e futbollistëve që do të ketë në dispozicion, në të cilën nuk figuron përsëri emri i sulmuesit Amauri. Në listën prej 22 futbollistësh të thirrur për këto dy ndeshje, 10 prej tyre luajnë në kampionatin italian. Bëhet fjalë për Julio Cesar, Maicon dhe Adriano nga Interi, Thiago Silva, Kaka', Ronaldinho dhe Pato nga Milani, Doni dhe Julio Baptista nga Roma, dhe Felipe Melo nga Fiorentina.Këta janë 22 futbollistët të ftuar nga Dunga për dy ndeshjet e ardhshme:
Julio Cesar (Inter), Doni (Roma), Maicon (Inter), Daniel Alves (Barcellona), Marcelo (Real Madrid), Kleber (Internacional), Lucio (Bayern Monaco), Luisao (Benfica), Miranda (San Paulo), Thiago Silva (Milan), Anderson (Manchester United), Felipe Melo (Fiorentina), Gilberto Silva (Panathinaikos), Josue' (Wolfsburg), Elano (Manchester City), Julio Baptista (Roma), Kaka' (Milan), Ronaldinho (Milan), Adriano (Inter), Alexandre Pato (Milan), Luis Fabiano (Siviglia), Robinho (Manchester City).
David Silva shfaq pëlqimin për ekipin e Juventusit

David Silva shfaq për të parën herë pëlqimin e tij për skuadrën e Juventusit. Mesfushori i majtë i Valencias është objektivi kryesor i Juventusit për merkaton e verës. Futbollisti 23-vjeçar shihet si pasardhësi i Pavel Nedvedit, pasi çeku pritet të largohet në fund të këtij sezoni. Valencia është në vështirësi financiare, dhe dy yjet e saj, David Silva dhe David Villa, shihen si zgjidhja e krizës. Shitja e tyre këtë verë duket e pashmangshme për klubin spanjoll. Në një intervistë për Gazzetta dello Sport, David Silva shprehet: “Juventusi më pëlqen. Unë kam mbushur 23 vjeç dhe kam akoma nevojë të rritem. Por, sfidat më intrigojnë. Edhe ato më të rëndësishmet nuk më trembin. Juventusi ka sfidën e Ligës së Kampioneve, dhe mua më pëlqen një gjë e tillë”.
Ranieri: Trezeguet më tradhtoi si fëmijë i llastuar
Trajneri i Juventusit, Claudio Ranieri, e ka kritikuar sulmuesin francez David Trezeguet, për komentet e bëra gjatë kësaj jave. Trezegol kishte shprehur pakënaqësinë e tij për shkak të zëvendësimit në ndeshjen kundër Chelseat në mesjavë, duke thënë se nuk e kishte idenë pse trajneri i tij kishte vepruar në atë mënyrë. “Ajo që ka thënë Trezeguet më ka nevrikosur shumë. Fjalët e tij ishin si të një fëmije të llastuar. Ndjehem i tradhtuar më shumë nga reagimi i tij si njeri se si lojtar, dhe kjo më ka lënduar më së shumti”, ka thënë Ranieri për “Sky Sport Italia”.
Trezeguet kundër Ranierit për zëvendësimin
Zëvendësimin? As vetë nuk e kuptova.” David Trezeguet, përveç se i dëshpëruar nga skualifikimi në Ligën e Kampioneve përballë Chelseat, është edhe i paqartë. Ajo që e ka nervozuar sulmuesin francez është zëvendësimi gjatë ndeshjes me Amaurin dhjetë minuta nga fundi i takimit kundër bluve. “Po, jam i zhgënjyer, - thotë qendërsulmuesi bardhezi, - nuk e kuptova. Po fitonim 2-1, duhej vetëm të shënonim një gol për t’u kualifikuar në çerekfinale. Ndoshta duhej të ndryshonim diçka taktikisht dhe të aktivizohej një sulmues më shumë. Por trajneri nuk deshi. Më vjen keq për veten time dhe për skuadrën. Tani të shohim për vitin e ardhshëm”. Por sidoqoftë, Trezeguet ndjen keqardhje për faktin që pavarësisht nga forca e lojtarëve të Chelseat, Juvja po e kontrollonte lojën më mirë se anglezët: “E vumë në vështirësi mbrojtjen e tyre me topa disi të çuditshëm në thonjëza dhe shënuam një gol që na dha shumë shpresa”.
Juventus do mbajë takime me Diegon
Juventusi dhe Werder Bremeni kanë aranzhuar takim për të biseduar në lidhje me transferimin e brazilianit Diego. “Tuttosport” njofton se skuadra gjermane është pajtuar që të lejojë bisedimet e bardhezinjve në lidhje me mesfushorin e tyre, i cili qe një kohë të gjatë është në planet e Zonjës së Vjetër. Megjithatë, zërat nga Torino njoftojnë se transferimi i Diegos nuk do të kushtojë lirë. Werderi do të mundohet të nxjerrë sa më shumë për ta lëshuar lojtarin kryesor të tyre. Ndërkohë spekulohet se kërkesa e parë do të jetë 30 milionë euro.
Buffon në shitje, Barcelona e alarmuar
Juventusi është duke analizuar shitjen e Gianluigi Buffon, në mesin e shumë emrave veteranë, me qëllim për të krijuar një fond më të madh për blerje të verës. Gazzetta dello Sport shkruan se Juve do të tentojë të shesë yjet si Buffon, David Trezeguet, Vincenzo Iaquinta, Christian Poulsen dhe Tiago, me qëllim që të grumbullojë 80 milionë euro për të rikonstruktuar ekipin.Barcelona është një prej ekipeve të interesuara në Buffonin, dhe mund të bëjë një hap në marrjen e shërbimeve gjatë verës, sidomos pasi tashmë nuk e ka në garë Manchester Cityn, që ka siguruar shërbimet e Shay Given në janar.
Juve fillon planet për Cassano, Hamsik dhe Silva
Skuadra e Juventusit planifikon përforcimin e skuadrës këtë verë, ndërkohë emrat të cilët janë përsëritur vazhdimisht në media, janë Antonio Cassano (Sampdoria), Marek Hamsik (Napoli) dhe David Silva (Valencia). Pas eliminimit nga Liga Kampionëve, trajneri Claudio Ranieri e ka bërë të qartë se Bianconerët kanë nevojë për disa lojtarë klasi, nëse dëshirojnë të arrijnë objektivat në sezonin e ardhshëm, duke paralajmëruar ndryshime të mëdha në afatin kalimtar veror. “La Gazzetta Dello Sport” njofton se emri i parë në listën e Ranierit është Antonio Cassano, për të cilin Juve do të ofrojë 20 milionë euro. Mesfusha është problemi kryesor i Zonjës së Vjetër, prandaj Marek Hamsik është një alternativë për ta përforcuar këtë pozitë. Ndërkohë, njoftohet se bardhezinjtë tashmë e konsiderojnë David Silvan e Valencias si Pavel Nedvedi i ardhshëm. Valencia ka borxhe të shumta, dhe këtë verë do të detyrohet t’i shesë lojtarët kryesor, ndërsa njëri prej tyre është Silva.
e mërkurë, 11 mars 2009
Ronaldo: Më pëlqejnë femrat italiane dhe Del Piero
Superylli i Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo, ka thënë se një ditë do të dëshironte të luajë në Itali sepse i pëlqen futbolli italian, por njëkohësisht ka shprehur edhe dashurinë për femrat italiane. “A do të luaj ndonjëherë në Itali? Kurrë mos thuaj kurrë”. “Unë e vizitoj Italinë me dëshirë, sepse atje janë femrat më të bukura dhe më seksi në botë”. “T’i lëmë anash shakatë... Vërtet e admiroj futbollin italian dhe jo rastësisht Italia është kampion bote”. “Në veçanti më pëlqen Del Piero. Ai është një futbollist unik dhe i jashtëzakonshëm- një profesionist i vërtetë për të gjithë ata që e duan futbollin”, ka thënë portugezi.
Del Piero: Merituam më shumë
Kapiteni i Juventusit, Alessandro Del Piero, është i zhgënjyer që skuadra e tij nuk vazhdoi garën e mëtutjeshme në Ligën e Kampionëve, pasi, sipas tij, me lojën që kanë treguar bardhezinjtë në të dyja ndeshjet, ata e kanë merituar kualifikimin. Në ndeshjen kthyese, e cila u zhvillua të martën mbrëma në Torino, Juventus dhe Chelsea luajtën baraz, 2-2, ndërsa Blutë u kualifikuan falë golit të shënuar në Stamford Bridge. “Dëshpërimi dhe pendimi janë të zakonshëm në këto momente për ne”. “Patëm një fillim të fuqishëm, ndërsa vetëm pasi shënuam ata filluan të sulmojnë, gjë që nuk i shkon për shtat një skuadre aq të mirë si Chelsea”. “Fatkeqësisht nuk arritëm që të shkojmë në pushim me avantazh prej 1-0, dhe pastaj gjithçka ndryshoi”. “Jam i dëshpëruar se gjatë 180 minutave nuk ishim skuadra më e keqe në fushë, prandaj mendoj se merituam më shumë”. “Ne e lamë zemrën dhe shpirtin në fushë, prandaj duhet t’i lëvdoj të gjithë lojtarët për kontributin e tyre”, është shprehur ikona bardhezi.
Eliminohet Juventus

Një superndeshje është zhvilluar të martën mbrëma në Stadio Olimpico të Torinos, ndërmjet Juventusit dhe Chelseat, e cila ka përfunduar me rezultat të barabartë 2-2. Me këtë rezultat Blutë nga Londra kualifikohen në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ndërkohë që Zonjës së Vjetër i mbetet të luftojë për Scudetto dhe për Kupën e Italisë. Juventusi ishte skuadër shumë më e mirë në fushë në të dyja pjesët e ndeshjes, megjithatë Chelsea u tregua skuadër e mençur dhe priti momentet e veta për t’i dënuar vendasit. Që në minutat e para të ndeshjes (13’) Bianconerët mbetën pa njeriun kryesor të mesfushës, Pavel Nedved, i cili u largua për shkak të lëndimit, duke lënë Juven të hendikepuar në mesfushë, kur llogaritet edhe lista e gjatë e mesfushorëve të lënduar. Sido që të jetë, vendasit gjetën golin me anë të Vicenzo Iaquintas pas një pasimi të bukur nga David Trezeguet (19’), për të ndezur atmosferën në Torino. Por festa e tifozëve vendas u ndërpre në fund të pjesës së parë (45’+1) nga Michael Essien, i cili dërgoi skuadrat në pushim me rezultat të barabartë prej 1-1. Më tutje, Juventus duhej të fitonte me avantazh prej dy golash për t’u kualifikuar në çerekfinale dhe këtë e kërkuan me ngulm bardhezinjtë gjatë pjesës së dytë. Por në minutën e 70-të vendasit morën një goditje tjetër, pasi që mbrojtësi kryesor Giorgio Chiellini u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë duke ia përkeqësuar punët edhe më shumë skuadrës së tij. Përkundër mungesës së një lojtari, Zonja e Vjetër u tregua skuadër shumë më e fortë se mysafirët anglezë duke arritur që të krijojë sërish avantazhin me anë të kapitenit Alessandro Del Piero (74’), i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë. Mirëpo atëherë kur Juventus kërkonte golin e kualifikimit, doli në skenë Didier Drogba, i cili shoi shpresat e skuadrës bardhezi duke e mposhtur portierin Buffon (83’) dhe duke barazuar sërish rezultatin. Minutat në vazhdim Juventus ndërpreu ofanzivën duke u pajtuar me eliminimin, ndërkohë që Chelsea ka mundur ta fitojë krejt takimin po t’i shfrytëzonte rastet në minutat e fundit të ndeshjes.
Të dhëna rreth ndeshjes: JUVENTUS-CHELSEA 2-2 (1-1).
Golashënues: 19’ Iaquinta, 46’ Essien, 74’ Del Piero, 83’ Drogba. JUVENTUS: Buffon; Grygera, Mellberg, Chiellini, Molinaro; Tiago, Marchisio, Nedved (13’ Salihamidzic); Iaquinta (60’ Giovinco), Trezeguet (78’ Amauri), Del Piero. Në dispozicion: Manninger, Zebina, Ariaudo, Poulsen. Trajner Ranieri. CHELSEA: Cech; Bosingëa, Alex (88’ Carvalho), Terry, Cole; Mikel; Ballack, Essien (65’ Belletti), Lampard; Drogba, Anelka. Në dispozicion: Hilario, Deco, Mancienne, Malouda, Kalou. Trajner Hiddink. Arbitër kryesor: Mallenco nga Spanja. Karton të kuq: 70’ Chiellini. Karton të verdhë: 47’ Salihamidzic, 54’ Chiellini, 62’ Cech, 69’ Drogba, 88’ Cole.
Video nga ndeshja
e hënë, 9 mars 2009
Lëndimi i Sissokos
Ranieri: Tani të mendojmë për Chelsean
Trajneri bardhezi i ka lëshuar sfidën anglezëve pas fitores në derbiHapat me radhë, Kupa e Italisë, dëme të limituara në Romë kundër Lazios, më pas derbi, dhe rikthimi tek fitorja, në pritje të përballjes së dytë në Champions, të martën kundër Chelseat. Kundër Torinos, Claudio Ranieri, ka testuar Juven 2, kompakte, agresive, e aftë të vuajë dhe të presë momentin e duhur për të goditur. “Jemi nisur mirë, kemi pasur dy raste për gol më pas nuk i kemi shërbyer siç duhet sulmuesve, kemi pësuar lojën e kundërshtarit. Nuk jemi mbështetur shumë tek loja në krahë: Salihamidzic ka zhvilluar 90 minuta të plota pas dëmtimit, Giovinco është një fantazist dhe nuk mund të kthehet gjithmonë mbrapa për të mbrojtur”. Nesër e ka radhën Championsi: “Tani mund të mendojmë për Chelsean, ka vazhduar trajneri bardhezi, do të jetë e vështirë dhe do të duhet të shohim në fushë Juventusin më të mirë dhe gjithashtu do të kemi nevojë edhe për mbështetjen e publikut”.
ME RADHË - Chelsea, Interi, më pas Torino. Në radhën, sipas së cilës janë zhvilluar ndeshjet, aty janë bazuar edhe zgjedhjet e Ranierit për derbin. Sepse është e vështirë të besohet se zgjedhjet e formacionit nuk janë varur nga rezultatet e arritura nga kundërshtarë më parë. “Unë i bëj zgjedhjet gjatë natës dhe ia komunikoj formacionin lojtarëve në drekë”, refreni i trajnerit bardhezi, i cili gjatë mesditës të së shtunës ka lajmëruar Salihamidzicin pas një shqetësimi muskulor që ka ndalur Marchionnin. Por, Ranieri, përgënjeshtron. Vendimi për të mbajtur në stol katër lojtarë të rëndësishëm si Sissoko, Nedved, Del Piero dhe Trezeguet, vjen si pasojë e kujdesit për të ruajtur lojtarët që nuk janë në maksimum. “Kam lënë pushim Del Pieron dhe Trezegenë, edhe Hiddink ka bërë të njëjtën gjë me skuadrën e tij”. Ndërkohë në derbi kanë ardhur tre pikë të tjera, falë golit të një mbrojtësi. “Ishte e rëndësishme të fitonim. Rotacioni ka qenë i nevojshëm, pasi nuk mund të luash gjithmonë me të njëjtët lojtarë. Por skuadra ka reaguar në mënyrën e duhur”, ka thënë Ranieri.
JO SI MOU - Mesfushori i Torinos, Corini, duhej të ishte ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë, por Ranieri nuk ka pranuar të komentojë imazhet televizive: “Nuk kam nevojë t’i shikoj, sepse unë vendimet e arbitrit i pranoj pa shkaktuar polemika të kota”, ka thënë tekniku juventin.
e diel, 8 mars 2009
Sezoni i mbyllur për Sissokon?

Në ndeshjen e mbrëmshme të kampionatit Italian ndërmjet Torinos dhe Juves, mesfushori Malian i Juventusit, Mohamed Lamine Sissoko, ka pësuar një traumë në këmbën e majtë e cila ka provokuar çarje në asthtin metatarsal. Lojtari mbrëmë është paraqitur në minutën e 84 të ndeshjes dhe pas përfundimit të ndeshjes ka ndierë dhimbje në këmbë. Pritet që analizat mjeksore të bëhen gjatë ditëve në vijim dhe është e mundur që sezoni të jetë i mbyllur për Momo Sissokon. Lojtari së paku duhet të pushojë një periudhë prej 45 deri në 60 ditë, për të rikuperuar lëndimin. Sissoko do të jetë një humbje e madhe për bardhezinjtë pasi që të martën Juventusi do të përballet me Chelsean në kuadër të Ligës së Kampionëve, duke ditur se ndeshja e parë e cila u luajt në Stamford Bridge përfundoi me rezultat minimal për Blutë, me golin e vetëm të shënuar nga Didier Drogba.
Ranieri: Më e rëndësishmja është të fitojmë
Trajneri i Juventusit, Claudio Ranieri, është shprehur i kënaqur nga fitorja e mbrëmshme ndaj Torinos dhe shton se në këtë pjesë të sezonit më e rëndësishme është të fitohet se sa të luhet bukur. Juventusi ishte pa lojtarët kryesorë Alessandro Del Piero, David Trezeguet dhe Pavel Nedved, të cilët u pushuan para ndeshjes së të martës ndaj Chelseat, në kuadër të Ligës së Kampionëve. “Vuajtëm ca pasi kemi pasur mungesë të disa lojtarëve kyç, por gjëja më e rëndësishme ishte fitorja”, ka thënë Ranieri pas ndeshjes ndaj Torinos. “Duhet të fitojmë, nuk është e rëndësishme se si. Këtë e kemi thënë disa herë. E kemi kontrolluar derbin mirë. Donim të fitonim dhe krijuam katër-pesë raste të pastra, ndërsa ata krijuan dy”, ka shtuar trajneri italian.
Juventusi, 20 milionë për David Silvën
Drejtuesit bardhezinj po tentojnë për të disatën herë futjen në bisedime me homologët e Valencias për të arritur një marrëveshje për David Silvën, mesfushorish e krahut të majtë. Sipas “Tuttosport”, drejtori sportiv i Juventusit, Alesio Secco, do të ofrojë fillimisht 20 milionë në dorë. Klubi spanjoll fillimisht nuk ka pranuar të futet në bisedime, edhe pse ka pasur oferta të mirë për disa lojtarë, mirëpo problemet financiare do ta detyrojnë të lëshojë pe. Tashmë pritet vetëm vleresimi i ofertës së Juventusit.
e shtunë, 7 mars 2009
Juve fiton derbin torinez

Derbi i qytetit të Torinos që u zhvillua të shtunën mbrëma, ndërmjet Torinos dhe Juventusit, ka përfunduar me fitore minimale të skuadrës bardhezi. Zonja e Vjetër e filloi këtë takim pa disa lojtarë kryesorë, të cilët trajneri Claudio Ranieri i pushoi për ndeshjen shumë të rëndësishme në mesjave, kundër Chelseat. Megjithëse e patën të vështirë të fitonin, Bianconerët arritën që në fund të takimit të dalin me pikë të plota nga kjo ndeshje. Golashënues i vetëm në këtë përballje ishte mbrojtësi Giorgio Chiellini, i cili u gjet më së miri pas një krosimi të Pavel Nedved dhe shënoi në portën e Serenit (81’). Me këtë fitore Juventus mban sërish diferencën prej shtatë pikësh me Interin, i cili kryeson Kampionatin italian.
Të dhëna rreth ndeshjes: TORINO-JUVENTUS 0-1 (0-0).
Golashënues: 81’ Chiellini.
TORINO: Sereni; Colombo, Natali, Dellafiore, Pisano; Abate, Dzemaili, Corini (75’ Saumel), Barone (71’ Gasbarroni); Rosina (51’ Ventola), Stellone. Në dispozicion: Calderoni, Rivalta, Ogbonna, Bianchi. Trajner Novellino.
JUVENTUS: Buffon; Zebina (60’ Ariaudo), Mellberg, Chiellini, Molinaro; Salihamidzic, Poulsen (84’ Sissoko), Marchisio, Giovinco (68’ Nedved); Amauri, Iaquinta. Në dispozicion: Manninger, Tiago, Del Piero, Trezeguet. Trajner Ranieri.
Gjyqtar kryesor: Farina di Novi Ligure.
Karton të verdhë: 22’ Marchisio, 30’ Corini, 83’ Pisano.
Video nga ndeshja (Goli i Chiellinit)
Buffon: Presim lajme të mira nga Genoa
Portieri i Juventusit, Gigi Buffon, i cili është një tifoz i madh i skuadrës së Genoas, të shtunën ka edhe një arsye më shumë për të bërë tifo, pasi që Genoa e pret Interin në Stadio Ferraris. “Gara për Scudetto është ende e hapur dhe presim lajme të mira nga Genoa. Pas kësaj ndeshje vjen derbi ynë (kundër Torinos), që është i pari për mua këtë sezon”. “Kundër Torinos dëshiroj ta mbaj traditën: nuk kam humbur asnjë derbi të qytetit si lojtar i Juventusit dhe dëshiroj të vazhdojë kështu”. “Tre pikë kundër Torinos do të jetë parapërgatitje e mirë para duelit në Ligën e Kampionëve (kundër Chelseat)”, ka thënë Gigi.
Juventus do të bëjë ofertë për Decon
Klubi italian Juventus, raportohet se është i gatshëm të dërgojë një ofertë të vlefshme 6 milionë euro në drejtim të Chelseat, për të marrë shërbimet e mesfushorit Deco. The Sun shkruan se portugezi u soll në Chelsea nga Barcelona për një shumë prej 8 milionë eurosh, nga ish-trajneri Philipe Scolari, i cili e kishte menaxhuar atë edhe në kombëtaren e portugalisë. Por Deco dështoi të gjejë një qëndrueshmëri në ekip dhe tash pas largimit të Scolarit është në pikëpyetje edhe qëndrimi i tij. Mediat italiane shkruajnë se trajneri aktual i Juventusit, Claudio Ranieri, dëshiron që Deco të zëvendësojë Pavel Nedved, i cili pritet të largohet nga futbolli këtë verë. Juventusi gjatë të martës pret në Olimpiko ekipin e Chelseat në kuadër të ndeshjes së kthimit të Ligës së Kampionëve. Ndeshja e parë në Stamford Bridge pati përfunduar me rezultat minimal, 1-0, për ekipin anglez.
Sissoko: Juve nuk dorëzohet
Javën e kaluar Juventusi është afruar në shtatë pikë afër kreut, ndërsa këtë javë e ka mundësinë që ta ngushtojë edhe më shumë diferencën e pikëve me Interin, pasi që bardhezinjtë konsiderohen favoritë në letër në Derby della Mole kundër Torinos, ndërsa Interi ka një ndeshje të vështirë në udhëtim kundër Genoas. “Jam i gatshëm për derbin dhe tashmë kam filluar ta ndjej atmosferën, duhet të fitojmë me çdo kusht. Unë e respektoj Torinon, ata kanë luajtur mirë kohëve të fundit, mirëpo ne nuk kemi alternativë tjetër veç fitores”. “Dallimi prej shtatë pikësh është i madh, mirëpo Kampionati është ende i hapur. Ne ende jemi duke luftuar në të gjitha frontet dhe do të mundohemi të arrijmë maksimumin e mundshëm”. “Një tjetër ndeshje e madhe është ajo e Ligës së Kampionëve (kundër Chelseat), të cilën duhet ta fitojmë po ashtu. Besojmë te fitorja, megjithëse nuk do të jetë lehtë në fushë”. “Jemi të vetëdijshëm për kualitetin e tyre, por ata nuk janë të pamposhtur. Ne mund të vazhdojmë tutje”, ka thënë mesfushori i Juventusit, Mohamed Sissoko, për “Corriere dello Sport”.
Del Piero, lojtari më i dashur në Itali
Buffon (Juventus)- Maicon (Inter), Chiellini (Juventus), Gamberini (Fiorentina)- Kaka (Milan), Hamsik (Napoli), Cristiano Doni (Atalanta), Nedved (Juventus)- Lavezzi (Napoli), Ibrahimovic (Inter), Del Piero (Juventus).
Marchionni: Chelsea favorit për t’u kualifikuar
Mesfushori i Juventusit, Marco Marchionni, ka folur para ndeshjes kthyese të Ligës së Kamionëve kundër Chelseat, e cila zhvillohet të martën mbrëma në Torino, duke favorizuar Blutë si skuadër e cila mund të vazhdojë tutje. “Ditët në vijim janë ‘të nxehta’ për ne. Takimi kundër Torinos (të shtunën) është një derbi dhe ka rëndësi të madhe për tifozët, po ashtu mund të na mbajë gjallë shpresat për Scudetto”. “Pas kësaj kemi ndeshjen më të rëndësishme në këtë periudhë të këtij sezoni: ndeshjen kthyese të Ligës së Kampionëve”. “Ne kemi humbur, prandaj ata kanë përparësi. Mendoj se Chelsea i ka 70% të mundësive për të vazhduar tutje, ndërsa ne 30%, sepse ata e fillojnë ndeshjen nga fitorja”. “Ne e kemi mundësinë e fundit të martën dhe duhet ta shfrytëzojmë atë, pasi që e luajmë ndeshjen më të rëndësishme të sezonit”, ka përfunduar mesfushori.
Juve: Trezeguet e Giovinco gati për derbin
Mellberg, Poulsen,Giovinco, Saliahmidzic e Trezeguet: Mund të jenë këto “kartat” e Ranierit në prag të derbit të nesërm me Torinon.Në të vërtetë, trajneri i Juventusit, kërkon t’i lërë pushim një pjesë të titullarëve, të cilët të martën që vjen duhet të luajë ndeshjen e kthimit kundër Chelseat në 1/8-t e finaleve të Ligës së Kampioneve. Parashikohet një tur pushimi pra për Amaurin, Nedvedin dhe njërin mes Tiagos e Sissokos. Të aktivizuar në Romë kundër Lazios në Kupën e Italisë, si Nedvedi, ashtu edhe Amauri, duhet ta nisin ndeshjen nga stoli, ndërsa për Del Pieron, parashikohet një stafetë më Iaquintan. në mesfushë Ranieri, synon të aktivizojë danezin Poulsen që nga minuta e parë dhe vetë Marchisio kandidon për një vend titullari. Në repartin e mbrojtjes, jashtë do të jetë Legrottaglie për pezullim, ndaj do të ketë hapësirë Mellberg që do të luajë përkrah Chiellinit. Ndërkohë ka vazhduar në shi (me me 15 minuta vonesë) stërvitja e djeshme në Vinovo. Vonesë e shkaktuar nga Ranieri, që bisedoi me lojtarët ne dhomat e zhveshjes. 15 minuta bisedë, të vlefshme për të karikuar skuadrën në momentin më delikat të sezonit.
Lippi: Italianet kalojnë në Champions
Trajneri i kombëtares “axurre” është optimist për ndeshjet e kthimit në Europë“Duhet të jemi të qetë”. Kjo ka qenë këshilla e Marcello Lippit, i cili ka folur në lidhje me polemikat, që kanë ndezur futbollin italian: “Mourinho është një trajner shumë i mirë, - ka thënë Lippi, dhe pëlqehet nga të gjithë. Por ju kujtoj atë që kam thënë edhe më përpara, muaji mars është vendimtar për shumë klube, në këtë peirudhë vendoset fati i një sezoni të ndërtuar me shumë sakrifica dhe për shumë arsye atmosfera nxehet më shumë seç duhet. Do të ishte e rëndësishme që figurat më të rëndësishme të skuadrave dhe të futbollit të ruanin qtësinë”. Duke lënë polemikat mënjanë, Lippi ka folur edhe për temat më teknike të futbollit italian, duke filluar që nga grumbullimi i ardhshëm i Amaurit: “Di që gruaja e tij ka marrë pashaportën italiane, - ka thënë ai, por ai nuk është bërë akoma. Kur kjo të ndodhë atëherë do të vendos”. Pavarësisht skepticizmit të përgjithshëm, Lippi, është optimist për ndeshjet e kthimit të ekipeve italiane në Champions: “Gjithçka do të varet nga skuadrat italiane, nëse do të paraqiten në 100 përqind të potencialit të tyre teknik, psikologjik dhe atletik unë mendoj se do të kualikohen të trija. Nëse do të paraqiten me mungesa të rëndësishme atëherë gjithçka ndryshon. Nëse do të eleminoheshin edhe këto tre skuadra pas tre ekipeve që kanë dalë javën e kaluar nga Kupa UEFA nuk do të ishte një gjë e bukur për futbollin italian dhe as për mua, sigurisht. Sepse një nga mënyrat për të përgatitur një lojtar në aspektin psikologjik dhe që të marrë eksperiencën e duhur në ndeshjet ndërkombëtare janë sigurisht kompeticionet europiane. Nëse eleminohen do të thotë se futbollistët nuk janë akoma gati për disa përballje të caktuara dhe për disa evenimente të caktuara, edhe përsa i përket kombëtares”. Loja e treguar nga Manchesteri, Arsenali dhe Chelsea, sipas Lippit, nuk është futbolli i vërtetë anglez: “Këto tre ekipe nuk shprehin futbollin anglez, duke filluar nga pronarët, tek trajnerët, nuk ka më anglezë. Kanë vetëm emrin e ekipeve angleze”, ka përfunduar Lippi.
Lapo Elkann: Jose? Arrogant dhe mendjemadh
Nuk kanë fund polemikat pas konferencës së ashpër për shtyp të dhënë nga Mourinho. Fillojnë të vijnë tani edhe reagimet nga kampi i bardhezinjve. Dje ka folur Lapo Elkann. “Nëse Mourinho do të japë spektakël, mund të shkojë tek emisionet televizive të Bonolisit. Ajo e tij është vetëm arrogancë dhe mendjemashësi, ka komentuar ashpër numri një i tifozëve juventinë. Mourinho është një trajner. Kjo është puna e tij dhe për këtë paguhet. Si tifoz pres me padurim ta takoj, por në mënyrë konstruktive, jo destruktive, jo si arrogant”, ka thënë Lapo Elkann.
Buffon: Mourinho, mjaft me biseda kafenesh!
Nesër në mbrëmje do të zhvillohet derbi torinez midis Torinos dhe Juventusit dhe portieri i bardhezinjve, Gianluigi Buffon, shpreson që rivalët të ndjekin këshillën e trajnerit zikaltër. “Do të ishte mirë sikur të zbatonin idenë e hedhur nga Mourinho dhe të luanin me ekipin e të rinjve”. Por, përtej shakave, numri një i juventinëve ka pranuar se është zhgënjyer nga deklaratat e ashpra të bëra nga trajneri portugez. “Nuk më ka ardhur aspak mirë. Gjithmonë e kam pëlqyer dhe e kam respektuar si njeri dhe si komunikues me mediat, por besoj se ka disa limite që një njeri i futbollit i njeh shumë mirë dhe që nuk duhet t’i kalojë asnjëherë”. Më pas Buffon ka shpjeguar edhe se cilët janë limitet që duhen respektuar. “Limiti i parë që nuk duhet kaluar është të mos ulet futbolli në nivelin e diskutimeve që zakonisht bëhen në kafene. Më ka zhgënjyer me këto deklarata”. Dhe sipas portierit të kombëtares italiane deklaratat e bëra nga Mourinho para pak ditësh kanë qenë të këtij niveli. “Kanë qenë akuza të forta. Nëse një drejtues ose një klub ka ankesa për diçka ka të drejtë t’i shprehë ato, por që kjo gjë të bëhet nga një trajner apo nga një futbollist mua më bezdis, pasi ne jemi njerëz të futbollit”. Limiti tjetër. “Mungesa e respektit. Edhe pse në rastin e Mourinhos nuk e di nëse ka qenë një mungesë respekti ndaj atyre që ka sulmuar ose ngaqë ka humbur sensin e realitetit”. Pra, dy vjet pas “Calciopolit” janë rikthyer akuzat për një Juventus që favorizohet nga arbitrat. “Ky ka qenë qëllimi i trajnerit të Interit, - ka vazhduar Buffon, e ka nënkuptuar këtë. Do të më kishte pëlqyer që gjatë konferencës për shtyp dikush të ishte çuar në këmbë dhe t’i kishte thënë: ç’janë këto marrëzi?”. Diferenca qëndron tek fakti se disa vite më parë të gjithë do të kishin mbështetur portugezin në akuzat kundër Juves, ndërsa sot e mbështesin vetëm tifozët e Interit. “Kjo varet edhe nga njerëzit që janë objekt i akuzave. Në atë kohë kishte persona shumë të aftë, të vlerësuar nga bota e futbollit dhe më me peshë. Nga ana praktike kjo na krijonte shumë armiq”. Me pak fjalë drejtuesit e tanishëm të bardhezinjve nuk frikësojnë asnjeri. “Po punohet mirë, ka thënë Buffon, falë tyre ne jemi ringjitur dhe po përmirësohemi nga viti në vit. Por janë fytyra të ndryshme”. Në fund vjen një koment mbi korrektësinë dhe dinakërinë e Mourinhos. “Unë vazhdoj ta respektoj atë, por nëse qëndrimi i mbajtur nga ai para disa ditësh do të përsëritet atëherë unë do të ndryshoj gjykimin tim, sepse ka dy lloje njerëzish që nuk i duroj dot: idiotët dhe ata që janë shumë dinakë. Sigurisht Mourinhon nuk do ta përfshija tek kategoria e parë”, ka thënë portieri i Juventusit.
Rosina: Torino është në formë
Lojtari më i rëndësishëm i Torinos, Alessandro Rosina, ka dashur t’i japë një paralajmërim Juventusit para derbit: “Ndeshja kundër bardhezinjve vjen në momentin më të mirë të Torinos, - ka thënë ai. - Ngritja në klasifikim dhe loja e mirë tregojnë se tani Torino është kthyer. Për të fituar duhet të luajmë më mirë se Juventusi. Derbi mbetet një ndeshje jonormale, ku të dyja skuadrat janë të barabarta”. Rosina ka folur si lider, edhe pse nuk e ka të sigurt aktivizimin nga minuta e parë: “E di që tifozët presin më shumë nga unë, dhe po punoj për t’i kënaqur ata. E rëndësishme është që skuadra të arrijë rezultatin”, ka thënë sulmuesi.
Ranieri “zbutet para derbit dhe Chelseat
Trajneri bardhezi ka vendosur të mos polemizojë më me portugezin: Ndaj Torinos, çdo rezultat i mundshëmClaudio Ranieri ka zgjedhur rrugën e heshtjes. Dhe provon t’i vërë kapak, nga ana e tij, polemikave të shkaktuara nga deklaratat bombë të Mourinhos. “Gjithçka që kam thënë ka qenë e drejtë, ka treguar trajneri bardhezi. Për pjesën tjetër nuk dua të them më asgjë. Nuk mund të them të gjitha ato që mendoj. Eshtë një çështje që ka të bëjë me vetëpërmbajtjen. Do të autoçensurohem”. Më pas trajneri ka vazhduar duke thënë: “Do të rithoja edhe një herë gjithçka kam thënë gjatë kësaj jave, edhe pse për fat të keq nuk kam mundur të them gjithçka kam dashur. Kjo është vetëpërmbajtje”. Pra, Claudio Ranieri nuk është i penduar për asgjë, përveç se nuk ka thënë të gjitha ato që mendonte në lidhje me polemikat e kësaj jave dhe me konferencën për shtyp të bërë nga Mourinho të martën e kaluar. Megjithatë, trajneri bardhezi, i ka lëshuar disa thumbime portugezit të Interit, kur ka shpjeguar se “jam gjithmonë i kënaqur kur i kam të gjithë lojtarët në dispozicion dhe të luftoj në çdo ndeshje deri në fund pavarësisht se cilët janë lojtarët që futen në fushë”. Por Ranieri ka “gjëra të tjera për të cilat duhet menduar, duhet të mendojmë vetëm për ndeshjet edhe nuk duhet të flasim më për këto polemika”. Edhe pse përballjet e radhës janë vendimtare, sot Torino, të martën Chelsea në Champions. “Eshtë një javë e bukur, interesante dhe me shumë evenimente, duhet t’i marrim ndeshjet me radhë. Në fillim është derbi, e dimë se sa është i rëndësishëm dhe jemi gati. Polemikat nuk kanë ndikuar aspak, fakti se këto ndeshje janë të gjitha të rëndësishme dhe shumë afër njëra-tjetrës mund të ndikojë. Por një skuadër duhet të jetë gati për të kaluar situata të tilla. Sigurisht do të më kishte pëlqyer të përballeshim me këto sfida me një përgatitje më të mirë atletike dhe fizike, por adrenalina që të jep një derbi dhe që do të na japë edhe ndeshja tjetër do të bëjë që të ndihemi mirë”. Pikërisht, Derbi. Një fjalë që ka gjithmonë të njëjtin kuptim pavarësisht nga pozicioni në renditje, nga vlerat e lojtarëve që janë në fushë: “Do të ndeshemi me një Torino të karikuar, agresive dhe kompakte, - ka shpjeguar Ranieri. Pastaj këtu pozicioni në renditje nuk ka asnjë rëndësi, ashtu siç ndodh në të gjitha ndeshjet derbi. Në këto 90 minuta gjithçka zerohet dhe skuadrat kanë të njëjtat mundësi për të fituar”.
Italia, shtohen “axurrët” anti-Amauri
Jo të gjithë bëjnë tifo për ta parë juventinin me fanellën e kombëtares. I pari ishte GattusoAmauri duhet të jetë zhvillimi tekniko-taktik për Italinë: qendërsulmues apo sulmues i dytë, ideale për të luajtur në krah të Luca Tonit (ose Gilardinos), “sakrifikuesi” elastik mes sulmit e mesfushës. Por Italia a e kërkon Amaurin? Jo e gjitha në të vërtet, pavarësisht nga frazat rrethanore. Dhe mund të jetë një problem “i vogël e i madh” për Lippin. E filloi Gattuso para pak ditësh, një nga udhëheqësit e Italisë. Por jo të gjithë kanë të njëjtin ndikim dhe gjëra të tilla nuk i thonë publikisht. Megjithatë në grup flitet për Amaurin. Mes sulmuesve për shembull. Nëse Gila rrezikon të humbasë një vend në “renditje”, Iaquinta e Di Natale druhen se mund të dalin. Për të mos thënë që Del Piero është akoma në dyshim. Buffoni (por është juventin), ka dalë në krah të brazilianit. Lippi është shumë i ndjeshëm ndaj grupit: pa këtë marrëdhënie të fortë, nuk do ta kishte fituar botërorin. Në të vërtet, “senatorët” kanë “nxjerrë jashtë” edhe Cassanon me Tottin. Po tani? Sigurisht situata nuk është drejtuar mirë: as nga Amauri (çfarë do të thotë nëse Dunga do ta grumbullojë në mars?), as nga Federata Italiane e Futbollit. Në realitet, e vetmja “jo” ndaj italianizimit të Amaurit është etike: a është e drejtë që një brazilian të bëhet italian vetëm pse gruaja e tij jeton prej kohësh në këtë vend? Përgjigja ndoshta të frikëson, por nëse këto janë rregullat, si ka mundësi që Lippi të lërë në hije një lojtar-kyç për kombëtaren e tij, që ndër të tjera ka nevojë për një rifreskim për të mos përsëritur gabimin e Berzzottit të borxhit të mirënjohjes pas suksesit në “Spanjë ‘82″? Ndërkohë Lippi po shkruan emra në bllokun e shënimeve. Kundër Malit të Zi dhe Irlandës së Trapattonit, do të mungojnë Gattuso, Camoranesi e Perrotta: nën vëzhgim special janë “zëvendësat” e tyre natyralë në klube, Marchionni, Brighi, të ardhur nga një sezon i shkëlqyer. Është akoma shpejt të flitet për Pazzinin, por nëse vazhdon kështu, fati i tij është i shënuar. Dhe trajnerit “axurr” nuk i ka shpëtuar as përmirësimi i Marchisios, që në qershor do të jetë me kombëtaren e Casiraghit, por tani mund të thirret të ndjejë aromën “axurre”. E meriton.
e enjte, 5 mars 2009
Blanc komenton rastin "Mou"
Duke parë perimetrin e gjerë që polemika “Mourinho” ka prekur, nuk kishte sesi të mungonte një tjetër deklaratë e Juventusit. “Me anë të komunikatës sonë për shtyp – deklaron administratori i deleguar, Jean-Claude Blanc, kemi shprehur opinion tonë, por nuk duam ta zgjasim më. Gjithsesi, një reagim nga ana e Federatës e presim. Sot flitet shumë për sigurinë në stadiume e gjëra të këtij lloji, por si mund t’i pretendojmë këto gjëra, kur konferencat për shtyp të trajnerëve kryen me tone të ashpra dhe akuza absurde kundrejt rivalëve. Nëse kërkojmë një sport të pastër, sinqeriteti i tij duhet të pasqyrohet në deklaratat e trajnerëve e më pas në fushë e jashtë saj”.
Ranieri për Mourinhon: Kështu është stili i Interit
Tekniku i Juventusit, Claudio Ranieri, i cilëson si tepër normale akuzat e Jose Mourinhos, pasi, sipas Ranierit, këto akuza janë në stilin e Interit. Mourinho i është drejtuar të gjithë aktorëve në Serinë A, duke i quajtur ata “prostituta intelektuale”. Por, Ranieri në anën tjetër nuk i përfill fare deklaratat e trajnerit portugez. “Nuk më bezdisin fare deklaratat e Mourinhos, deklaron trajneri i Juventusit, Ranieri. Është diçka personale, dhe kur të takohem me të do të sqarojmë ato që kemi dashur të themi. Unë dua të them se deklaratat e Mourinhos janë në stilin e Interit ”.
Edhe Moggi “qëllon” ndaj zikaltërve

Luciano Moggi, ish-drejtori i përgjithshëm i Juventusit, ka ndërhyrë në mënyrë telefonike në radion e mirënjohur italiane, “Kiss Kiss”, pas deklaratës shumë të përfolur të Jose Mourinhos: “Ajo që po ndodh aktualisht tregon se ajo çfarë ka bërë Juventusi nuk ishte asgjë e veçantë. Janë gjyqtarët që bëjnë gabime të tilla, pse jo në mënyrë spontane. I besoj fjalëve të De Rossit kur theksoi se vitin e kaluar verdhekuqve i rrëmbyen titullin dhe që prej disa vitesh është e pamundur të shkosh në “San Siro” të fitosh kundër Interit. Zikaltërve nuk u jepet kundra një penallti prej një viti? Mbase kjo do të thotë se skuadra është shumë e balancuar në fushë dhe di të mbrohet shkëlqyeshëm. Lojtarët e Mourinhos janë aq të edukuar, saqë nuk shkaktojnë asnjë faull ndaj kundërshtarëve, shprehet në mënyrë ironike Moggi. Le ta shohim realitetin në sy dhe të pranojmë se gjëra si këto, pra gabime arbitrare e të tjera, ekzistojnë qëkur ka lindur futbolli. Ishte një moment në të cilin duhej të ‘vrisnin’ dominimin e Juventusit, sepse avokati Agnelli, forca e këtij klubi, kishte vdekur, dhe drejtuesit e rinj ishin të pafuqishëm t’u kundërpërgjigjeshin. Tani që bardhezinjtë kanë mbetur vetëm, duhet të përpiqen të ndërtojnë sa më shpejt atë skuadër që funksiononte shkëlqyeshëm, por kampionati tregon se nuk ka më asnjë dëfrim. Interi u shndërrua në skuadrën më të fortë dhe sigurisht që do ta fitojë edhe këtë vit titullin, por nga viti tjetër, jam i bindur se me rikthimin e Milanit dhe Juventusit, Interi do ta ketë më të vështirë”, përfundon Luciano Moggi.
Juventusi, Roma dhe federata reagojnë
Deklaratat e rënda të bëra pasditen e djeshme nga trajneri i Interit, Jose Mourinho, në të cilat sulmon median italiane, klubin e Romës dhe Juventusin nuk kanë kaluar pa u vënë re. Madje edhe kundërpërgjigjet nga ana e dy shoqërive në fjalë dhe Federatës Italiane të Futbollit nuk kanë munguar. Juventusi – “Pasi kemi lexuar me shumë vëmendje deklaratat e rënda të bëra nga trajneri i Interit, klubi i Juventusit ndihet i habitur nga fjalët e tij dhe fton drejtuesit zikaltër të mos mbrojnë veprimin e portugezit. Me deklaratat e tij, theksohet në kundërpërgjigjen e klubit juventin, – trajneri nuk ka treguar respekt jo vetëm ndaj Juventusit, por edhe ndaj 14 milionë tifozëve tanë në Itali. Më shumë se për t’iu kundërpërgjigjur këtyre deklaratave absurde dhe të turpshme të ngritura nga tekniku i Interit, përfaqësuesit e klubit tonë kanë për detyrë të tregojnë edukatën dhe ndjenjën e përgjegjësisë, përpara, gjatë dhe pas ndeshjeve, për të mbrojtur evolucionin e futbollit italian dhe imazhit të tij në botë”, përfundon letra e klubit torinez. Ndërkohë, edhe reagimi i federatës nuk ka vonuar: “Tonet e përdorura nga trajneri i Interit nuk e ndihmojnë aspak marrëdhënien tonë me klubet. Fjalët e tij nuk kanë aspak lidhje me botën e futbollit. Duke qëndruar në këtë temë, deklarata e tij tashmë po vlerësohet me vëmendje nga organet tona të drejtësisë sportive, të cilat pasi të kenë vlerësuar përbërjen e thënieve të Mourinhos mund edhe ta ndëshkojë teknikun portugez”. Interi replikon – “Pasi kemi lexuar me vëmendje deklaratën zyrtare të Juventusit, nënvizojmë se Jose Mourinho i është përgjigjur në mënyrë të qartë një sulmi të njëjtë të bërë ndaj skuadrës sonë. Trajneri ynë ka shprehur idetë e tij, pa dashakeqësi, por me sinqeritet, sipas stilit të vet që vlerësohet mjaft nga shoqëria civile”. Nervozizmi i Romës – “Mourinho predikon mirë, por vepron shumë gabim. Ftojmë trajnerin e Interit të tregohet më i qetë dhe të mendojë më shumë për punën e tij, sesa të humbasë kohë me fjalë të kota, - thotë Bruno Conti, drejtori teknik i skuadrës së Romës, i cili vazhdon t’i përgjigjet deklaratës së Mourinhos. – Fillimisht e kisha vlerësuar pozitivisht portugezin, për mënyrën sesi kishte menaxhuar Balotellin deri në sfidën me ndeshjen tonë. Por në takimin e së dielës kam ndryshuar plotësisht mendim. Në vend të tij unë do kisha zëvendësuar sulmuesin. Dua t’ju kujtoj se në ndeshjen Roma-Messina, të kampionatit 2005-2006, Daniele De Rossi shënoi një gol me dorë dhe e pranoi personalisht këtë parregullsi. Janë pikërisht këta shembujt që lojtarët e rinj duhet të japin, të paktën kjo është filozofia që klubi i Romës u transmeton lojtarëve të tyre. Për këtë arsye, Mourinho duhet të fillojë t’i mësojë Balotellit mënyrën se si të sillet në fushën e lojës, - thekson Conti, që më pas del në mbrojtje të Spallettit. – Nëse Luciano është një mik i të gjithëve, atëherë një arsye do të ketë, dhe nuk mendoj aspak se për ndonjë intervistë të dhënë prej tij ka marrë ndonjëherë ndonjë çek. Mourinho bën mirë t’i dëgjojë më shumë intervistat e Spallettit e të mësojë prej tij. Mendoj gjithashtu se pavarësisht se zikaltrit kryesojnë Serinë A, ata kanë më tepër probleme se ne. Ne nuk do të fitojmë asnjë titull? Dua t’i rikujtoj se në ‘San Siro’ për Superkupën e Italisë kemi luajtur 90 minuta, e kemi humbur vetëm nga pika e penalltive. Në Kupën e Italisë pastaj na u mohua një 11-metërsh ndaj Vucinic dhe goli i tyre që të gjithë e kujtojnë duhej anuluar. Mourinho flet në një mënyrë që të transmetojë disa gjëra, të cilat më pas nuk i vë kurrë personalisht në praktikë”, mbyllet kundërpërgjigja e Romës.
e mërkurë, 4 mars 2009
Rossi i kënaqur me fitoren ndaj Juventusit
Trajneri i Lazios, Delio Rossi, është ndarë më se i kënaqur nga fitorja 2-1 ndaj Juventusit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë. “Filluam ca më të qetë dhe pranuan një gol të hershëm, dhe një tronditje. Pastaj u rikthyem në pjesën e dytë dhe mendoj se rezultati ishte ajo që ne merituam”, ka thënë Rossi. “Ne u dëshmuam, kishim posedimin më të madh dhe ishim më ngulmues. Jemi një ekip shumë teknik dhe nuk synojmë të luajmë me topa të gjatë, andaj duhet ta luajmë topin rreth e rrotull me qëllim që të ndërtojmë sulmin. Edhe nëse kishim humbur ose barazuar, do të kërkonim fitore në ndeshjen e dytë”, ka shtuar italiani.
Abonohu te:
Postimet (Atom)




