e hënë, 16 mars 2009

Salihamidzic, njeriu i pasimeve

Eshtë ai njeriu i pasimeve, Salihamidzic, që ka shënuar edhe golin e parë në këtë sezon, asgjë në krahasim me topat e dhënë për Del Pieron dhe Giovincon. “Ka qenë një ndeshje e vështirë, nuk kishim luajtur mirë në pjesën e parë, mendonim akoma për humbjen e Championsit. Goli im, ka thënë ai, ka pasur meritën e zhbllokimit të skuadrës. Kemi dhënë një sinjal të rëndësishëm. Juvja është gjallë, janë akoma dhe 30 pikë në lojë, do të jenë vendimtare dy ndeshjet e fundit”. Më pas vjen një koment për çështjen Trezeguet? “Kam një familje, tri fëmijë, një qen dhe shumë punë për të bërë… Nuk kam pasur kohë për gazetat. Por nëse do të kisha ndonjë problem do të flisja me trajnerin”. Tingëllon si një këshillë ndaj shokut të skuadrës. Ndërkohë, që kanë ardhur edhe komplimentat e presidentit Giovanni Cobolli Gigli për lojtarët e rinj të Juves. “Kam parë një skuadër me karakter, pas një pjese të parë pak të vështirë në të dytën kemi treguar të gjithë vlerën tonë. Kam parë disa të rinj të jashtëzakonshëm si Giovinco dhe Marchisio, që kanë luajtur një ndeshje të madhe, të ndihmuar edhe nga kampionët e zakonshëm”, ka thënë numri një i Juventusit.

Nuk ka komente: