
e shtunë, 28 mars 2009
Juve arrin marrëveshje me Diegon?

“Giovinco nuk ikën”

Juventus do të përfshijë Iaquintan në ofertën për Hamsik

Pellisier pranon forcën e “Zonjës së Vjetër”

“Do presim një kampion të madh”

Edhe Toni kundër Amaurit

Buffon: Amauri i mirëpritur, Cassano detyrë e Lippit

Në qendrën stërvitore të Italisë, e cila po përgatitet për ndeshjet eliminatore të Kupës së Botës kundër skuadrave të Malit të Zi dhe Irlandës, njeriu i ditës është portieri i Juventusit, Gigi Buffon. Ai ka prekur tema të nxehta, duke nisur nga fantazisti i Sampdorias Antonio Cassano dhe shoku i tij i skuadrës Amauri e deri te lufta për titull në Serinë A.
CASSANO ‑ “Do të ishte shumë i dobishëm për ne ‑ ka thënë portieri që deri tani ka zhvilluar plot 90 ndeshje me fanellën e kombëtares italiane në lidhje me sulmuesin e Sampdorias, por ai që vendos për këtë është Lippi. Nuk besoj se portat e kombëtares janë të mbyllura për ndonjë lojtar. Cassano në finalet e Evropianit luajti mirë dhe me formën e shkëlqyer që po kalon, do të ishte shumë i dobishëm për skuadrën. Por e përsëris edhe një herë tjetër për këto gjëra vendos vetëm trajneri”.
ÇËSHTJA AMAURI ‑ Buffoni prek edhe çështjen Amauri, duke hapur dyert e përfaqësueses për shokun e tij të skuadrës dhe duke dalë kundër mendimeve që janë shprehur disa ditë më parë nga mesfushori i Milanit Gennaro Gattuso dhe nga sulmuesi i Bayernit të Mynihut Luka Toni: “Nëse vendos të bëhet pjesë e grupit të axurrëve, do të jetë i mirëseardhur. Nëse na ndihmon të përmirësohemi, nuk do të ketë asnjë problem. Nëse vendos të luajë për Italinë, do ta bëjë sepse duhet ta ndiejë në zemër dhe për mua është i mirëseardhur nëse e ndien këtë. Shokët e skuadrës që kanë folur ndryshe ndoshta janë mërzitur sepse pritja po bëhet shumë e gjatë…”, ka deklaruar portieri bardhezi.
JUVENTUSI ‑ Portieri i Italisë më pas i kthehet edhe kampionatit dhe Juventusit të tij. “Mundësia jonë e vetme për të marrë kampionatin varet nga përballja direkte që do të zhvillojmë më 19 prill me Interin në fushën tonë. Mourinho është serioz dhe inteligjent, por nganjëherë e kalon kufirin. Mbi kolegët nuk mund të hidhet baltë”, ka thënë Buffon. Më pas ai i kthehet sërish temës së Cassanos, por në këndvështrimin e juventinit: “Për të fituar nevojiten kampionë, prandaj Cassano mund të jetë një lojtar i mirëpritur te ne. Sigurisht që do të na ndihmonte të përforcoheshim akoma më shumë për sezonin e ardhshëm”.
REDUKTIMI I RROGËS – Një temë tjetër e përfolur nga Buffon është reduktimi i pagave. Portieri është futbollisti më i paguar te Juventusi me 5.5 milionë euro në sezon dhe në një periudhë krize, të gjitha skuadrat kërkojnë të bëjnë disa shkurtime, por Buffon nuk duket i gatshëm të bëjë diçka të tillë, duke u përgjigjur shkurt: “Besoj se përfitoj atë që meritoj”.
Iaquinta: Amauri “axurr”? S’ka problem

Nëse jam mirë nuk ndihem inferior ndaj askujt, po përjetoj një periudhë shumë të bukur. Po luaj rregullisht, nuk kam probleme fizike dhe jam mirë në aspektin psikologjik. Tani dua të paraqitem mirë edhe me kombëtaren”. Vincenzo Iaquinta po përjeton një moment të artë me Juventusin dhe kërkon të vazhdojë kështu edhe në dy ndeshjet e ardhshme të kombëtares, duke qenë gati ndaj Malit të Zi dhe Republikës së Irlandës, ndeshje të vlefshme për kualifikimin në “Botërorin 2010″. Roli për juventinin nuk është një problem. “Te Juvja luajmë me dy sulmues, në kombëtare jam aktivizuar edhe si anësor. Megjithatë, nëse luaj si sulmues i parë, mund të luftoj për një fanellë titullari. Nuk kam luajtur asnjëherë me Italinë si qendërsulmues që nga fillimi, por nuk është një problem: te Udineseja e kam bërë për 7 vjet dhe ai është roli që më përshtatet më shumë”. Ka pasur momente të mira dhe të tjera jo shumë të mira edhe për shkak të dëmtimeve. “Kur isha te Udineseja, - tregon Iaquinta, - nisesha si titullar edhe nëse mungoja në ndonjë stërvitje. Te Juvja është ndryshe, ka kampionë të mëdhenj. Tani po stërvitem mirë, kam luajtur 5 ndeshje radhazi dhe nuk dua të ndaloj më”. Ai në kombëtare është, Cassano e Amauri jo. Ose jo akoma. Pra, Iaquintas “i afrohen” dy “konkurrentë” fantazëm te Juvja (njëri është që tani, tjetri ndoshta..), dhe në mënyrë hipotetike me fanellën “axurre”, të cilët kur mungojnë shkaktojnë polemika: “Duhet të vendosë vetë Amauri me Lippin, - shpjegon Iaquinta. Duhet të jetë ai që vendos ç’të bëjë dhe Lippi duhet ta grumbullojë. Tani po flitet shumë dhe ndoshta ai ka gabuar në ndonjë përgjigje. Është një lojtar i madh, nëse vjen këtu nuk ka asnjë problem për mua. Unë jam gati të luftoj me të gjithë për një vend. Cassano? Është një lojtar i rëndësishëm, por vendos Juvja se cilin duhet të blejë.”
Agjenti i David Silvës, në Torino

Iaquinta: Gati të vë bast për Juven

Për Cobolli Giglin, sfida Juve-Inter do jetë kyçe

e martë, 24 mars 2009
Buffon: Interi e meriton pozitën e parë

e hënë, 23 mars 2009
Secco: Amauri dhe Giovinco do të qëndrojnë

Juve kërkon mbrojtësin e Villarrealit

Iaquinta: Forca jonë është kompaktësia

Thuhet se ditën e premte në qendrën stërvitore të Romës, Spalletti, ka folur shumë mirë për Vincenzo Iaquintan, të cilin e ka stërvitur në Udine për katër sezone rradhazi. Vlerësimi për lojtarin arrin deri në atë pikë sa do kishte dashur ta kishte me vete edhe tek Roma, dy vjet më parë kur sulmuesi më pas ka kaluar tek Juventusi, por edhe verën e kaluar. Dhe kjo, pavarësisht se i vë në dukje një difekt që për një sulmues është shumë i rëndësishëm. “E vetmja gjë është se shënon pak, ka thënë trajneri. Konkretizon shumë pak. Unë të paktën kështu e kam lënë”. Ndërsa të shtunën në mbrëmje e ka gjetur ndryshe. Nuk i kishte mjaftuar goli, që në kampionatin e kaluar Iaquinta e ka realizuar pikërisht në “Olimpico” në minutat e fundit të ndeshjes kundër Romës. Për t’i mbushur mendjen ish-trajnerit të tij se ka ndryshuar, të shtunën në mbrëmje djali nga Calabria është dashur të shënojë një dygolësh. Jo për t’u hakmarrë, pasi atë e konsideron një mjeshtër. “Më ka dhënë shumë, më ka futur ai në futbollin që ka rëndësi”, ka kujtuar edhe në përfundim të ndeshjes Iaquinta. Por me mjeshtrat, nëse bëhet fjalë për të dhënë leksione, ka më shumë lezet.
KLASIFIKIMI - “Po, jam i lumtur me paraqitjen që kam bërë, por edhe me atë të ekipit. Nuk ishte e lehtë të fitohej këtu. Megjithatë, kemi arritur një fitore të madhe pikërisht sepse kemi qenë kompaktë. Kjo është karakteristika jonë kryesore”. Ai i pari, kur Roma kishte topin, bënte presing dhe ndihmonte edhe mbrojtjen: “Ma ka kërkuar Ranieri, pasi është një gjë që di ta bëj mirë. Mbrojtësit e parë duhet të jenë sulmuesit”. Por jo të gjithë e bëjnë këtë, ndërsa ai që duhet të japë diçka më shumë se të tjerët për të luajtur, po. Në fund, nëse Juventusi nëntë ndeshje nga fundi i kampionatit vazhdon të ruajë hapin ndaj Interit, kjo ka ardhur edhe falë sulmuesit më të “keqtrajtuar” të ekipit. “Po, klasifikimin e shikojmë, ka rrëfyer lojtari, por mbi të gjitha shikojmë veten tonë. Kemi marrë një fitore të rëndësishme kundër Romës, më pas kemi edhe përballjen direkte në shtëpi kundër Interit: duhet të besojmë patjetër. Në “Olimpico” kemi treguar forcën tonë, ne jemi gati”.
FRESKIA - Pasi është ndalur më shumë se një herë nga dëmtimet, me ardhjen e vitit të ri Iaquinta ka merituar hapësirat që prej disa muajsh po i jep Ranieri. I cili duke qeshur ka thënë: “Ka pasur shumë probleme fizike, por tani është i freskët”. Iaquinta vrapon shumë, shënon siç ka bërë kundër Romës ose kundër Chelseat dhe bën të tjerët të shënojnë, ashtu siç ka ndodhur kundër Bolognas kur i ka dhënë një pasim të saktë Sebastian Giovincos. Që të shtunën, pas një sërë kombinimesh që nuk kanë përfunduar siç duhet, kur rezultati ishte 0-0 ia ka kthyer borxhin. Iaquinta është treguar i aftë duke evituar Lorian dhe më pas duke çuar topin në rrjetë me të djathtën në shtyllën e dytë. Më pas kur shifrat ishin 1-1, ka kërcyer më shumë se Mexes dhe ka shënuar me kokë, ashtu si vitin e kaluar, në të njëjtën portë. Ka dhënë edhe një pasim të saktë për Del Pieron. Tashmë, prej kohësh, ai është sulmuesi më rezultativ i Juventusit, si në rolin e sulmuesit të parë ashtu edhe në atë të sulmuesit të dytë.
Ranieri: Kemi mentalitet fitues

Si më parë më shumë se më parë… I njëjti rezultat me shtatë ditë më parë, katër gola, që nuk janë pak, edhe kundër një Rome me mungesa. Shtatë ditë më parë tredhëmbëshi ka dhënë rezultate kundër Bolognas, në “Olimpico” të Romës prezenca e Iaquintas dhe regjia e Giovincos kanë bërë diferencën. Për kënaqësinë e Claudio Ranierit, të cilit i mungonte një fitore prej shumë kohësh në kryeqytet. Rezultati i fundit 4-1 në Romë në vitin 2005 është arritur nga Fabio Capello. “Kemi luajtur me vendosmërinë dhe ritmin e duhur, e kemi interpretuar në mënyrën e duhur ndeshjen. Roma është një ekip i frikshëm, ne kur kemi pasur probleme me dëmtimet kemi arritur të marrim rezultate të rëndësishëm në Itali dhe jashtë saj. Kemi luajtur me më shumë shpejtësi dhe sens teknik më të lartë”. Një Juventus shumë më lart nga sa pritej. “Duam të japim gjithmonë maksimumin, kjo skuadër ka mentalitet fitues dhe këtë po ia mësoj edhe lojtarëve të rinj, filozofinë e përmirësimit nga dita në ditë”. Iaquinta, sulmuesi i rigjetur. “Eshtë një nga katër sulmuesit tanë që dinë të ndëshkojnë kundërshtarin. Shfrytëzohet për karakteristikat që ka. Kemi marrë Amaurin, sepse ishte ndryshe nga sulmuesit e tjerë që kishim në dispozicion. Do të kisha dashur ta fusja gjithnjë në fushë Vincenzon, por luajnë ata që janë në formë më të mirë dhe ai në të kaluarën ka pasur disa probleme fizike. Ndërsa, tani është i freskët dhe mund të luajë”. Katër pikë diferenca të shtunën, shtatë të dielën. “Nuk është një motivim i shëndoshë të shpresosh që të tjerët të ndalen. Të mendojmë për veten tonë, Interi është ekipi favorit, ndodhet para, nëse ngadalësojnë ose ndalen… Ku i dihet”. Ndërsa Cobolli Gigli: “Herët ose vonë do t’i takojë të gjithëve të ndalen. Dhe ne jemi në pritje për të shfrytëzuar këtë rast”. Në lidhje me formacionin. “Nëse mendoj se do të më japin diçka do të luaj me tre sulmues”. Ranieri shpreson t’i ndryshojë mendimin lojtarit çek lidhur me largimin e tij nga futbolli në fund të sezonit. “Ai ka deklaruar kështu, unë shpresoj që të mos largohet, një si ai i shërben shumë skuadrës. Çdo vit është i pavendosur, ndoshta e bën për të rritur rrogën”, ka bërë shaka trajneri juventin.
Giovinco: Të mbajmë ritmin

Juventusi “acaron” Luciano Spallettin

“Olimpico më sjell fat”

Ranieri i kënaqur me Iaquintan

Nedvedi do të vazhdojë edhe një vit?

e shtunë, 21 mars 2009
Zonja e Vjetër shkel Ulkonjën Romake

Kryendeshja e javës së 29-të në Serie A, e zhvilluar në Stadio Olimpico të kryeqytetit italian, ndërmjet Romës dhe Juventusit, ka përfunduar me fitoren e lartë të Zonjës së Vjetër, prej 4-1. Juventus e filloi ndeshjen me pretendimin për ta ngushtuar diferencën e pikëve me Interin, në garën për ta fituar titullin kampion, ndërsa Roma objektiv kryesor ka një pozitë e cila çon në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm. Vlen të përmendet që të dyja skuadrat luajtën në mungesë të shumë lojtarëve të formacioneve bazë. Te Roma emrat e spikatur që mungonin ishin: Totti, De Rossi, Juan, Cicinho, Aquilani, Taddei, Perrota etj., derisa te Zonja e Vjetër, veç tjerëve munguan: Camoranesi, Sissoko, Zanetti dhe Amauri.
Pjesa e parë
Pjesa më e madhe e gjysmës së parë të ndeshjes u zhvillua me një ritëm jo shumë të shpejtë, me pak raste, pasi që skuadrat zhvillonin një lojë të mençur, duke u munduar të mos lënë shumë hapësira në fushë. Megjithatë, Bianconerët arritën që në minutën e 34 ta zhbllokonin rezultatin. Një lëvizje e mirë e sensacionit juventin, Sebastian Giovinco, e gjeti sulmuesin Vincenzo Iaquinta, i cili e mposhti portierin Doni për t’ia dhënë avantazhin skuadrës mysafire, e cila shkoi në pushim me epërsi minimale.
Pjesa e dytë
Porsa filloi pjesa e dytë e ndeshjes (48’), skuadra e Romës barazoi rezultatin me anë të Simone Lorias, mirëpo ky gol vetëm sa i nervozoi lojtarët mysafir. Sulmuesi i Juventusit, Vincenzo Iaquinta, nuk e lejoi të zgjaste shumë baraspesha, pasi e mposhti për të dytën herë Donin në këtë mbrëmje, duke ia dhënë sërish avantazhin skuadrës së tij (55’). Një krosim të bukur të Del Pieros nga këndi, e shfrytëzoi më së miri mbrojtësi shtatlartë i Bianconerëve, Olof Mellberg, i cili me kokë krijoi avantazhin e dy golave për skuadrën mysafire (68’). Goli i katërt i takoi legjendës së Juves, Pavel Nedved, i cili porsa hyri në lojë e përshëndeti portierin romak me një ‘volley’. Me këtë fitore Juventusi mban gjallë shpresat për Scudetto dhe tani është katër pikë prapa Interit që të dielën e zhvillon ndeshjen e javës së 29-të kundër Regginas.
Të dhëna rreth ndeshjes ROMA-JUVENTUS 1-4 (0-1).
Golashënues: 34’ dhe 55’ Iaquinta, 48’ Loria, 68’ Mellberg, 74’ Nedved.
ROMA: Doni; Panucci, Mexes, Loria (62’ Montella), Riise; Felipe, Brighi; Tonetto, Baptista; Menez (82’ D’Alessandro), Vucinic (92’ Stojan). Në dispozicion: Arthur, Crescenzi, Malomo, Brosco. Tarajner Spalletti.
JUVENTUS: Buffon; Grygera, Mellberg, Chiellini, Molinaro; Salihamidzic, Tiago (70’ Nedved), Poulsen, Giovinco (72’ Marchionni); Iaquinta, Del Piero. Në dispozicion: Chimenti, Zebina, Knezevic, Castiglia, Trezeguet. Trajner Ranieri.
ARBITRO: Rocchi di Firenze.
Karton të verdhë: 24’ pt Loria, 29’ pt Tiago, 40’ pt Mexes, 23’ st Loria, 25’ st Molinaro, 33’ st Menez.
Video nga ndeshja (golat)
Amauri: Miccoli është më i mirë se Del Piero

Gigli konfirmon interesimin për Cassanon

Del Piero: Capello më bëri të mendoj për largim

Riise: Roma mund ta befasojë Juventusin

Claudio Ranieri: Në Romë për të fituar

MAKSIMUMI - “Vitin e kaluar, nëse Juventusi do të kishte arritur në Evropë, ne do të ishim mjaft të kënaqur, ka vazhduar trajneri i bardhezinjve, pastaj u kualifikuam në Ligën e Kampionëve dhe zhvilluam një punë të jashtëzakonshme. Unë nuk e di në jemi më mirë a më keq se niveli ynë i zakonshëm. Ju e dini që ne po zhvillojmë një kampionat shumë të bukur. Por ne nuk kënaqemi me kaq, Juventusi kështu është. Nuk jemi kurrë të kënaqur me arritjet tona. Asnjë nuk e priste këtë Juventus për dy vjet dhe një meritë të vogël e ka edhe trajneri”.
KLASIKJA - “Do të jetë një skuadër tjetër pa Tottin, por kjo nuk do të thotë se do të jetë më pak e fortë. Ai, si Maldini dhe Del Piero, është një lojtar që të gjithë do donim ta shihnim në fushë. Do të duhet Juventusi më i mirë i mundshëm për të arritur një rezultat pozitiv”. Del Piero, Giovinco, Iaquinta, Trezeguet... Nëse Juve do të provonte tredhëmbëshin? “Tredhëmbëshi është një hipotezë të cilën nuk e mohoj. Por për të ndryshuar modul duhet të jem i bindur që do të marr diçka më shumë. Kam thënë që Giovinco nuk do të luajë? Nuk kam thënë asgjë. Unë do ta mendoj pak kohë përpara ndeshjes. Mendoj se ai është zhbllokuar, ka hyrë në mekanizëm. Fakti që po jeton me shumë presion mbi vete mendoj se po e ndihmon jashtë mase. Ndeshja që zhvilloi kundër Chelseat, ajo gjysmë ore që ishte në fushë, mund të them se qe mjaft e rëndësishme. Dhe me Bolognan u ka treguar të gjithëve se më në fund, ajo forcë që nuk arrinte të shpërthente, doli në pah. Tani mjafton që të rrijë i qetë”.
TREZEGUET – A është vendosur paqja me Trezeguet? “Nuk kisha pse të bëja paqe, nuk jam zënë me asnjeri. Ne flasim gjithmonë. Gjërat e familjes mbeten atje. Trezeguet ka bërë një javë stërvitore, si gjithmonë, të një niveli shumë të lartë”.
e premte, 20 mars 2009
Baptista sulmon Juven: Mbrohet nga arbitrat

Nuk ka pasur kohë për t’u befasuar nga “aleanca e re” Juventus-Roma, që ka lindur nga sulmet e bëra nga Mourinho, pasi për të rindezur inatet e vjetra midis bardhezinjve dhe verdhekuqve, ka menduar Julio Baptista. Në një intervistë, sulmuesi brazilian ka sulmuar “Zonjën e Vjetër”, duke shpjeguar se “favoret e arbitrave nuk kanë të bëjnë vetëm me zikaltrit. Kam ndjekur katër herë Juventusin dhe kam parë gjëra të pabesueshme”. Më pas se cilat janë “gjërat e pabesueshme”, të cilave u referohet “Bisha” nuk është shumë e vështirë për t’u kuptuar. Sepse, edhe pse nuk i është referuar direkt atij takimi, duket e qartë se Baptista flet për ndeshjen e Bergamos kundër Atalantës dhe për pozicionin jashtëloje të Marchionnit në rastin e golit të parë të bardhezinjve. Ja çfarë ka thënë romanisti: “Një ditë do të dua të kuptoj se si mund të bëhet një gjë e tillë, ka vazhduar ai. Anësori ka qenë një hap larg një lojtari juventin që ishte në pozicion të dukshëm jashtëloje. Topi ka shkuar në këmbët e këtij lojtari në pozicion jo të rregullt dhe gjyqtari anësor nuk ka bërë asgjë. Nuk kam parë kurrë një gjë të tillë gjatë gjithë karrierës sime”. Mbaron me kaq? Jo. Baptista, ndoshta në mënyrë naive, vazhdon drejt në rrugën e tij dhe kritikon të gjithë sistemin e arbitrave italianë, por duke mohuar teorinë e “komplotit”: “Jo, këtë jo, ka thënë ai. Ndryshe do të ishte një skandal i madh. Futbolli nuk do të ishte më një gjë e bukur, por i manipuluar. Sigurisht: nuk kam parë kurrë gjëra të tilla në kampionatet e tjera, por nuk mendoj se gabojnë me dashje. Një gjë është të marrësh një vendim të gabuar në një situatë të vështirë, një gjë tjetër është të bësh gabime kur vendimet janë të lehta për t’u marrë. Ta shpjegoj: nëse një anësor shikon që një lojtar është në pozicion jashtëloje, është në një pozicion të mirë për të verifikuar këtë, pse nuk e ngre flamurin? Sepse, sipas mendimit tim, egziston një farë mbrojtjeje për ekipet e mëdha”. Midis të cilave, natyrisht, për brazilianin nuk është Roma e tij: “Absolutisht, Roma nuk është e mbrojtur, ka përfunduar ai. Përveç faullit me dorë të Mexesit kundër Udineses nuk ka marrë asnjë lloj ndihme”. Për pasojë ka ardhur edhe sulmi ndaj klubit verdhekuq, fajtor që pëson në mënyrë pasive gabimet e arbitrave: “Nuk duhet të jemi vetëm ne lojtarët që flasim për këto gjëra, duhet ta bëjë edhe klubi një gjë të tillë. Roma nuk ka folur akoma, por duhet ta bëjë. Sepse kur ndodhin disa gjëra të caktuara tek Reali i Madridit ose tek Barcelona, flasin të gjithë: skuadra dhe klubi. Nëse nuk je i bindur për gjërat që ndodhin rreth teje, duhet të ndërhysh me një komunikatë. Unë e pres një të tillë”. Këshilla për zonjën Sensi.
Juvja mendon Boneran për krahun e djathtë

Tiago‑Iaquinta: S’dorëzohemi për kampionatin

Salihamidzic: Titullin, sezonin që vjen

Një vit më parë arritëm të tretët, këtë vit ndoshta në vend të dytë, vitin e ardshëm shpresojmë që të fitojmë titullin.” I sinqertë, madje “kristal” si një ujë mineral. Jo rastësisht Hasan Salihamidzic është për të gjithë “Brazzo”, vëlla, që kur u largua nga lufta e Bosnjës, erdhi 15 vjeç në Gjermani, në Hamburg.
- Shtatë pikë nga Interi, besoni apo nuk besoni te titulli?
- Është shumë shpejt për të parë renditjen. Nëse marrim 30 pikë në dhjetë ndeshje, ka mundësi, por në të vërtetë është e vështirë të fitohen të gjitha. Në Bundesligë me Bayernin, kam fituar dy tituj në ndeshjen e fundit, në 2001-in madje me një gol në minutën e fundit, e njëjta gjë në sezonin pasardhës në minutat e fundit, ndaj dhe unë besoj”.
- Të shtunën e shkuar kundër Bolognas frymëzuat shokët: një gol me kokë, një pasim për golin e Del Pieros dhe inisiatori i golit të Giovincos. Cili është sekreti, këpuca me numër 43?
- Meritë e fizioterapistit, qesh, para ndeshjes më sistemoi kaviljen. Duhej një shkundje pas skualifikimit nga Championsi, e kishim moralin të ulët, u dhamë një mesazh tifozëve tanë dhe kundërshtarëve që ne jemi akoma.
- Nesër ndaj Romës luani për titull apo për të mbajtur larg Milanin nga vendi i dytë?
- Luajmë për tri pikët, që mund të vlejnë dyfish nëse dikush rreth nesh ndalon…
- Është më i fortë Ibrahimovic apo Amauri?
- Unë vlerësoj Amaurin që është një sulmues i jashtëzakonshëm, nuk i mungon gjë: driblim, goditje me kokë, shpejtësi, luan për skuadrën. Ibra në vitet e fundit ka qenë vendimtar në skuadrat ku ka luajtur. Amauri në muajt e fundit ka qenë një qendër të një zgjedhjeje të vështirë, se cilën fanellë kombëtareje të veshë. Unë nuk kam pasur dyshime, nuk do ta tradhëtoja asnjëherë vendin tim. Në moshën 18-vjeçare luajta ndeshjen e parë me Bosnjën ndaj Kroacisë. Edhe pse Gjermania më kërkoi, unë zgjodha Bosnjën. Amauri është një profesionist dhe nuk është e vërtetë që vuan apo është i pavendosur. Po jep gjithçka për Juven. Besoj se do të zgjedhë atë kombëtare që do ta thërrasë.
- Mendoni se ka të drejtë Mourinho kur tha: ‘Milan e Roma zero tituj’. Po Juvja?
- Ai tha atë që mendon, por ka folur shumë shpejt. Edhe Interi u skualifikua nga Championsi, por ne kemi akoma mundësi të fitojmë Kupën e Italisë nëse fitojmë ndeshjen e kthimit, por nuk është e lehtë.
- Pasi kaloi zhgënjimi në Champions, çfarë nuk funksionoi?
- Një gol i yni në Londër do të ishte një epërsi e madhe. Ne luajtëm shumë mirë në Torino, por Chelsea është një ekip i madh. Por do të përpiqemi në sezonin që vjen. Dy vjet më parë ishim në Serinë B. Kemi punuar mirë. Vitin e shkuar arritëm të tretët, tani jemi të dytët, ndoshta vitin që vjen… të parët. Ne jemi një grup djemsh të bashkuar, po rritemi. Por dikujt i ka kaluar mosha, Nedvedi për shembull që ka vendosur të largohet nga futbolli. Asnjë nuk i ka kërkuar të ikë apo të tërhiqet nga futbolli. Është një profesionist i madh, fizikisht i përshtatshëm, nuk besoj se do të largohet nga futbolli.
e enjte, 19 mars 2009
Chiellini dhe Nedved të gatshëm kundër Romës

Gigli: Trezeguet nuk është në shitje

Diego: Në fund të sezonit largohem nga Werderi

Legrottaglie: Homoseksualizimi është mëkat

Menaxheri: Nedved, qëndro edhe një vit

Del Piero: Do të japim më shumë se 100%

Cobolli Gigli: Trezeguet-Ranieri? Gjithçka në rregull

Çështja Ranieri-Trezeguet është mbyllur. Fjalë e presidentit të Juventusit, Giovanni Cobolli Gigli, i cili ka theksuar se “ky argument është zgjidhur nga deklaratat e bëra nga Blanc. Trezeguet stërvitet dhe Ranieri drejton stërvitjen”. Eshtë folur edhe për një sulm të mundshëm të Milanit për Amaurin: “Janë thjesht zëra, është i pashitshëm ashtu si Trezeguet”.
KAMPIONATI I NDARË - “Ne nuk kemi ditur asgjë lidhur me këtë. Nuk jemi informuar nga askush”. Presidenti i bardhezinjve, Cobolli Gigli, ka zbuluar se nuk është lajmëruar më parë nga vendimi i marrë nga presidenti i federatës italiane të futbollit, Antonio Matarrese, për të ndryshuar kalendarin e ndeshjeve që ishin programuar të zhvilloheshin midis të shtunës 4 prill dhe të dielës 5 prill. “Në një moment ku po përpiqemi të riformojmë statusin e Ligës, - ka shpjeguar ai , për një përfshirje më të madhe në marrjen e vendimeve dhe jemi këtu për të punuar për këtë… Kur duhen marrë disa vendime pjesëmarrja e më shumë personave mund të kishte qenë e nevojshme. Do të na kishte pëlqyer sikur të na kishin informuar”.
ÇËSHTJA TREZEGUET - “Më duket se ky argument është zgjidhur nga deklaratat e bëra nga Blanc, ditën e shtunë. Kam parë Trezeguet të stërvitet dhe Ranierin që drejtonte stërvitjen. Mendoj se ne duhet të përqendrohemi tek shfrytëzimi i të gjitha mundësive që kemi në dispozicion për të fituar ndeshjet që na kanë mbetur dhe për rrjedhojë uroj që Trezeguet të stërvitet mirë dhe që të luajë kur Ranieri do të vendosë ta aktivizojë”.
AMAURI - “Janë vetëm fjalë. Amauri është i pashitshëm, është një nga kampionët tanë. Ashtu si Trezeguet. Janë futbollistë të lidhur nga kontrata të rëndësishme me një klub, që do të vazhdojë përpara me ta”.
MERKATO - “Emrat nuk përmenden. Egziston një listë dhe Blanc bashkë me Seccon po punojnë për të. Natyrisht gjëja e parë është të llogaritet edhe fakti se Nedved mund të mos ketë më dëshirë për të vazhduar futbollin dhe duhet gjetur një zëvendësues, dhe kjo nuk do jetë shumë e lehtë. Silva mund të jetë një zgjidhje”.
KAMPIONATI DHE ROMA - “Eshtë një ndeshje shumë e rëndësishme, siç janë të gjitha. Nëse mendojmë për dhjetë ndeshjet e ardhshme ose ne i fitojmë dhe dikush tjetër i humb ose nuk mund të bëjmë gjë tjetër”. Mbi të gjitha duke parë luftën për vendin e dytë që duket se do të zhvillohet vetëm midis Milanit dhe Juves. Ancelotti kërkon ta sigurojë atë pozicion për të qenë i qetë lidhur me të ardhmen e tij. “Më duket - ka përfunduar Gigli, se ka gjithë të drejtën për të provuar dhe ne kemi detyrën për ta ndalur”.
Iaquinta, sulmuesi më i mirë i “Zonjës”

Dy muaj më parë Iaquinta ishte shumë afër largimit, sot është befasisht shumë i rëndësishëm për Ranierin. Nuk është vetëm dëmtimi i Amaurit, që ka ndikuar tek rivlerësimi i atij që në fillim të sezonit konsiderohej sulmuesi i katërt i Juventusit. Eshtë edhe çështja Trezeguet, dhe krahasimi midis dy sjelljeve të kundërta shkon i gjithi në favor të italianit: në stol ka qëndruar shumë, është një kampion bote, megjithatë ka mbetur gjithmonë jashtë fushës. Por mbi të gjitha është edhe rendimenti i tij, i mbështetur edhe nga gjendja e mirë fizike: deri tani në 2009-ën është sulmuesi më i mirë Juventusit dhe me golin e shënuar në Champions kundër Chelseat ka qenë i vetmi, që ka mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim të mundshëm. Amauri dhe Del Piero kanë shënuar më shumë, por edhe kanë luajtur më shumë: mesatarja më e mirë e golit është e tija. Tifozët e adhurojnë, Ranieri e shtrëngon fort. Eshtë rikthimi pas një faze të parë jo shumë me fat. Që prej vitit të kaluar ka qenë zëvendësuesi i Trezeguet, Iaquinta jo vetëm ka parë të vijë një sulmues tjetër si Amauri, me të cilin ndër të tjera ka gjetur menjëherë mirëkuptimin, por ka pësuar një sërë dëmtimesh të pabesueshme rradhazi. Me Iaquintën titullar, Juventusi ka fituar gjithmonë në kampionat. Dhe tani që Amauri është jashtë loje, që Trezeguet është i pakënaqur dhe Del Piero ka humbur pak vazhdimësinë, Ranieri beson tek ai për ndjekjen e dëshpëruar ndaj Interit. Iaquinta më në fund ka mundësinë e tij dhe kërkon ta shfrytëzojë në maksimum. Ndërkohë ka marrë rezultatin e parë: Juventusi po rivlerëson idenë për ta shitur në fundin e këtij sezoni. Eshtë folur për Napolin, për të arritur tek Hamsik, por në Torino kanë kuptuar se sa i rëndësishëm mund të jetë një sulmues si Iaquinta.
Drejtuesit juventinë përgënjeshtrojnë zërat

Milani bën pazar te Juventusi, do njërin mes Amaurit e Trezeguet

Dy sezonet e fundit, katastrofikë për kuqezinjtë, gjatë të cilëve nuk kanë fituar asgjë (vjet), dhe siç deklaroi Mourinho, “që me shumë mundësi edhe këtë vit do ta mbyllin me zero trofe”, nuk janë në ADN-në e një klubi si Milani. Pikërisht për këtë arsye, drejtuesit e shoqërisë milaneze janë gati të godasin fort në merkaton verore për të forcuar maksimalisht skuadrën, me të cilën, në sezonin e ardhshëm do të synojnë të gjithë trofetë e mundshëm, ku spikasin padyshim kampionati dhe Liga e Kampioneve. Emrat në axhendën e Adriano Gallianit, numrit dy të Milanit, nuk mungojnë, por dy prej tyre, të dy juventinë, janë ata që tërheqin më tepër vëmendjen e sportdashësve. David Trezeguet dhe Amauri. Dy sulmuesit e skuadrës së Claudio Ranierit janë dy objektivat kryesorë për të forcuar repartin e avancuar të ekipit të Carlo Ancelottit. Francezi është prej shumë vitesh objekt dëshire i presidentit dhe njëkohësisht kryeministrit italian, Silvio Berlusconi, saktësisht që në periudhën kur “Trezegol” aktivizohej në skuadrën e Monacos. Por atëherë, Moggi me shokë u treguan më të shpejtë dhe ua “vodhën” kuqezinjve transalpinin. Gjithsesi, tentativat për të afruar në Milano David Trezeguet nuk kanë munguar as në vitet e fundit, veçanërisht tri vite më parë, kur Juventusi u detyrua të luante për një sezon në Serinë B italiane. Gjithsesi, sulmuesi francez iu bashkua senatorëve të tjerë si Del Piero, Buffon e Nedved, dhe së bashku ringjitën Juventusin në elitën e futbollit italian. Por ajo që ka rindezur këto zëra janë shkëndijat e fundit mes tij dhe trajnerit Claudio Ranieri, pas zëvendësimit të francezit në sfidën e Ligës së Kampioneve kundër Chelseat në Torino. Trezeguet ka një kontratë me Juventusin deri në vitin 2011, por aktualisht vlera e kartonit të tij vlerësohet nga 13-15 milionë euro, duke marrë parasysh moshën 31-vjeçare dhe përfitimet e larta ekonomike që ka. Ndërkohë, Amauri është padyshim sulmuesi që ka mahnitur më shumë Serinë A në tri vitet e fundit. Në dy të parat ka marrë për dore skuadrën e Palermos, duke e rikthyer klubin sicilian pas shumë vitesh në Kupat Evropiane (Kupën UEFA). Transferimi i tij tek Juventusi u krye për shifrën rekord të merkatos së kaluar italiane prej 28.6 milionë eurosh. Historia e Amaurit është pak a shumë e ngjashme me atë të Trezeguet, pasi edhe Milani dukej fare pranë mbylljes së marrëveshjes gjatë merkatos së shkuar verore, por Maurizio Zamparini, presidenti i Palermos, kishte arritur përpara kohe një parakontratë me juventinët, kështu që braziliani përfundoi në Torino. Gjithsesi, Galliani këmbëngul për t’i shtuar në krah një sulmues brazilian të fuqishëm si Amauri, Kaka'së dhe Patos. Sepse, sipas tij, do të ishte ky sulmi më i fortë i Serisë A, por gjithashtu edhe ai evropian. Ish-sulmuesi i Palermos ka një kontratë deri në vitin 2012 me Juventusin dhe sigurisht që bardhezinjtë nuk kanë aspak ndërmend ta shesin Amaurin, vetëm nëse Milani,
Juvja në dyshim, të shesë kampionët apo jo?

Peter Kelder rrëfen në librin e tij, “Pesë tibetanët”, sekretin antik të burimit të rinisë. Mund të ndërhyhet psikologjikisht dhe fizikisht ndaj proçesit të plakjes, duke praktikuar pesë rite. Duket se ky tekst është shfletuar edhe në dhomat e zhveshjes së bardhezinjve, mbi të gjithë nga lojtarët simbol të Juventusit, ata që janë afër fundit të karrierës. Buffon, Camoranesi, Del Piero, Nedved, Trezeguet kanë fituar shumë, kanë pranuar sfidën e serisë B pas skandalit të verës së 2006-ës. Kishin dëshirë të fitonin Champions Ligën në vitin e parë të rikthimit të tyre në Europë, por ky sezon ka qenë i mbushur me pengesa. Mosha, dëmtimet, që për disa kanë ndikuar tek rendimenti i tyre, rrezikon të peshojë shumë tek fati i kampionëve, aq sa mund të kushtëzojnë zgjedhjet, që mund të bëjë klubi në të ardhmen. Në shtëpinë e Juves është momenti i dyshimeve: të besojnë akoma tek “të palodhshmit” në sezonin e ri, duke lënë në stol talente të mundshme apo të investojnë, duke shfrytëzuar milionat që mund të vijnë nga shitja e lojtarëve të rëndësishëm?
40 MILIONË - Gigi Buffon, 31 vjeç, është më i riu i pesëshes historike, më i kërkuari në merkato. Milan, Inter, Manchester City dhe United, Barcelona: ofertat në të kaluarën nuk kanë munguar, dhe as do të mungonin nëse SuperGigi do të vendoste të ndryshonte ambient ose nëse do të vinte një ofertë e parezistueshme. 75 milionët e ofruar nga City verën e kaluar janë një kujtim i largët. Kriza ka goditur edhe futbollin dhe i sugjeron veprime të matura edhe pasanikëve të Premier Ligës: 30-45 milion euro vlera aktuale e portierit. Problemet muskulare dhe shqetësimet në shpinë kanë kushtëzuar fazën e parë të sezonit, Gigi akoma nuk është në maksimum.
LAMTUMIRË - Nëse portieri më i mirë i botës do të sakrifikohej në merkaton e ardhshme, paketa milionere (që do të kishte edhe 30 milion të vëna në dispozicion nga bordi drejtues i klubit) do të investohej për të marrë zëvendësuesin e Nedvedit, një mesfushor dhe një mbrojtës. Enigma më e vështirë për t’u zgjidhur ka të bëjë me trashëgimtarin e Pavelit. Mesfushori çek ka bërë të ditur se do të largohet nga futbolli i luajtur në qershorin e ardhshëm në moshën 36 vjeçare, por akoma nuk është thënë fjala e fundit. Emrat për pasardhësin e tij janë të shumtë, nga Ribery tek David Silva dhe Sneijder. Dëmtimet e shpeshta të Camoranesit, këtë vit pothuajse nuk ka qenë asnjëherë në dispozicion, ndërhyrja e dyfishte kirurgjike e Trezeguet, janë zile alarmi që klubi ka ndërmend t’i monitorojë në prag të një zgjedhjeje kurajoze. Në këtë rast ofertat nga merkato mungojnë, për faj të moshës dhe rrogave të larta, 15-20 milion janë shumë. Mbetet për t’u zgjidhur edhe enigma Del Piero. Kapiteni, në 16 vitet e fundit, ka lënë pas shumë konkurentë të rëndësishëm. Me magjitë e tij në fazën e parë të sezonit ka mbajtur Juven në garë si në kampionat ashtu edhe në Champions, duke vuajtur pak lodhjen me ardhjen e vitit të ri, por fizkisht mbahet akoma. Mbas krahëve të tij Cassano do të rrezikonte të pësonte të njëjtin fund si Giovinco. Deri në momentin që “Pinturicchio” nuk do të nxjerrë flamurin e bardhë, do të jetë prijësi kryesor i sulmit bardhezi.
Khedira-Tassi, talentet e rinj bardhezi

Trezeguet te Milan, Seedorf te Juventus?

Diego dëshiron Realin e Madridit

Juventus përgatit 11 milionë funte për Malouda

Abonohu te:
Postimet (Atom)