e shtunë, 28 mars 2009

“Do presim një kampion të madh”

Nga një blerje të madhe çdo sezon për ta fuqizuar sa më shumë skuadrën. Në këtë mënyrë, dalëngadalë do i japim jetë një cikli fitues”. Është pikërisht ky, projekti i administratorit bardhezi, Jean-Claude Blanc, i cili nuk flet për shifra, por për strategjitë afatgjatë që do ndjekë Juventusi në të ardhmen. Sa për fillim, drejtuesi bardhezi, bën të ditur se sivjet do blihet vetëm një lojtar me peshë për të zëvendësuar çekun Pavel Nedved, i cili në fund të sezonit do të braktisë përfundimisht futbollin. Në listën e gjatë të lojtarëve me peshë të drejtuesit bardhezi, i pari qëndron David Silva, agjenti i të cilit gjatë këtyre ditëve ndodhet në Torino. Ndërkohë Blanc, si për të dalë nga amullia e merkatos, i kujton skuadrës së tij se duhet të bëjë të pamundurën për t’i marrë titullin Interit: “Deri sa matematika të na mbajë në lojë, ne do të vazhdojmë të luftojmë – ka thënë Blanc. Tani po presim me padurim përpalljen direkte me Interin”. Administratori bardhezi ka ilustruar edhe të dhënat ekonomike të klubit bardhezi, të cilat janë fuqizuar shumë nga pjesëmarrja e sivjetshme e “Zonjës së Vjetër” në Ligën e Kampioneve: “Bilanci i Juventusit është i shëndetshëm, shumë shpejt do fillojmë të investojmë te lojtarët e rinj – ka përfunduar Blanc. Synimi ynë kryesor është të zbulojmë sa më shumë të tillë, duke u treguar të gjithëve që me këtë politikë mund të fitohet shumë. Ne besojmë se kemi gjetur rrugën e duhur të suksesit”.

Nuk ka komente: