e enjte, 19 mars 2009

Diego dëshiron Realin e Madridit

Fantazisti akltual i Werder Brmenit, braziliani Diego, është shprehur se çdo futbollist do të dëshironte të luante me Realin e Madridit. Mesfushori i skuadrës gjermane mendohet se do ta braktisë Bundesligën gjatë merkatos së verës. Juventusi është vënë prej kohësh në gjurmët e tij, gjithsesi asgjë nuk është vendosur. Nga deklaratat e vetë lojtarit kuptohet se dëshiron të luajë me bluzën e Realit. Në një intervistë për gazetën gjermane De Welt, Diego ka folur për mundësinë e lëvizjes në kampionatin spanjoll. “Sigurisht çdo futbollist, duke përfshirë edhe veten time, do të dëshironte të bënte pjesë në skuadrën e Realit të Madridit, pasi lufton në çdo moment për trofe, në Spanjë dhe në Europë. është një klub i madh, me shumë histori” - është shprehur Diego. Brazilini e ka nisur karrierën ne Europe me Porton, për t'u transferuar në vitin 2006 te Werder Bremeni. Pas tri viteve në Bundesligë, duket se ai nuk dëshiron të qëndrojë më shumë në Gjermani.

Nuk ka komente: