e premte, 20 mars 2009

Juvja mendon Boneran për krahun e djathtë

Nëse nuk është një “restyling”, edhe pak duhet. Juvja kërkon të “zbukurojë” krahët. Në krahun e majtë, objektivi i parë mbetet David Silva: i shpejtë në zonën sulmuese, spanjolli do të siguronte cilësi në mesfushën e Ranierit. Si mbrojtës i majtë, emri i ri është ai i Andrè Santos, brazilianit 25-vjeçar të Corinthiansit, i cili kërkohet edhe nga Sampdoria dhe Fiorentina, ndërsa për krahun e djathtë pëlqehet Bonera i Milanit, si zgjedhje e mundshme edhe për dy qendërmbrojtësat. Një tjetër hipotezë është edhe portugezi Miguel, që i skadon kontrata me Valencian. Aktualisht ky vend është i çekut Grygera, por për sezonin e ardhshëm, duhet një lojtar më i besueshëm në këtë rol.

Nuk ka komente: