e hënë, 23 mars 2009

Ranieri: Kemi mentalitet fitues

Trajneri bardhezi është shprehur i kënaqur me lojën e ekipit të tij në “Olimpiko”

Si më parë më shumë se më parë… I njëjti rezultat me shtatë ditë më parë, katër gola, që nuk janë pak, edhe kundër një Rome me mungesa. Shtatë ditë më parë tredhëmbëshi ka dhënë rezultate kundër Bolognas, në “Olimpico” të Romës prezenca e Iaquintas dhe regjia e Giovincos kanë bërë diferencën. Për kënaqësinë e Claudio Ranierit, të cilit i mungonte një fitore prej shumë kohësh në kryeqytet. Rezultati i fundit 4-1 në Romë në vitin 2005 është arritur nga Fabio Capello. “Kemi luajtur me vendosmërinë dhe ritmin e duhur, e kemi interpretuar në mënyrën e duhur ndeshjen. Roma është një ekip i frikshëm, ne kur kemi pasur probleme me dëmtimet kemi arritur të marrim rezultate të rëndësishëm në Itali dhe jashtë saj. Kemi luajtur me më shumë shpejtësi dhe sens teknik më të lartë”. Një Juventus shumë më lart nga sa pritej. “Duam të japim gjithmonë maksimumin, kjo skuadër ka mentalitet fitues dhe këtë po ia mësoj edhe lojtarëve të rinj, filozofinë e përmirësimit nga dita në ditë”. Iaquinta, sulmuesi i rigjetur. “Eshtë një nga katër sulmuesit tanë që dinë të ndëshkojnë kundërshtarin. Shfrytëzohet për karakteristikat që ka. Kemi marrë Amaurin, sepse ishte ndryshe nga sulmuesit e tjerë që kishim në dispozicion. Do të kisha dashur ta fusja gjithnjë në fushë Vincenzon, por luajnë ata që janë në formë më të mirë dhe ai në të kaluarën ka pasur disa probleme fizike. Ndërsa, tani është i freskët dhe mund të luajë”. Katër pikë diferenca të shtunën, shtatë të dielën. “Nuk është një motivim i shëndoshë të shpresosh që të tjerët të ndalen. Të mendojmë për veten tonë, Interi është ekipi favorit, ndodhet para, nëse ngadalësojnë ose ndalen… Ku i dihet”. Ndërsa Cobolli Gigli: “Herët ose vonë do t’i takojë të gjithëve të ndalen. Dhe ne jemi në pritje për të shfrytëzuar këtë rast”. Në lidhje me formacionin. “Nëse mendoj se do të më japin diçka do të luaj me tre sulmues”. Ranieri shpreson t’i ndryshojë mendimin lojtarit çek lidhur me largimin e tij nga futbolli në fund të sezonit. “Ai ka deklaruar kështu, unë shpresoj që të mos largohet, një si ai i shërben shumë skuadrës. Çdo vit është i pavendosur, ndoshta e bën për të rritur rrogën”, ka bërë shaka trajneri juventin.

Nuk ka komente: