e shtunë, 28 mars 2009

Pellisier pranon forcën e “Zonjës së Vjetër”

Dy fitore radhazi për të karikuar një skuadër, e cila pas fazës së parë dukej e destinuar për të zbritur në Serinë B. Chievo është rikthyer të buzëqeshë, pasi pas sukseseve me Lazion dhe Palermon, tashmë verdheblutë kanë lënë pas zonën e ftohtë të renditjes dhe shohin me shumë optimizëm drejt mundësisë së qëndrimit në Serinë A. Gjithsesi, djemve të Mimmo Di Carlos, të dielën më datë 5 prill do u duhet të përballen në Torino me Juventusin, në një sfidë e cila për Pellisierit është e humbur që në nisje, si rrjedhojë e forcës së bardhezinjve. “Objektivi ynë është qëndrimi në Serinë A, ndërkohë që Juventusi synon titullin. Ndonëse objektivat janë pak a shumë të ngjashëm, pasi titulli ynë është qëndrimi në Serinë A, mendoj se Juventusi është një skuadër shumë e fortë, që do të na vërë në vështirësi. Për ne do të jetë e vështirë të fitojmë në Torino, por gjithsesi, do të japim maksimumin tonë, duke shpresuar në mrekullinë e një pike”.

Nuk ka komente: