e shtunë, 28 mars 2009
“Giovinco nuk ikën”
“Nuk arrij të kuptoj se pse e ardhmja e Giovincos duhet të jetë larg Juventusit. Ai është një pasuri e kësaj skuadre dhe padyshim që nuk do të largohet nga Torino”. Kjo është deklarata e trajnerit të Juventusit, Claudio Ranieri, kundër gazetarëve të cilët këmbëngulin se nga sezoni i ardhshëm, talenti bardhezi mund të huazohet, apo akoma më shumë mund të përdoret si një mjet shkëmbimi që drejtuesit torinezë të sjellin në skuadër disa ndër objektivat e planifikuar nga klubi për përforcimin e skuadrës. Në ndeshjet e fundit, Giovinco ka qenë një ndër katalizatorët e Juventusit për të marrë fitoret kundër Bolognas dhe Romës, ashtu siç priten të jenë edhe Camoranesi, Marchisio e Legrottaglie për sprintin final të kampionatit, të cilët do të rikthehen në dispozicion, pas pauzës së përfaqësueseve.
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment