e hënë, 23 mars 2009

Ranieri i kënaqur me Iaquintan

Trajneri i Juventusit, Claudio Ranieri, ishte i ngazëllyer me dy golat e Vincenzo Iaquintas në fitoren prej 4-1 ndaj Romës. “Iaquinta duhet të shfrytëzohet me karakteristikat e tij. Ne nënshkruam me Amaurin në mënyrë të duhur pasi ai është një sulmues më ndryshe nga të tjerët që i kemi në disponim, andaj jam i kënaqur me mënyrën se si kanë kontribuar të gjithë këtë sezon”, ka thënë Ranieri. “Unë gjithmonë i nxjerri ata me formën më të mirë në fushë. Mbase Iaquinta gjithmonë i ka pasur ato pengesa para se të luajë, qoftë lëndim apo ftohje. Së fundi ai ka këmbë të freskëta dhe mund të kontribuojë shumë në këta muaj të fundit”, ka shtuar trajneri italian.

Nuk ka komente: