e premte, 20 mars 2009

Salihamidzic: Titullin, sezonin që vjen

Mesfushori boshnjak i bardhezinjve, protagonist javën e shkuar ndaj Bolognas, tregon momentin e tij

Një vit më parë arritëm të tretët, këtë vit ndoshta në vend të dytë, vitin e ardshëm shpresojmë që të fitojmë titullin.” I sinqertë, madje “kristal” si një ujë mineral. Jo rastësisht Hasan Salihamidzic është për të gjithë “Brazzo”, vëlla, që kur u largua nga lufta e Bosnjës, erdhi 15 vjeç në Gjermani, në Hamburg.

- Shtatë pikë nga Interi, besoni apo nuk besoni te titulli?

- Është shumë shpejt për të parë renditjen. Nëse marrim 30 pikë në dhjetë ndeshje, ka mundësi, por në të vërtetë është e vështirë të fitohen të gjitha. Në Bundesligë me Bayernin, kam fituar dy tituj në ndeshjen e fundit, në 2001-in madje me një gol në minutën e fundit, e njëjta gjë në sezonin pasardhës në minutat e fundit, ndaj dhe unë besoj”.

- Të shtunën e shkuar kundër Bolognas frymëzuat shokët: një gol me kokë, një pasim për golin e Del Pieros dhe inisiatori i golit të Giovincos. Cili është sekreti, këpuca me numër 43?

- Meritë e fizioterapistit, qesh, para ndeshjes më sistemoi kaviljen. Duhej një shkundje pas skualifikimit nga Championsi, e kishim moralin të ulët, u dhamë një mesazh tifozëve tanë dhe kundërshtarëve që ne jemi akoma.

- Nesër ndaj Romës luani për titull apo për të mbajtur larg Milanin nga vendi i dytë?

- Luajmë për tri pikët, që mund të vlejnë dyfish nëse dikush rreth nesh ndalon…

- Është më i fortë Ibrahimovic apo Amauri?

- Unë vlerësoj Amaurin që është një sulmues i jashtëzakonshëm, nuk i mungon gjë: driblim, goditje me kokë, shpejtësi, luan për skuadrën. Ibra në vitet e fundit ka qenë vendimtar në skuadrat ku ka luajtur. Amauri në muajt e fundit ka qenë një qendër të një zgjedhjeje të vështirë, se cilën fanellë kombëtareje të veshë. Unë nuk kam pasur dyshime, nuk do ta tradhëtoja asnjëherë vendin tim. Në moshën 18-vjeçare luajta ndeshjen e parë me Bosnjën ndaj Kroacisë. Edhe pse Gjermania më kërkoi, unë zgjodha Bosnjën. Amauri është një profesionist dhe nuk është e vërtetë që vuan apo është i pavendosur. Po jep gjithçka për Juven. Besoj se do të zgjedhë atë kombëtare që do ta thërrasë.

- Mendoni se ka të drejtë Mourinho kur tha: ‘Milan e Roma zero tituj’. Po Juvja?

- Ai tha atë që mendon, por ka folur shumë shpejt. Edhe Interi u skualifikua nga Championsi, por ne kemi akoma mundësi të fitojmë Kupën e Italisë nëse fitojmë ndeshjen e kthimit, por nuk është e lehtë.

- Pasi kaloi zhgënjimi në Champions, çfarë nuk funksionoi?

- Një gol i yni në Londër do të ishte një epërsi e madhe. Ne luajtëm shumë mirë në Torino, por Chelsea është një ekip i madh. Por do të përpiqemi në sezonin që vjen. Dy vjet më parë ishim në Serinë B. Kemi punuar mirë. Vitin e shkuar arritëm të tretët, tani jemi të dytët, ndoshta vitin që vjen… të parët. Ne jemi një grup djemsh të bashkuar, po rritemi. Por dikujt i ka kaluar mosha, Nedvedi për shembull që ka vendosur të largohet nga futbolli. Asnjë nuk i ka kërkuar të ikë apo të tërhiqet nga futbolli. Është një profesionist i madh, fizikisht i përshtatshëm, nuk besoj se do të largohet nga futbolli.

Nuk ka komente: