e enjte, 19 mars 2009

Del Piero: Do të japim më shumë se 100%

Që Alessandro Del Piero është idhulli i popullit bardhezi nuk është një gjë e re. Numri 10 i Juventusit ndodhej, në fakt, atje bashkë me De Ceglien dhe Chimentin, për një mbrëmje të një klubi tifozësh të Juves. Të gjithë këndojnë, rreth 800 njerëz, që i kanë sytë të drejtuar nga “Pinturicchio”. Alex është i “ftuari i nderit” i mbrëmjes, me gjithë respektin për shokët e tij të skuadrës, dhe ka menduar të bëjë një premtim: “Nuk do të japim 100%, por më shumë. Tifozët tanë e meritojnë dhe duartrokitjet në përfundim të ndeshjes me Chelsean na kanë pëlqyer shumë”, ka thënë kapiteni. Roma është paralajmëruar.

Nuk ka komente: