e enjte, 19 mars 2009

Iaquinta, sulmuesi më i mirë i “Zonjës”

Lojtari i bardhezinjve ka qenë shumë afër largimit në janar, por tani ka qenë vendimtar

Dy muaj më parë Iaquinta ishte shumë afër largimit, sot është befasisht shumë i rëndësishëm për Ranierin. Nuk është vetëm dëmtimi i Amaurit, që ka ndikuar tek rivlerësimi i atij që në fillim të sezonit konsiderohej sulmuesi i katërt i Juventusit. Eshtë edhe çështja Trezeguet, dhe krahasimi midis dy sjelljeve të kundërta shkon i gjithi në favor të italianit: në stol ka qëndruar shumë, është një kampion bote, megjithatë ka mbetur gjithmonë jashtë fushës. Por mbi të gjitha është edhe rendimenti i tij, i mbështetur edhe nga gjendja e mirë fizike: deri tani në 2009-ën është sulmuesi më i mirë Juventusit dhe me golin e shënuar në Champions kundër Chelseat ka qenë i vetmi, që ka mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim të mundshëm. Amauri dhe Del Piero kanë shënuar më shumë, por edhe kanë luajtur më shumë: mesatarja më e mirë e golit është e tija. Tifozët e adhurojnë, Ranieri e shtrëngon fort. Eshtë rikthimi pas një faze të parë jo shumë me fat. Që prej vitit të kaluar ka qenë zëvendësuesi i Trezeguet, Iaquinta jo vetëm ka parë të vijë një sulmues tjetër si Amauri, me të cilin ndër të tjera ka gjetur menjëherë mirëkuptimin, por ka pësuar një sërë dëmtimesh të pabesueshme rradhazi. Me Iaquintën titullar, Juventusi ka fituar gjithmonë në kampionat. Dhe tani që Amauri është jashtë loje, që Trezeguet është i pakënaqur dhe Del Piero ka humbur pak vazhdimësinë, Ranieri beson tek ai për ndjekjen e dëshpëruar ndaj Interit. Iaquinta më në fund ka mundësinë e tij dhe kërkon ta shfrytëzojë në maksimum. Ndërkohë ka marrë rezultatin e parë: Juventusi po rivlerëson idenë për ta shitur në fundin e këtij sezoni. Eshtë folur për Napolin, për të arritur tek Hamsik, por në Torino kanë kuptuar se sa i rëndësishëm mund të jetë një sulmues si Iaquinta.

Nuk ka komente: