Interi iu kundërpërgjigj fitores shkatërruese që Juve arriti me Romën, me një sukses bindës përballë ekipit të vendit të fundit, Regginës. Kështu mbajti distancën prej shtatë pikësh në kreun e kampionatit italian. Trajneri i zikaltërve, Jose Mourinho, i bëri komplimente “Zonjës së vjetër” pas përballjes me kryeqytetasit, pasi bardhezinjtë vazhdojnë të mos dorëzohen. “Nëse ka thënë me të vërtetë ashtu, atëherë është një vlerësim i rëndësishëm që i bëhet Juves" - ka thënë presidenti i klubit torinez, Giovanni Cobolli Gigli. Objektivi ynë është të kualifikohemi për në Ligën e Kampionëve dhe që kjo gjë të ndodhë rregullisht në vitet në vazhdim. Përsa i takon kampionatit, do të mundohemi të mbledhim sa më shumë pikë, siç bëmë në ndeshjen përballë Romës. Ne do të na duhet t’i fitojmë të gjitha ndeshjet e mbetura, nëse synojmë titullin. Pastaj, përballja me Interin në Torino do të jetë vendimtare”.
Nuk ka komente:
Posto një koment