e premte, 20 mars 2009

Tiago‑Iaquinta: S’dorëzohemi për kampionatin

Shtatë në dhjetë ndeshje. Janë pikët që Juvja kërkon të parakalojë Interin para fundit të kampionatit për një arritje të vështirë, por jo të pamundur. Ky është mesazhi që lëshohet nga Tiago, Iaquinta e Molinaro. “Jemi një skuadër e madhe dhe duhet të vazhdojmë të besojmë te titulli.” Mesfushori portugez është i qartë dhe me pak fjalë: “Është e vështirë, e dimë, por do të luajmë si gjithnjë”. Iaquinta vazhdon: “Duhet të mendojmë për veten tonë, jo për Juven. Në fushë jap gjithnjë gjithçka, ndaj dhe tifozët më çmojnë, dua të qëndroj në Torino edhe vitin që vjen. Trezeguet? Polemikat duhet të qëndrojnë jashtë grupit, sepse të dëmtojnë. Besoj se ai dhe Ranieri do të bëjnë shpejt paqe”.

Nuk ka komente: