e shtunë, 21 mars 2009

Amauri: Miccoli është më i mirë se Del Piero

Sulmuesi i Juventusit, Amauri, duket se dëshiron ta humbë simpatinë e kapitenit të Zonjës së Vjetër, pasi që ka deklaruar se ish-partneri i tij në sulm, Fabrizio Miccoli, është më i mirë se partneri i tij aktual, Alessandro Del Piero. Amauri ka kaluar një sezon të shkëlqyer krah ikonës së Juves në sulm që prej ardhjes së tij nga Palermo, mirëpo ai e konsideron Miccolin si lojtar më të mirë se kapiteni bardhezi. “Del Piero? Mendoj se Miccoli është më i mirë. Fabrizio ka kualitete të jashtëzakonshme. Fatkeqësisht lëndimet e tija në sezonin e kaluar, na penguan që të zhvillonim një sezon të shkëlqyer së bashku”. “Mund të them me sinqeritet që Miccolli është lojtari më i mirë me të cilin kam luajtur ndonjëherë”, ka thënë braziliani për Mediagol.it.

Nuk ka komente: