e enjte, 19 mars 2009

Menaxheri: Nedved, qëndro edhe një vit

Pavel Nedved ka lajmëruar largimin e tij nga futbolli në fund të këtij sezoni, por agjenti i tij Mino Raiola kërkon t’i ndërrojë mendim. “Do të përpiqem ta bind që të luajë edhe për një sezon - ka deklaruar agjenti. Do të bëj gjithçka është e mundur që në shtator të ketë akoma veshur fanellën e Juves për ta parë të fitojë Champions Ligën me një skuadër më të fortë se këtë vit”. Për Juventusin nuk ndryshon asgjë: në shtator Nedved do të jetë 37 vjeç edhe në rast se do të ndryshonte mendim do të ishte e nevojshme një alternativë e vlefshme që të mund të zëvendësojë denjësisht mesfushorin çek në krahun e majtë.

Nuk ka komente: