e hënë, 23 mars 2009

Secco: Amauri dhe Giovinco do të qëndrojnë

Drejtori sportiv i Juventusit, Alessio Secco, thotë se Amauri dhe Sebastian Giovinco nuk do të largohen nga Zonja e Vjetër. Këto ditë është përfolur për një transferim shokues të Amaurit te Milani, ndërsa sensacioni bardhezi Giovinco lidhet me një këmbim të mundshëm me Antonio Cassanon te Sampdoria. “Ne jemi të kënaqur me performancat e Amaurit dhe ai është i lumtur me skuadrën. Po ashtu edhe Giovinco është lojtar shumë i rëndësishëm për ne, dhe ata të dy do të mbeten”, ka thënë Secco.

Nuk ka komente: