e shtunë, 21 mars 2009

Riise: Roma mund ta befasojë Juventusin

Mbrojtësi i Romës, John Arne Riise, thotë se ekipi kryeqytetas mund ta befasojë Juventusin në ndeshjen e sotme. “Do të kemi mungesë të shumë yjeve, por megjithatë edhe më tej do të jetë një ndeshje e shkëlqyeshme në mes dy ekipeve”, ka thënë norvegjezi. Giallorosët janë pa yjet Francesco Totti, Alberto Aquilani, Simone Perrotta, Cicinho, Juan, Marco Cassetti dhe Rodrigo Taddei, që të gjithë për shkak të lëndimeve. Po ashtu romakët janë edhe pa katër lojtarë të suspenduar, Daniele De Rossi, David Pizarro, Souleymane Diamoutene dhe Marco Motta. Kjo ka nxitur trajnerin Luciano Spalletti t’i thërrasë gjashtë lojtarë të ekipit të të rinjve, Riccardo Brosco, Alessandro Crescenzi, Marco D’Alessandro, Adrian Stojan, Alessandro Malomo dhe Sebastian Mladen.

Nuk ka komente: