e shtunë, 28 mars 2009

Juve arrin marrëveshje me Diegon?

"Tuttosport" njofton se Diego është pajtuar të nënshkruajë një kontratë katër vjeçare me Juventusin me ç’rast do të fitojë një vlerë mesatare prej katër milionë eurosh për sezon (3.8 milionë në sezonin e parë dhe 4.6 milionë në të fundit). Presidenti i Juventusit, Giovanni Cobolli Gigli, para disa ditësh zbuloi se bardhezinjtë do ta përforcojnë skuadrën për sezonin e ri, ndërsa një ‘plejmejker’ ka qenë nevojë e domosdoshme e Zonjës së Vjetër. E vetmja gjë e mbetur tani është marrëveshja me skuadrën e Werder Bremenit, me ç’rast Bianconerët do të mundohen t’i bindin gjermanët të heqin dorë nga ylli brazilian.

Nuk ka komente: