e enjte, 19 mars 2009

Khedira-Tassi, talentet e rinj bardhezi

Vizitat e shpeshta të Juves në Sttutgart për Fernando Meiran, kanë bërë që drejtuesit bardhezi të “zbulojnë” dy talente të rinj. Sami Khedira dhe Serdar Tasci. Khedira mesfushor dhe Tasci mbrojtës, janë të dy 22-vjeçarë, por kanë eksperiencë në Bundesligë, ku kanë fituar kampionatin në vitin 2007-të. Khedira, me origjinë nga Tunizia dhe Tasci nga Turqia, janë ndër lojtarët më të rëndësishëm të kombëtares së të rinjve të Gjermanisë Under 21 dhe emrat e tyre janë të pranishëm në listat e shumë klubeve të Europës. Edhe pse kontrata e tyre skadon midis viteve 2010-të dhe 2011-të. Khedira, pothuajse një metër e nëntëdhjetë i gjatë, preferon të luajë para mbrojtjes, por dhjetë golat e shënuar dëshmojnë për një orientim të mirë në fazën sulmuese. Ndërsa, Tasci, mbulon krahun e djathtë në qendrën e mbrojtjes dhe bashkë me Ariaudon mund të jetë i riu që mund të rritet për të zëvendësuar Legrottaglien dhe Mellbergun. Nga Anglia, ndërkohë, përmendet gjitnjë dhe më shumë emri i Florent Maloudas, që pas trasferimit të Hiddinkut tek Chelsea ka luajtur si titullar vetëm dy herë. Për mesfushorin e krahut, i cili mund të jetë pasuesi i Nedvedit, flitet për një ofertë rreth 12 milion euro për ta çuar në Torino këtë verë.

Nuk ka komente: